• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, July 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

LETRA/ Deklaratat e Mesila Dodës për martesat gay, LGBT kërkon dënimin e deputetes

by A R
12/08/2016 08:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zbardhet kërkesa e plotë e homoseksualëve për dënimin e deputetes Mesila Doda.

Vetë Komisionerja për Antidiskriminimin e ka vënë në dijeni ligjvënësen e PDIU-së në lidhje me këtë kërkesë-akuzë, madje kërkon reagimin e saj.

Ajo që vihet re është se për herë të parë në historinë e pluralizimit shqiptar kërkohet zyrtarisht vendosja e censurës në sallën e Kuvendit të Shqipërisë.

Pos kësaj, mendimi dhe qëndrimi ndryshe për një çështje të caktuar konsiderohet diskriminim.

Në kërkesë-akuzën e tyre homoseksualët refuzojnë, përjashtojnë, kërkojnë dënim për një zonjë që mendon ndryshe nga ta dhe mbron një qëndrim krejt tjetër me ta.

Ata nuk pranojnë asesi që në demokraci bashkëjetohet me diversitetin e mendimit, ashtu si mund të bashkëjetohet me diversitetin e orientimit seksual.

Ankohen për diskriminim, por ndërkohë dëshirojnë të ngrejnë një koloni ndëshkimore.

Më poshtë botohet letra e plotë që Komisionerja për Antidiskriminimin i dërgon deputetes Mesila Doda, ku e vë në dijeni për kërkesë-akuzën e ngritur ndaj saj:

E nderuar zonja Doda,

Mbështetur në ligjin nr. 10221/2010 “Për Mbrojtjen nga Diskriminimi”, pranë Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi është paraqitur ankesa numër 73, datë 22.07.2016, e bërë nga z. Altin Hazizaj, President Bordi i Qendrës, Ambasada Pink-LGBT Pro Shqipëri kundër znj. Mesila Doda, Deputete e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, në të cilën pretendohet për diskriminim për shkak të “identitetit gjinor” dhe “orientimit seksual”.

Sipas shpjegimeve të dhëna, subjekti ankues pretendon se fjala e mbajtur nga deputetja znj.M. Doda në seancën plenare të Kuvendit të Shqipërisë të datës 07.07.2016, dhe reflektuar masivisht në median e shkruar dhe vizive, e vendos komunitetin LGBT në kushte jo të favorshme për shkak të orientimit seksual.

Subjekti ankues shpjegon se znj. Doda në fjalën e mbajtur në seancën plenare të datës 07.07.2016 ka pohuar se: “Sot, jam këtu për të folur në lidhje me një çështje thelbësore, me ndryshimet kushtetuese që po bëhen në kuadër të reformës në drejtësi.

Brenda kësaj pakete pa kurrfarë diskutimi, ka hyrë edhe shtegu që të çon në martesat homoseksuale.

Tani po pyes zotin Fatmir Xhafa, drejtuesin e komisionit të reformës dhe kreun e shumicës në qeveri, Edi Rama: Përse dëshironi që votën time dhe votat e grupit të deputetëve të PDIU-së të jenë kundër? Përse na provokoni dhe përse kaq rëndë?

Nëse nuk e hiqni atë nen që hap udhën e martesës homoseksuale, ne vetë nuk do e votojmë dhe ashtu si ambasadori amerikan i bën thirrje ndërgjegjes së secilit, unë i bëj thirrje ndërgjegjes dhe formimit njerëzor të çdo deputeti që të mos votojë asnjë ndryshimi që çon në ndryshimin e modelit tonë social.

Këtu nuk flitet më për ndërhyrje në ligjin themelor të shtetit, por për ndërhyrje në rendin shoqëror. Familja është bërthama e shoqërisë së sotme shqiptare.

Nëse keni ndër mend të shpikni një rend të ri shoqëror në këtë vend, ne nuk na keni me vete. Përse more zotërinj duhet të na çoni tek muri për një gjë që shqiptarët në mënyrë dërrmuese e kundërshtojnë?”ubjekti ankues informon se: “Statusi i deputetit është i tillë që jo vetëm formëson opinionin publik, por ndikon në formimin e praktikave, kritereve, etj, që mund të jenë diskriminuese për shkak të statusit të posaçëm që Kushtetuta dhe ligji i jep.

Mbi të gjitha deputeti është ligjvënës, pra ka një ndikim të drejtpërdrejtë mbi të gjitha ligjet dhe politikat e Shtetit Shqiptar.

Është kjo pozitë shoqërore që duke qenë e veshur me statusin e deputetit jep ndikime shumë herë më të gjata në kohë dhe hapësirë në drejtim të formësimit të opinionit publik kundër komunitetit LGBT.

Në këtë aspekt të gjitha fjalimet, deklaratat dhe thëniet e një deputeti nuk përbëjnë thjesht një plotësim ose ushtrim të drejtës së fjalës dhe lirisë së shprehjes, por ndikimi i tyre e kapërcen kufirin e të drejtave personale ose individuale duke i kthyer ato në atakuese të drejtpërdrejta të të drejtave dhe lirive themelore të tjerë, sidomos atyre me status më të disavantazhuar në shoqëri, siç janë personat LGBT.

