• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Letër për miqtë deputetë të PD-së, votojeni rezolutën e PS kundër raportit të Dick Martyt

by Java News
19/07/2022 20:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Berat Buzhala

Para disa javësh, më të drejtë, u bë shumë zhurmë kur deputetët e Partisë Socialiste refuzonin ta votonin një Rezolutë ku denohej gjenocidi serb në Srebrenicë. Votimi i Rezolutës kundër raportit të Dick Marty’it, për kombin shqiptar, është më i rëndësishëm se ai për Srebrenicën. Qe pse!

Edhe sahati i prishur dy herë në ditë e tregon orën e saktë. Kryeministri Edi Rama, qoftë edhe rastësisht, pa vullnetin e tij, ndonjë punë të mirë edhe e ka kryer. Se cili është opinioni im për z. Rama, këtë e dinë të gjithë ata që i përcjellin mediat, por iniciativa e tij për ta nxjerr një rezolutë kundër raportit të Dick Marty’it, që më vonë e njëjta do t’i dorëzohet Këshillit të Evropës, ku i kanë rrënjet akuzat monstruoze të senatorit zviceran, është gjëja e duhur dhe minimumi çfarë duhet të bëjë Shqipëria.

Opozita shqiptare do ta përsëriste gabimin e Partisë Socialiste, kur nuk e dënoi gjenocidin serb në Srebrenicë, nëse nuk do ta përkrahë PS’së në rezolutën kundër Dick Marty’it. Shoqëria shqiptare dhe partitë që e përfaqësojnë atë në institucione nuk besoj që janë kaq negative ndaj njëra tjetrës, sa ta dëmojnë edhe interesin kombëtar. Kurse demaskimi i akuzave të pabaza të Dick Marty’it hëm është interes kombëtar, hëm është momenti i duhur për ta bërë atë.

Qe një përmbledhje e shkurtër për miqtë e mi në PD, pse ata nuk duhet të ngurrojnë për ta mbështetur këtë rezolutë.

E para dhe më e rëndësishmja: Tribunali Special kur u themelua nga Kuvendi i Kosovës ishte bërë saktësisht për shkak të dokumentit të prodhuar nga senatori Dick Marty. Ky dokument, që kishte kaluar si Rezolutë në Këshillin e Evropës, kishte qënë njolla më e rëndë për shtetin e ri të Kosovës. Aty thuhet se udhëheqësit e UÇK-së, ata që sot janë në paraburgim, ishin marrë me veprimtari kriminale, siç ishte vjelja e organeve nga pengjet e luftës dhe shitja e tyre.

Për t’i sqaruar këto aludime ishte vënë në lëvizje bashkësia ndërkombëtare. Presioni ishte tepër i madh që të themelohej një tribunal i specializuar që do t’u hetonte ‘te gjeturat’ e Martyt.

U tha, u bë. U themelua ky Tribunal. Në dokumentin për themelimin e tij thuhet që ai merret me akuzat e senatorit Dick Marty. Pra, baza për funksionimin e tij janë akuzat e senatorit zviceran. Sot kur po flasim, kur aktakuzat janë ngritur, në to nuk është përfshirë asgjë prej atyre akuzave, sepse është dëshmuar se ajo çfarë kishte thënë Marty kishte qënë një science-fiction. Në kushte normale, kur ka rënë në ujë vetë ideja e themelimit të Tribunalit, ai tribunal do të duhej të shuhej. Nuk është e tepërt të thuhet që kumbara i këtyre akuzave kundër UÇK-së ka qënë deputeti rus në Këshillin e Evropës, Konstantin Kosaçev, që më vonë është futur në listën e zezë të SHBA-ve. Sigurisht që Kosaçev nga Moska nuk kishte informata se çfarë ishte bërë në Kosovë, por ai po e kryente një shërbim për Serbinë. Tashmë kjo nuk është as sekret.

Të dashur deputetë të opozitës shqiptare,

E gjithë bota e ka kuptuar që ajo çfarë ka bërë senatori zviceran nuk ka qenë asgjë tjetër përveçse një lojë dhe një kurthë serbo–ruse. Muaj më parë ishte vetë senatori zviceran, që u informua nga shteti i tij, që segmente të shërbimit sekret serb po planifikonin ta vrisnin. Ideja e vrasjes së senatorit ishte akti i fundit i skenarit serb, që të goditeshin të akuzuarit shqiptar dhe shteti i Kosovës, si mafia që po dëshironte t’i pastronte hesapet me të gjithë ata që ndikuan të themelohej një gjykatë speciale për UÇK-në.

Kjo është klasike. Shteti serb, përmes deputeteve rusë, e ka nisur temën në Këshill të Evropës. Akuzat ishin të tmerrshme, prandaj një senator më përvojë, siç ishte Dick Marty, kishte rënë në kurth. Ai e kishte përpiluar një raport, ku ngrinte dyshime që krerët e UCK’së ishin përfshirë në trafikim të organeve. Kuvendi i Kosovës, mbi këto dyshime e themeloi këtë Tribunal, kurse tash aktakuzat e këtij Tribunali nuk e përmendin fare raportin e Dick Marty’it. Qesharake apo jo?

