• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, May 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Letra e Brahos, Prokuroria nis verifikim e hyrje-daljeve në Burgun e Fierit

by Java News
30/09/2015 10:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Letra e Brahos, Prokuroria nis verifikim e hyrje-daljeve në Burgun e Fierit

Letra e deputetit Spartak Braho drejtuar institucioneve të vendit në lidhje me një “komplot ndaj kreut të Kuvendit Ilir Meta” bëhet objekt hetimi për Prokurorinë.  Një ditë pasi mori shkresën e kreut të Komisionit Parlamentar të Sigurisë, kryeprokurori Adriatik Llalla ka urdhëruar që dokumenti t’i dorëzohet Prokurorisë së Tiranës, shkruan sot gazeta Panorama.

Prokurorja e dosjes së biznesmenit që akuzohet se ka vjedhur paratë e CEZ, ka nisur ditën e djeshme verifikimin penal në lidhje me faktet e renditura në letrën e Spartak Brahos. Verifikimi i nisur ka të bëjë me ofrimin e shpërblimeve apo kërcënimet në adresë të biznesmenit Kastriot Ismailaj dhe gruas së tij për të dhënë deklarime kundër kryetarit të Kuvendit Ilir Meta.

Burime të Prokurorisë së Tiranës kanë thënë pwr Panoramwn se pas marrjes në dorëzim të letrës së deputetit Spartak Braho ka nisur verifikimi i fakteve që përmenden aty. Procesi i verifikimit sipas procedurës mund të zgjasë deri në 30 ditë. Më pas, nëse Prokuroria gjen elemente të veprës penale në faktet e pretenduara në letrën e Spartak Brahos, atëherë vendoset regjistrimi i procedimit penal.

Biznesmeni Kastriot Ismailaj, i cili mbahet në arrest me urdhër të Prokurorisë, ndodhet në burgun e Fierit. Në letrën e deputetit Spartak Braho pretendohet se persona nga jashtë burgut kanë shkuar te biznesmeni duke i kërkuar të japë dëshmi të caktuara.

Për këtë arsye, pritet që Prokuroria të verifikojë librin e fletëhyrjeve në burgun e Fierit. Grupi i hetimit pritet të marrë në pyetje edhe biznesmenin me të shoqen. Mësohet se dy javë më parë Kastriot Ismailaj është lëvizur nga burgu i Fierit dhe është sjellë në Tiranë, pasi në Gjykatën e Apelit u mbajt seanca për çështjen e sekuestros së pasurive të tij.

Pasi ka marrë pjesë në seancën në Gjykatën e Apelit Tiranë, biznesmeni është mbajtur pak orë në Policinë e Tiranës, ku është marrë në pyetje nga Prokuroria dhe më pas është rikthyer përsëri në burgun e Fierit.

Si rregull, për sa kohë qëndron në paraburgim, biznesmeni Kastriot Ismailaj mund të lejohet të takohet vetëm me persona, për të cilët prokuroria ka dhënë miratim. Prokuroria pritet të marrë në pyetje edhe bashkëshorten e Kastriot Ismailajt në lidhje me takimet që ajo ka pasur me deputetin Tom Doshi dhe nëse ka komunikuar me ishdeputetin Dritan Prifti.

Next Post

Sejko: BSH, masa lehtësuese për garantimin e stabilitetit makroekonomik

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Shqipëria më afër se kurrë me BE-në”, Rama mesazh nga Japonia

“Shqipëria më afër se kurrë me BE-në”, Rama mesazh nga Japonia

May 22, 2026
SHBA përgatit plan të ri armëpushimi në Ukrainë, emisaret e Trump drejt Moskës për negociata me Kremlinin

SHBA përgatit plan të ri armëpushimi në Ukrainë, emisaret e Trump drejt Moskës për negociata me Kremlinin

May 22, 2026
Spartak Ngjela: Ja frika e Sali Berishës nga SPAK

“Berisha e di që humbet”, Ngjela komenton mungesën e rivalëve në zgjedhjet e PD, ja çfarë thonë sondazhet

May 22, 2026
Kryeministrja Sanae Takaichi: Shqipëria partnere kyçe për Japoninë dhe stabilitetin në Ballkan

Kryeministrja Sanae Takaichi: Shqipëria partnere kyçe për Japoninë dhe stabilitetin në Ballkan

May 22, 2026
Gjykata rrëzon kërkesën për tu liruar nga burgu, Evis Berberi mbetet në qeli

Gjykata rrëzon kërkesën për tu liruar nga burgu, Evis Berberi mbetet në qeli

May 22, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 23 Maj 2026

May 22, 2026
Raporti i IBAR, Berisha: Kushtet tek ekonomia janë të fuqishme, kërkohet konkurrencë dhe transparencë në tendera

Raporti i IBAR, Berisha: Kushtet tek ekonomia janë të fuqishme, kërkohet konkurrencë dhe transparencë në tendera

May 22, 2026
Zgjidhet kreu i Dhomës së Avokatisë, vështirësi gjatë procesit të votimit

Zgjidhet kreu i Dhomës së Avokatisë, vështirësi gjatë procesit të votimit

May 22, 2026
Grabitja e argjendarisë në Kamëz, lihet në burg me afat i dyshuari si i përfshirë

Grabitja e argjendarisë në Kamëz, lihet në burg me afat i dyshuari si i përfshirë

May 22, 2026
Mbyllet në Fier Turi Çiklistik i Shqipërisë, holandezi Niels Reemeijer shpallet fitues i gjithë kompeticionit

Mbyllet në Fier Turi Çiklistik i Shqipërisë, holandezi Niels Reemeijer shpallet fitues i gjithë kompeticionit

May 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In