• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, December 20, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Letër mikut tim Flamur Noka nga Amerika!

by Agron Gjekmarkaj
22/04/2022 18:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Agron Gjekmarkaj

I dashur Flamur e shoh që në keto kohe jallane po lodhesh shumë! Herë pas here pusho se pushimi është bereqet. Koha iken, vitet shkimen, trupi plaket ndaj dhe rehatia s’ka çmim.

E di do me thuash partia dhe vatani kanë derte dhe ato mbivendosen ndaj halleve të tjera. Te jesh supi ku doktori mbeshtetet, syri me të cilin ai sheh , goja me të cilen ai flet nuk është gjë e lehtë. Shumë ta kanë zili. Ata do të donin të ishin në vendin tënd ! E do Tritani, e do Aldo, e do Albana e do Mondi  e plot të tjerë vendin tënd po nuk e kanë ! Ja ata të shohin në sy si shef gjithë endje e respekt por edhe me zili të fshehtë. Ruhu nga zilia se ti je njeri babaxhan e se ve re.

Nuk do të bezdisja me këtë leter nga larg  se ke pune operative nëse nuk do lexoja debatet e zbardhura në mbledhjen e grupit të PD-së! Mbase janë të cunguara , mbase jo krejt të verteta dhe më shkon letra dëm , po bëma hallall e kabull se helbete largesia ca gjëra na i zmadhon , qimen na e bën tra  e ca na i zvoglon psh Doktorin na e bën njeri ! Ndjesa është gjithmonë hazer e reflektimi i dobishem.

Lexova që i thoje Enkeled Alibeajt -“pusho lidhe gjuhen -mos i fol Doktorit ashtu – ke qënë ushtar i tij mbaje rradhe per ta takuar” ! Më bënë pershtypje ato fjalë zemre. E di që kur bëhet fjalë per Doktorin gjithçka të del

nga shpirti edhe kercenimi per koleget. Po kjo e kercenimeve  një refren që kthehet herë pas here në partinë tonë ku turma të gabueshme dhe individ ënde më të gabueshem shfaqen para Doktorit që nuk gabon kurrë në keto 32 vjet si faji vetë.

Më shumë se kjo më bëri pershtypje kjo puna e ushtarve dhe e rradhes. Nuk e di si është sjelle Alibeaj kur ka qënë në kabinetin e Doktorit dhe as më duhet shumë! Por unë të besoj ty se e di që je i vertete. Besoj që Doktori ka patur shumë ushtarë në 32 vjet tani shumë më pak por ka ënde, e di rradha për në paradhomen e tij ka qëne e gjatë. Unë e kam takuar tre here në opozitë dhe  jam kenaqur me bisedat dhe respektin . Për fat të mirë  e kam gjetur bosh paradhomen. I dashur Flamur kjo puna e ushtarve e ka ndyrë demokracinë në Shqiperi, kjo rradhe e gjatë për të takuar liderin na ka pegerur  krenarinë dhe dinjitetin.

Të dyja bashkë e kanë reduktuar PD-në në repart ushtarak ku gara është jo per ide po per të tundur koken pas mendimeve të liderit. Kjo atmosferë e ka bërë PD-në pronë. Kjo puna e ushtarve Flamur po i largon shumë njerez dinjitoz nga PD dhe nga Shqiperia. Kjo radha e tyre nuk po i lë rradhe askujt që të afrohet dhe të bëjë karrierë normale të vijë e të ike pa e konsideruar tragjedi.

Ushtaret rrinë aty prej 32 vitesh , ata nuk kanë moshë, disa as turp po kanë mirqene e benefite. Sali Berisha meriton shumë respekt per gjithçka ka bërë mirë dhe ka plot gjëra që ai ka bë mirë siç ka dhe plot të tjera që nuk na bëjnë aspak nder. Shumë prej veseve që ka tranzicioni ynë, politika jonë  mbushur me ushtarë e me rradha të gjata prej tij i kemi peshqesh. “Besniket e Doktorit” që sillen si pasdaranet e Ajatollah Komeinit nuk duan as bashkim, as hapjen  as PD-në më të madhe por repartin dhe bunkerin per beteja të reja.