Duke patur parasysh se në bazë të Kushtetutës së Shqipërisë të gjithë janë të barabartë përpara ligjit, edhe znj.Doda ka të njëjtat përgjegjësi përpara Kushtetutës si çdo individ tjetër në Republikën e Shqipërisë.

Në këtë drejtim shtetasi Mesila Doda, deklaratën: “Po ju drejtohem atyre që besojnë pak, ose aspak, që janë jo praktikantë apo laikë.

Ky ndryshim kushtetues që po na e imponojnë do snobë që aplikojnë për projekte hedh në erë familjen dhe familjet e tjera që dalin nga kjo familje, hedh në erë shoqërinë e natyrisht atë që ne e konceptojmë Atdhe.

Deputetja e PD, Mesila Doda, duke hyre ne nje seance parlamentare, ku opozita ka bllokuar foltoren duke kerkuar doreheqjen e Kryetarit te Kuvendit, Ilir Meta, pas akuzave te deputetit Tom Doshi. /r/n/r/nLawmaker Mesila Dodd, during a parliamentary session.

Nuk ka kjo lidhje me reformën, aspak, por është një tjetër eksperiment pionier që do të bëhet mbi shqiptarët. Ju kanë zgjedhur si projekt pilot.

Familjet tuaja si kavje“, nuk mund ta bëjë në foltoren apo sallën e Kuvendit të Shqipërisë, i cili paguhet nga të gjithë taksapaguesit e vendit.

Subjekti ankues: Ambasada Pink-LGBT Pro Shqipëri, kërkon nga Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, të dënojë znj. Doda me gjobë, bazuar në nenin 33 të Ligjit “Për Mbrojtjen nga Diskriminimi”.

“Orientimi seksual” dhe “identiteti gjinor”, janë shkaqe, për të cilat ligji nr. 10221, datë 04.02.2010 “Për Mbrojtjen nga Diskriminimi” ofron mbrojtje nga sjelljet diskriminuese dhe bazuar në nenin 32/c të ligjit, Komisioneri ka kompetencë për të shqyrtuar shkelje që i bëhen zbatimit dhe respektimit të parimit të barazisë, në lidhje me orientimin seksual dhe identitetin gjinor.

Bazuar në ligjin nr. 10221/2010 “Për mbrojtjen nga diskriminimi”, neni 32, pika 2 “Të gjitha institucionet publike dhe subjektet private janë të detyruara të mbështesin komisionerin në përmbushjen e detyrave të tij, veçanërisht duke i dhënë informacionin që i nevojitet atij“, kërkojmë nga ana juaj që të paraqisni parashtrime me shkrim mbi pretendimet e subjektit ankues, brenda afatit ligjor.

Duke besuar në mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj.

/Tema/a.m.

Next Post

Grabitja e bankës/ Autorët dy ditë për hapjen e murit, mjetet moderne për eliminimin e zhurmave

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ironizon gazetarja: Shpjegojani strategjistëve që i paguani me miliona se çdo poezi për bufin veç se i jep kredite Ramës

Review-t e rreme nuk rrëzojnë regjime. Vetëm e largojnë protestën nga beteja e saj e vërtetë

July 10, 2026
Pret votën finale të Senatit/ Eric Wendt nuk është shpallur ende ambasador i ri amerikan në Tiranë

Pret votën finale të Senatit/ Eric Wendt nuk është shpallur ende ambasador i ri amerikan në Tiranë

July 10, 2026
Mikel Merino sërish hero, Spanja në gjysmëfinalet e Botërorit

Mikel Merino sërish hero, Spanja në gjysmëfinalet e Botërorit

July 10, 2026
Përplasjet në Komisariatin nr.3 gjatë protestës, lirohet 33-vjeçari Erald Heqimaj

Deputeti i PS-së: Mbështetja në BE nuk është për PS-në dhe as refuzim për PD-në, është meritë e Shqipërisë

July 10, 2026
Djali i Trump humb 600 milionë dollarë në kompaninë e kriptovalutave

Djali i Trump humb 600 milionë dollarë në kompaninë e kriptovalutave

July 10, 2026
Sezoni veror, hapen aplikimet për hapësirat e plazheve, kriteret që duhen plotësuar

Skenari shqiptar i Cancel Culture: Kush fiton nga sulmi agresiv ndaj Turizmit?

July 10, 2026
Beqiri: Dumani u shfaq i dobët. Dosjet që po i zënë pluhur, s’ia ka fajin Policia e Shtetit

“Aty ka mbetur Hamasi i Berishës”, Beqiri: Protesta ka marrë pamjen e një lufte kundër Shqipërisë

July 10, 2026
Hodges: Ngërçi politik e bën Kosovën më të cenueshme ndaj ndikimeve të jashtme

Hodges: Ngërçi politik e bën Kosovën më të cenueshme ndaj ndikimeve të jashtme

July 10, 2026
Përplasjet në Komisariatin nr.3 gjatë protestës, lirohet 33-vjeçari Erald Heqimaj

“Nuk është protestë hallexhinjsh”, gazetari: Rama s`është budalla politik, i lexon mirë mesazhet

July 10, 2026
Rama reagon për Zvërnecin: Nesër do flas unë për të pavërtetat që po qarkullojnë ditët e fundit

“Sipërmarrjeve po u rikthehen yjet e merituara”, Rama: Kërkuam ndihmë për t’i nxjerrë nga bloza e terrorit digjital

July 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In