• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Letra e Lavrovit/ Milo: S’është kërcënim por aksion diplomatik i Rusisë duke testuar vendet e NATO-s

by Java News
04/02/2022 12:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-ministri i Jashtëm Paskal Milo e sheh letrën e ministrit të Jashtëm të Rusisë, Sergei Lavrov, drejtuar Shqipërisë për situatën në Ukrainë, si një testim të reagimit të vendeve anëtare të NATO-s dhe unitetin e Aleancës Atlantike.

Përmes gazetës “Panorama”, Milo kërkon që Shqipëria të tregohet e matur në përgjigjen e saj ndaj Ministrisë së Jashtme të Rusisë. Sipas tij, kërkohet përgjigje e shpejtë në cilësinë kombëtare dhe jo të koordinuar me aleatë të tjerë në NATO-s.

Kjo përgjigje shprehet duhet të jetë në respekt të Kartës Finale të Helsinkit e vitit 1975 dhe e Kartës së Parisit e vitit 1990 që janë edhe dokumentet themelore të OSBE-së, si dhe të detyrimeve kontraktuale që rrjedhin nga qenia e Shqipërisë vend anëtar i NATO-s.

Z. Milo, si e konsideroni letrën e ministrit të Jashtëm rus Sergei Lavrov për Shqipërinë lidhur me tensionet në Ukrainë ku i kërkon vendit tonë që të mbajë qëndrim konkret për këtë çështje?

Letra e ministrit të Jashtëm të Rusisë, Sergei Lavrov, nuk i është drejtuar vetëm Shqipërisë, por të gjitha shteteve anëtare të NATO-s që janë njëkohësisht edhe shtete pjesëmarrëse në OSBE. Të gjithë këtyre vendeve u kërkohet që të japin një përgjigje sa më të shpejtë ndaj kësaj letre në cilësinë kombëtare dhe jo të koordinuar me aleatë të tjerë në NATO.

Përse i drejtohet Shqipërisë? A është një lloj kërcënimi për ne ndërkohë që jemi vend anëtar i NATO-s?

Letra në pikëpamjen time nuk është kërcënim, sepse nuk i drejtohet vetëm Shqipërisë. Është aksion diplomatik i Rusisë në përputhje me objektivat e saj në raport me rikonsiderimin e konceptit të sigurisë europiane dhe manifestim i traditave të shkollës diplomatike ruse. Rusia i ka shprehur këto pozicione vazhdimisht në forume të ndryshme ndërkombëtare, sidomos në OSBE. Letra në leximin tim synon të testojë reagimin e vendeve anëtare të NATO-s dhe unitetin e Aleancës Atlantike.

Çfarë qëndrimi duhet të mbajë diplomacia shqiptare në këtë rast?

Kam mendimin se qeveria shqiptare përmes Ministrisë për Europën dhe Politikën e Jashtme, si institucion i posaçëm i përpunimit të qëndrimeve të politikës së jashtme, do t’i përgjigjet letrës ruse me seriozitet e maturi. Përgjigjja, sipas opinionit tim, duhet të jetë në respekt të Kartës Finale të Helsinkit e vitit 1975 dhe e Kartës së Parisit e vitit 1990 që janë edhe dokumentet themelore të OSBE-së si dhe të detyrimeve kontraktuale që rrjedhin nga qenia e Shqipërisë vend anëtar i NATO-s./ panorama.al

g.kosovari

Next Post
“Akuzat ndaj meje çojini në SPAK”, Basha sfidon Berishën dhe kundërshtarët e tij

"Akuzat ndaj meje çojini në SPAK", Basha sfidon Berishën dhe kundërshtarët e tij

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ish-ambasadori holandez në Kosovë: Gjykata Speciale u krijua nga shërbimi sekret serb!

Ish-ambasadori holandez në Kosovë: Gjykata Speciale u krijua nga shërbimi sekret serb!

February 18, 2026
Si do të funksionojë Bordi i Paqes: Vetoja e Trump, struktura piramidale dhe 27 vendet anëtare

Si do të funksionojë Bordi i Paqes: Vetoja e Trump, struktura piramidale dhe 27 vendet anëtare

February 18, 2026
Dita e sotme me diell në të gjithë territorin, ulen temperaturat

Moti për sot me kthjellime dhe vranësira mesatare, ngrica në disa prej akseve rrugore

February 18, 2026
“Zëvendësi im u bë ambasador në Serbi”, Walker: Ai koordinohej me Beogradin, kam patur probleme me të

“Zëvendësi im u bë ambasador në Serbi”, Walker: Ai koordinohej me Beogradin, kam patur probleme me të

February 18, 2026
Zelensky nuk tërhiqet për Donbasin: Nuk është e drejtë që Trump të na bëjë presion neve dhe jo Rusisë

Zelensky nuk tërhiqet për Donbasin: Nuk është e drejtë që Trump të na bëjë presion neve dhe jo Rusisë

February 17, 2026
“Po gjykohet lufta e drejtë e UÇK-së”, Konjufca nga Haga: Tentativë për të barazuar viktimën me regjimin kriminal të Millosheviçit

“Po gjykohet lufta e drejtë e UÇK-së”, Konjufca nga Haga: Tentativë për të barazuar viktimën me regjimin kriminal të Millosheviçit

February 17, 2026
18-vjetori i Pavarësisë/ Xhufi: Sot në Kosovë ishte festë, por pretenca e Hagës shqetësonte dhe rëndonte shumë

18-vjetori i Pavarësisë/ Xhufi: Sot në Kosovë ishte festë, por pretenca e Hagës shqetësonte dhe rëndonte shumë

February 17, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Pasojat politike të betejës së Edi Ramës me drejtësinë!

February 17, 2026
Kërkoi falje për krimet në Kosovë, flet politikani serb: Jam rrahur për mbi 9 orë nga shërbimet sekrete serbe

Kërkoi falje për krimet në Kosovë, flet politikani serb: Jam rrahur për mbi 9 orë nga shërbimet sekrete serbe

February 17, 2026
Beogradi ‘viktimizohet’ në 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, Petkoviç: Serbët janë populli më i rrezikuar në Europë

Beogradi ‘viktimizohet’ në 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, Petkoviç: Serbët janë populli më i rrezikuar në Europë

February 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In