• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, July 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Letër nga ferri, të paraburgosurit leksion shoqërisë nga qelitë

by Lorenc Vangjeli
14/12/2023 17:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Lorenc Vangjeli

Kjo është një letër e shkruar nga njerëz në hall. Në tre faqe format A 4, me stilolapsa të ndryshëm dhe që dallohet qartë se e kanë shkruar duar të ndryshme në paragrafë të ndryshëm.

Me lutjen që të bëhet publike, por të mos merren vesh emrat. Të njëjtën letër, nëpërmjet një avokati e kanë tentuar ta çojnë në disa adresa mediash. JavaNews.al vendos ta publikojë sepse gjykon që shqetësimi i atyre njerëzve minimalisht vlen të dëgjohet.

Është letër nga ferri dhe që dëshmon një realitet që të gjithë e dinë, por të gjithë janë mësuar me të dhe e pranojnë me të njëjtën lehtësi që pranojnë ndrimin e vakteve në tryezën tonë të përbashkët hipokrite.

Letra e plotë:

Në që po shkruajmë këtë letër jemi një grup të paraburgosurish në burgun 313, në Tiranë. Jemi nga gjithë Shqipëria që na ka mbledh një hall i përbashkët. Nga qelitë tona dëgjojmë zhurmat e rrugës, por nga rruga na ndajnë hekurat e qelisë, muret e lartë dhe paragjykimi se ne jemi të gjithë kriminelë. Po ja cojmë këtë letër juve si gazetar me shpresë që shqetësimi ynë të gjejë sadopak dritë edhe pse shumica e njerëzve jashtë na paragjykojnë.
Cdonjëri nga ne është ba gazep i televizorave që na e kanë ba gjyqin përpara gjykatësve. Për cdo njanin nga ne, televizorat kanë than cka ka ndodh kur jeni arrestue, ka qit akuzat për njanin apo tjetrin dhe pastaj na kanë harruar se ka ardh tjetri që ka dalë në televizor me pranga dhe në portale me fytyr.

Do të donim shumë ta banit publik hallin tonë, me mos na pa vetëm si shifra e si numra, mos me na pa me syun e paragjykimit dhe me mendu se cdo njani nga ne asht babë i dikujt, bir i një tjetri dhe vëlla i tjetër kujt.

Me mendu se fatit nuk i dihet dhe me mendu se ky hall që na ka zu ne, mund të zej gjithkand tjetër. Qoftë dhe pa dash porse ashtu mund ta lypin rrethanat.

Në fakt këtu brenda, të izoluar nga shoqëria ne jemi bërë të gjithë filozofë. Dhe sidomos jurista. Mos me ta marr mendja që, ndonjëheri nga ne, edhe pa pas lexuar kurrë më parë një libër, këtu e dinë shumica kodin penal përmendsh. Kur ke kohë me shumicë, nuk bën gjë tjetër përvecse mendon dhe reflekton për jetën. Dhe sidomos për rrethanat që na kanë sjellë këtu, të ndarë nga familjet tona dhe të dashurit tanë.

Disa nga ne kanë akuza të rënda, të tjerë janë këtu për një cigare duhan, sic thuhet. Të gjithë mendojmë se jemi të pafajshëm, kurse ju atje jashtë na dini të gjithëve si fajtorë. Ligji na quan akoma të pafajshëm, por damkën e rëndë të fajit tashmë e kemi marrë.

Dikush nga ne ka muaj të tërë këtu dhe prokurori nuk ka ardhur asnjëherë ta shikojë. Të tjerë presin të dalin në gjyq, por as avokati dhe as shteti nuk na e thotë se kur do të dalim në gjyq. Por të gjithë e dimë se me faj a pa faj, më fatlumi do të dënohet me kohën e paraburgimit. Sepse në Shqipëri me dhan pafajësi është marre dhe sta beson kush. Se gjyqtar i mirë ash tai që e ka dorën e randë dhe të mban brenda dhe jo ai që jep drejtësi me urtësi. Kush e ka marrë rrugën e dreqit, dreqi e merr herët a vonë, por nuk futën të gjithë në një thes.

Dhe shteti duhet të mendojë. Kena marrë vesh se po bajn përsëri kodin penal dhe të procedurës penale. Këtu dy gjëra nuk ndryshojnë kurrë. Shpresa me dal se ashtu do të vendosë shteti dhe që shteti do të bëjë amnisti. E para ndodh shumë rrallë dhe e dyta edhe më rrallë akoma. Edhe pse mund të duket cudi, na ndodhta e dimë më mirë se cfarë vrymash duhet me ju mbyll gardhit që të ndalë sa më shumë shkeljen e ligjit. Po jo gjithmonë me dajak dhe me përdhuni e pranga.

