Porosia për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulajt, ka dyshime të forta se erdhi nga Britania e Madhe. Ky rezultat ka dalë nga policia e Lezhës, pas një analize të gjatë mbështetur dhe në prova të forta, të administruara prej 5 ditësh që po kryhen hetime intensive me qëllim zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Për policinë kriminale, vrasja lidhet me gjakmarrjen, duke përjashtuar në mënyrë kategorike pistën e eliminimit, për motive politike apo konkurrencë në biznes.
Ndërkohë grupi i hetimit, ka shpresa për gjetjen e motorit tip “Skuter”, pasi dyshohet se mjeti është fshehur në një banesë midis fshatit Gjadër dhe Kakariq të Lezhës.
Deri në këto momente janë kontrolluar dhjetëra banesa në dy fshatra, pasi ka informacione të sigurta se motori është fshehur në këtë zonë.
Ndërsa autori i krimit është larguar me makinë në drejtim të Shkodrës.
“…dalja në skenë e një motori dhe drejtuesi i tij me jelek fosforishent në zonën e Bushatit të Shkodrës, nuk ka rezultuar produktiv për ngjarjen…”-thanë burimet pranë policisë së Lezhës.
Edhe makina “Land-Rover Defender”, ku besohej se ishte futur motori tip “skuter”, rezulton të mos ketë lidhje me ngjarjen. Dy italianë janë shoqëruar në policinë e Lezhës, por hetuesit nuk janë bindur se dy të huajt kanë lidhje me vrasjen e Nikulaj.
Por prezenca e anglezit në ambientet e brendshme të lokalit “Coral”, ku ndodhi vrasja e Ardian Nikulaj, dhe ikja e tij me shumë urgjencë, ka ngritur dyshime të forta se anglezi, ka lidhje me ngjarjen.
Këto dyshime janë përforcuar akoma dhe më tepër nga policia, kur është mësuar në rrugë operative, se anglezi është shok i ngushtë me njërin nga djemtë e familjes Palaj-Lekstakaj.
Burime pranë policisë së Lezhës, thanë për “Ora News” se shtetasi Anglez, ishte herë e parë që vizitonte Shqipërinë, duke u dislokuar në zonën e Shëngjinin, pikërisht shumë pranë Bar-Restorant “Coral”, ku dhe ka qëndruar për të konsumuar.
Qëndrimi i tij në këtë zonë ka zgjatur nga data 14 Prill deri në 19 Prill, ku pas kryerjes së vrasjes së Ardian Nikulaj, ai është larguar me shpejtësi, duke përdorur dy taksi deri në zonën e Rinasit.
Policia dhe prokuroria e Lezhës, kanë ngritur dyshime të forta se ai mund të jetë personi, që ka informuar vrasësin për lëvizjet e biznesmenit Ardian Nikulaj.
Shtetasi anglez, sipas informacioneve operative të mbledhura nga policia e Lezhës, është shok fëmijërie dhe lidhje e ngushtë shoqërore në Angli, me njërin nga djemtë e viktimave, që kanë mbetur të vrarë në familjen Palaj-Lekstakaj.
Burimet shtojnë, se si pasojë e gjakmarrjes mes këtyre dy familjeve me anëtarë të fisit Nikulaj në Lezhë, kanë mbetur të vrarë në total 5 persona, ku i fundit është biznesmeni Ardian Nikulaj.
Për të hedhur më tepër dritë mbi rolin e anglezit në këtë ngjarje, policia ka kërkuar përmes oficerëve të kontaktit në Londër, që ai të shoqërohet dhe ti sekuestrohet aparati i telefonit.
Në Angli janë dërguar rreth 10 pyetje që ti bëhen shtetasit Anglez, për veprimet e dyshimta që ai ka kryer në Shqipëri.
Ardian Nikulaj, u ekzekutua me 6 plumba pistolete “TT”, teksa qëndronte i ulur në ambientet e lokalit të tij në Shëngjin. Nikulaj disa vite më parë në zonën e Balldrenin, është përfshirë në vrasjen e dy personave, Gëzim dhe Lauren Lekstakaj.
Më herët në Lezhë ishte vrarë Pëllumb Nikulaj. Ndërsa seria e vrasjeve dhe hakmarrjes shkoi deri tek eliminimi i një personi të familjes Palaj, lidhje u ngushtë e fisit Lekstakaj.
Por në 19 prill, ekzekutohet Ardian Nikulaj, njeriu që ishte akuzuar vazhdimisht si njëri nga autorët e vrasjes së dyfishtë./OraNews/m.j
lol. Do te mungoj ty maloke per leket e pista qe fitonte. Sdo ti mungoj popullit Shqiptar per nje kriminel hajdut maskara prototip maloku. Si I beri ato restorante maloku injorant me shkolle lol! Me pune te ndershme of course not, apo ja la Navajo malok dry me pre . Justice was served.