E duan të vogel, per atë e per vete, tragji-komike ne gjuhe e sjellje! E di vertete që ti e ke nga dashuria dhe mirnjohja pa kushte per Doktorin se ka qënë i mire me ty po ça te bëj unë që nuk di të jem mirnjohes, asnjeherë ushtar e mbi të gjitha i neveritur nga rradhat. Si ti edhe une malesor me vese e virtyte aspak frikacak! Te fala nga Washingtoni!

Next Post
“Kim pranoi se…”/ Berisha thirrje ndaj DASH: Mos lejoni ndërhyrjet e saj në proceset gjyqësore!

"Kim pranoi se..."/ Berisha thirrje ndaj DASH: Mos lejoni ndërhyrjet e saj në proceset gjyqësore!

Comments 1

  1. Lili says:
    4 years ago

    Më pëlqen

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Berisha në Gjermani takoi edhe Fritzin, mikun e tij të vjetër

Roland Bejko: Baza e PD e ka nxjerrë pothuajse “non grata” Sali Berishën, i ka gënjyer mbështetësit

December 20, 2025
“E vërteta” e ndarjes së Elhaida Danit dhe Ledian Agalliajt, krizë apo strategji për vëmendje?! Si nisi historia e dashurisë, balerini kishte 7 vite i fejuar..

“E vërteta” e ndarjes së Elhaida Danit dhe Ledian Agalliajt, krizë apo strategji për vëmendje?! Si nisi historia e dashurisë, balerini kishte 7 vite i fejuar..

December 20, 2025
U kap me kanabis në formë xhelatine me vlerë rreth 10.000 euro, arrestohet 23 vjeçari. Lënda narkotike e trafikuar nga Kanadaja

U kap me kanabis në formë xhelatine me vlerë rreth 10.000 euro, arrestohet 23 vjeçari. Lënda narkotike e trafikuar nga Kanadaja

December 20, 2025
Clinton në pishinë me një grua?! Bëhet publike dosja e ‘Epstein’, dalin në dritë mijëra foto! Reagojnë Demokratët: Nuk është transparente

Clinton në pishinë me një grua?! Bëhet publike dosja e ‘Epstein’, dalin në dritë mijëra foto! Reagojnë Demokratët: Nuk është transparente

December 20, 2025
U dënua me burg përjetë për vrasjen e komisar Dritan Lamaj/ Kur do të shqyrtohet kërkesa e Arben Frrokut për rihapje procesi

U dënua me burg përjetë për vrasjen e komisar Dritan Lamaj/ Kur do të shqyrtohet kërkesa e Arben Frrokut për rihapje procesi

December 20, 2025
Sanksione të reja për Ballkanin nga SHBA/ Ndalim vizash, bllokim pasurie për të korruptuarit e kush sjell destabilizim

Sanksione të reja për Ballkanin nga SHBA/ Ndalim vizash, bllokim pasurie për të korruptuarit e kush sjell destabilizim

December 20, 2025
Trump, një nuse që do te nusërojë për herë të dytë

Smart City apo Syri i Ciklopit?

December 20, 2025
Pamjet bëhen virale, Trump dremit gjatë konferencës në Shtëpinë e Bardhë

Vetëvrasja qytetëruese e Amerikës

December 19, 2025

“Kreditë me probleme, niveli rekord më i ulët”, Vakaj: Tregon që bizneset kanë likuiditet

December 19, 2025
Shatërvani i Trevit nuk është më falas, Roma vendos tarifë për turistët që duan ta shohin nga afër

Shatërvani i Trevit nuk është më falas, Roma vendos tarifë për turistët që duan ta shohin nga afër

December 19, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In