Letra e Cooper/ Departamenti amerikan i mbrojtjes mesazh inkurajimi Olta Xhaçkës

Laura Cooper

Zëvendës ndihmës Sekretarja e Mbrojtjes së SHBA-së, Laura Cooper i ka dërguar një letër Ministres për Europën dhe Punët e Jashtme Olta Xhaçka në emër të Departamentit amerikan të mbrojtjes, duke e përgëzuar për detyrën e re. Cooper vlerëson kontributin e Xhaçkës si ministre e mbrojtjes në marrëdhëniet SHBA-Shqipëri.

Ajo thekson se udhëheqja e ministres Xhaçka ka bërë të mundur që Forcat e Armatosura Shqiptare të bëjnë përparim thelbësor për modernizimin.

“E nderuar Znj. Ministre
Në emër të Departamentit të mbrojtjes së Shtetit Amerikan, ne e verësojmë thellësisht mbështetjen tuaj të palëkundur për bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes mes SHBA-së dhe Shqipërisë për më shumë se tre vjet si Ministre e Mbrojtjes. Drejtimi juaj ka bërë të mundur progresin në modernizim të Forcave të Armatosura Shqiptare. Ju keni drejtuar me aftësi institucionin tuaj përmes sfidave të papritura nga tërmeti deri tek COVID-19 ndërsa keni shërbyer si një udhëheqës në rajon përmes drejtimit të Kartës së Adriatikut Shqiperi-SHBA.

Ne vlerësojmë thellësisht angazhimin tuaj të qëndrueshëm dhe shembullor për të avancuar shërbimin e Forcave të Armatosura Shqiptare krah për krah me SHBA dhe aleatët e tjerë të NATO-s në operacionet bashkëpunuese të tilla si Mbështetja e Resolutës në Misionin e Afganistanit. Departamenti i Mbrojtjes së Shtetit Amerikan ju uron sa më shumë suksese në detyrën e re”, shkruan ndihmës sekretarja amerikane për mbrojtjen, Cooper në letrën e saj.

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.