Mirëpo, prapë shteti serb nuk kishte qëndruar duarkryq. Në shërbim të Tribunalit i ka vënë mijëra dëshmitarë të përpunuar dhe mijëra dosje të falsifikuara. Kjo gjykatë, ku shumë prej nesh kemi rënë viktimë në të kaluarën, është çdo gjë vetëm jo për të vënë drejtësi. Ky tribunal është i manipuluar dhe i orkestruar.

Të dashur deputetë, sikur ju, edhe disa prej nesh kemi menduar që ndoshta do ta zbardhen vrasjet politike, ndoshta do të dihet kush i ka vrarë zyrtarët e LDK-së, etj. etj. Ncuk. As kjo nuk do të ndodhë. Për më tepër, ju mund t’i lexoni edhe vlerësimet e ish kreut të LDK’së, Isa Mustafës, për këto zhvillime. Tashmë, çdokush që i ka dy mend në kokë, çdokush që edhe më tutje e konsideron Serbinë si minuesen kryesore të pavarësisë së Kosovës, duhet të angazhohet me krejt potencialin që e ka në dispozicion, që të demaskohet plani serb. Kjo gjë nuk mund të bëhet askund më mirë se në Këshillin e Evropës, rrugë kjo që fillon në Kuvendin e Shqipërisë.

Rivaliteti me Edi Ramën, problemet e brendshme të juaja, nuk janë as arsye e as arsyetim për t’i thënë JO kësaj rezolute. Dick Marty, në raportin e tij, e kishte përfshirë edhe territorin e shtetit shqiptar, prandaj lufta për të vërtetën dhe goditja e këtij raporti duhet të jetë mbarëkombëtare.

Next Post
Ilir Meta nis “praktikën” si ish-President, ish kreu i shtetit i Kroacisë promovon librin “Etnosi i Medvegjës”: I lumtur

Ilir Meta nis "praktikën" si ish-President, ish kreu i shtetit i Kroacisë promovon librin “Etnosi i Medvegjës”: I lumtur

Comments 1

  1. Leka says:
    4 years ago

    O Bukshkale kush te pyt ty ne Sgquperi se cfar opinioni ke ti per Ramen dhe PS . Ngaj qet e tuj dhe shiko aty ku je

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zjarri pranë QSUT, pallati ishte përfshirë nga flakët edhe në vitin 2021

“Janë përdorur fasada që të mos duken tubat”, inxhinieri: Dominon arkitektura dhe jo standardi i sigurisë

April 15, 2026
“Po i qëndroj presioneve të pacipa të PD”, Salianji: Nuk iki nga partia, s’është pronë private

Salianji: Sali Berisha është i izoluar. Unë kam kontakte me ndërkombëtarët

April 15, 2026
Zjarri në karburantin e Kombinatit, kreu i Zjarrfikëses: Shkak i rrjedhjes së gazit u bë një motor që i kaloi sipër

Pse zjarri tek “Arlis” ishte agresiv? Kreu i Zjarrfikëses: Shtresa e jashtme shpërndau flakët

April 15, 2026
Tragjedia në Turqi, shkon në 9 numri i viktimave. Vendi në zi pas dy sulmeve radhazi

Tragjedia në Turqi, shkon në 9 numri i viktimave. Vendi në zi pas dy sulmeve radhazi

April 15, 2026
Berisha në SPAK për 21 janarin, Zogaj: Ja tri aspektet ku duhet të hetohet

Preç Zogaj: Akuzat e Berishës ndaj kundërshtarëve brenda PD-së janë “telenovelë” e pabesueshme

April 15, 2026
Dekreti për teatrin, Veliaj: Ilir Meta mori ‘copy-paste’ argumentet e PD

“Ka tortura në burgje”, eksperti: Meta dhe Veliaj duhet të lirohen, të shkojnë te familjet

April 15, 2026
Nisma botërore “Water Forward”, Petrit Malaj: Shqipëria e angazhuar për sigurinë e burimeve ujore

Nisma botërore “Water Forward”, Petrit Malaj: Shqipëria e angazhuar për sigurinë e burimeve ujore

April 15, 2026
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Veliajn-Vangjeli: Tregoi se sistemi funksionon

Vangjeli: Cilësia e demokracisë në Shqipëri varet nga demokracia e brendshme e partive

April 15, 2026
E dhunuan në Vlorë, reagon avokati i Ilir Metës: Njëri më ofendoi, tjetri më goditi pas koke me një mjet prerës…

“KLGJ është një grup idiotësh”, avokati i Metës: Mbyllën ish-Presidentin në bagazh

April 15, 2026
Lamtumirë Skënder Kamberi! Shuhet në moshën 87-vjeçare piktori i njohur shqiptar

Lamtumirë Skënder Kamberi! Shuhet në moshën 87-vjeçare piktori i njohur shqiptar

April 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In