Nuk ka pse të gjith të presin në qeli e në paraburgim deri sa të dalin në gjyq. Ka dhe masa të tjera. Garancia pasurore dhe e ndalmja e ikjes jashtë shtetit, arresti në shtepi apo detyrimi me u paraqit. Pse me vajt direkt tek burgu dhe me ju ba barrë vetes, familjes që vuen apo dhe shtetit që na run e na ushqen. Mjaft me pa si e kanë në Evropë apo Amerikë që presin sa të të bajë fajtor gjykata dhe jo gjyqi i televizionave dhe portaleve.

Mendoni që mbas çdo kronike që ju transmetoni dhe mbas çdo debati që bëhet në studio, është një jetë njerëzore dhe një familje që pret. Që nuk të hedh në rrugë edhe kur e din që ke ba gabim e prêt me e shlye fajin.
Nuk duhet me shpik gja të re. duhet me u pa perëndimi. Të moçmit thonë se nuk bahet dita ma e shndritshme kur tjetrit ja ban ma shumë natën e zeze. Dhe nuk ka ma zi se kur prêt mbas hekurash se çfarë do të ndodhë me ty. Këtu ku jemi ne, as hasmin mos e pafsh!

Me këtë letër ne kërkojmë të dëgjohet zëri ynë që të mos quhemi të harruar dhe mbeturina njerëzore. Nuk ndreq dhuna dhe hekurat. Secilit hakun. Me shpresë që do ta merrni parasysh këtë letër dhe do të gjeni hapësirë për të folur,

Me respekt, një grup të paraburgosurish, burgu 313.
Tiranë

Next Post
Gjermania me Shqipërinë, Berisha krah Mitsotakis: Hapjen e negociatave nuk e ka bllokuar Greqia, por Rama…!

Gjermania me Shqipërinë, Berisha krah Mitsotakis: Hapjen e negociatave nuk e ka bllokuar Greqia, por Rama...!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama “shuan” zërat: Shteti dha 4 mln euro për koncertin e Kanye West, jo 50 mln siç pretendohet!

Rama “shuan” zërat: Shteti dha 4 mln euro për koncertin e Kanye West, jo 50 mln siç pretendohet!

July 7, 2026
Salla reagon pas videos së Berishës me fermerët: Pamjet nuk janë nga Shqipëria, përpjekje për të mashtruar opinionin publik

Salla reagon pas videos së Berishës me fermerët: Pamjet nuk janë nga Shqipëria, përpjekje për të mashtruar opinionin publik

July 7, 2026
Aksidenti në autostradën Tiranë-Durrës/ Nënë e bijë humbën gjymtyrët, familjarja rrëfen dramën: Barriera përshkoi autobusin mes për mes

Aksidenti në autostradën Tiranë-Durrës/ Nënë e bijë humbën gjymtyrët, familjarja rrëfen dramën: Barriera përshkoi autobusin mes për mes

July 7, 2026
“Në protestë janë kryer shtatë vepra penale”, analisti: Pjesëmarrja është zbehur, kauzat dhe kërkesat ua mori PD-ja

“Në protestë janë kryer shtatë vepra penale”, analisti: Pjesëmarrja është zbehur, kauzat dhe kërkesat ua mori PD-ja

July 7, 2026
Lamallari-Policisë së Shtetit: Uniforma që mbani kërkon vetëpërmbajtje, ne mbështesim punën tuaj!

Lamallari-Policisë së Shtetit: Uniforma që mbani kërkon vetëpërmbajtje, ne mbështesim punën tuaj!

July 7, 2026
Erdogan pas takimit me Trump: Do të ndërmarrim hapa për paqen në Gaza dhe Ukrainë!

Erdogan pas takimit me Trump: Do të ndërmarrim hapa për paqen në Gaza dhe Ukrainë!

July 7, 2026
“Negociatat s’duhet të pengohen”, Rama: Dialogu është rruga për të trajtuar shqetësimet e qytetarëve

Rama: Policisë së Shtetit i shtohen motoçikleta të financuara nga pasuritë e konfiskuara të krimit të organizuar

July 7, 2026
Tre debate të panevojshme për protestën

Kur “dashnorët” e natyrës përdoren kundër natyrës

July 7, 2026
“Në botën e çudirave…”, këshilltari socialist sulmon Koçekun: Patronazhistët të çuan në Kuvend, mos i përbuz!

“Në botën e çudirave…”, këshilltari socialist sulmon Koçekun: Patronazhistët të çuan në Kuvend, mos i përbuz!

July 7, 2026
Trump nuk i ndahet Melonit: E dua shumë, por ja gabimi që bëri!

Trump nuk i ndahet Melonit: E dua shumë, por ja gabimi që bëri!

July 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In