• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Letërsi/Kjo është lista e ngushtë e The Man Booker International Prize 2018

by Java News
19/04/2018 12:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Juria e këtij çmimi ka bërë të ditur titujt e librave si dhe emrat e të nominuarve e që janë: “Vernon Subutex” i Virginie Despentes (Francë), “The White Book” i Han Kang (Korea e Jugut), “Wa (Spanjë), “Frankenstein in Baghdad” i Ahmed Saadaëi (Irak) dhe “Flights” i Olga Tokarczuk (Poloni).

Gjashtë shkrimtarë nga gjashtë vende të ndryshme të botës tashmë kanë hyrë në garën e ngushtë për të fituar çmimin prestigjioz të letërsisë “The Man Booker International Prize 2018”.Juria e këtij çmimi ka bërë të ditur titujt e librave si dhe emrat e të nominuarve e që janë: “Vernon Subutex” i Virginie Despentes (Francë), “The White Book” i Han Kang (Korea e Jugut),  “World Goes On” i László Krasznahorkai (Hungari), “Like a Fading Shadoë” i Antonio Muñoz Molina (Spanjë), “Frankenstein in Baghdad” i Ahmed Saadaëi (Irak) dhe “Flights” i Olga Tokarczuk (Poloni).

Përmes këtij çmimi, që jep një fitues të vetëm çdo edicion, puna e përkthyesve shpërblehet në mënyrë të barabartë, me vlerë monetare prej 50,000 funtesh, që ndahen midis autorit dhe përkthyesit. Përveç kësaj, çdo autor dhe përkthyes që është nominuar do të marrin 1,000 euro secili. Për këto nominime që juria ka zgjedhur sivjet janë shqyrtuar 108 libra.

Javë më parë, kur u bë publikua lista e parë me 13 shkrimtarët potencial për të fituar këtë çmim, Lisa Appignanesi, kryetare e panelit gjykues të çmimit ndërkombëtar të “Man Booker 2018” është shprehur e kënaqur që lista finale e të nominuarve ka sjellë një diversitet autorësh.

“Analizimi i propozimeve për çmimin ndërkombëtar të ‘Man Booker’ ka qenë një aventurë joshëse. Ne kemi udhëtuar nëpër vende, kultura e imagjinata deri sa kemi arritur në këtë listë, që mund të ishte një listë edhe më e gjatë. Kjo listë prezanton një pasuri talentesh e formash të ndryshme dhe disa shkrimtarë pak të njohur në gjuhën angleze më parë.

Ka shkrimtarë të mëdhenj dhe ne shpresojmë që lexuesit të marrin sa më shumë kënaqësi në zbulimin e punës së tyre, ashtu siç bëmë edhe ne”, ka thënë Appignanesi. Çmimi “Man Booker” bashkë me çmimin “Man Booker për Fiksion” shpërblejnë më të mirët e globit që botohen në Mbretërinë e Bashkuar.

Ky çmimi sponsorizohet nga Man Group, një firmë aktive për menaxhimin e investimeve, e cila gjithashtu sponsorizon çmimin “Man Booker për Fiksion”. Fituesi i çmimit “Man Booker Prize” do të shpallet më 22 maj, në një darkë në Muzeun Victoria & Albert në Londër.

Më parë me këtë çmim të rëndësishëm të letërsisë është vlerësuar dhe shkrimtari ynë Ismail Kadare, ndërsa dy vjet më parë libri i tij “Kamarja e turpit” ishte sërish kandidat për këtë çmim nën përkthimin e John Hodgson, përgatiti Express. (b.an)

Next Post
Deputeti i LSI në ‘kundër rrymë’, nuk i bindet Kryemadhit të braktisë Kuvendin

Kryemadhi humbet një deputet, Robert Bitri ikën nga grupi dhe nga kreu i LSI Fier

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gjenden eshtrat e 4 personave në Jabukë të Vogël, dyshohet se janë viktima lufte

Gjenden eshtrat e 4 personave në Jabukë të Vogël, dyshohet se janë viktima lufte

August 4, 2026
Reforma Territoriale, banorët e Dimalit rikthehen në protestë. Administratori i Kutallit jep dorëheqjen

Reforma Territoriale, banorët e Dimalit rikthehen në protestë. Administratori i Kutallit jep dorëheqjen

August 4, 2026
Drejtësia penale duhet ribërë. Nuk mbahet më me arrna

Kërkesa e SPAK që në Shqipëri quhet provë e në Itali shpifje

August 4, 2026
Vendimi/ Qeveria i propozon Kuvendit 2 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë,  mes tyre ish-ministri

Qeveria shton 40 milionë lekë për sportistët elitarë, rriten shpërblimet dhe mbështetja për sportin

August 4, 2026
Nga zjarri që ndezi u dogjën 400 pemë ulliri, arrestohet 54-vjeçari

Nga zjarri që ndezi u dogjën 400 pemë ulliri, arrestohet 54-vjeçari

August 4, 2026
Shkolla e re në Shushicë drejt përfundimit, Rama: Mjedis dinjitoz për 350 nxënës dhe 35 mësues

Shkolla e re në Shushicë drejt përfundimit, Rama: Mjedis dinjitoz për 350 nxënës dhe 35 mësues

August 4, 2026
Po kalonte ilegalisht nga Shqipëria drejtë Greqisë, humb jetën turisti kilian, u gjet në një greminë

Po kalonte ilegalisht nga Shqipëria drejtë Greqisë, humb jetën turisti kilian, u gjet në një greminë

August 4, 2026
Reagon DASH! Uashingtoni i jep Shqipërisë 302 mln $, marrëveshja historike për modernizimin e ushtrisë

Reagon DASH! Uashingtoni i jep Shqipërisë 302 mln $, marrëveshja historike për modernizimin e ushtrisë

August 4, 2026
Nga dashuria për aviacionin te tragjedia në Greqi, historia e pilotit danez që gjeti vdekjen gjatë shuarjes së zjarreve

Nga dashuria për aviacionin te tragjedia në Greqi, historia e pilotit danez që gjeti vdekjen gjatë shuarjes së zjarreve

August 4, 2026
Kriza në Ceuta në tryezën e BE, pritet propozim nga Italia për qendrat e riatdhesimit jashtë territorit evropian

Kriza në Ceuta në tryezën e BE, pritet propozim nga Italia për qendrat e riatdhesimit jashtë territorit evropian

August 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com