• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Letër Llallës, avokati i Ylvi Beqajt shpjegon pse iu fal Shullazit 20% e Vollgës

by Java News
30/04/2016 19:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Avokati i Ylvi Beqajt, administratorit të kompanisë arabe, që i dhuroi 20 % të pronës së ish-hotel Vollgës në Durrës shtetasit Emiljano Shullazi, i shkruan kryeprokurorit Adriatik Llalla. ABC News ka arritur të siguroj një kopje të kësaj letre, ku avokati Roland Samarxhiu rendit me detaje, të gjitha të dhënat e kësaj prone, që nga blerja e saj në vitin 1994, zhvillimin e 15 proceseve e kundër proceseve gjyqësore dhe deri te kalimi i 20 % të saj në emër të Shullazit. Në letrën 8- faqëshe, avokati Samarxhiu që në fillim i kujton kryeprokruorit Llalla, se pronari i vetëm i kësaj prone është arabi me shtetësi shqiptare Abdulazziz Al-Nowaiser njëherazi konsull nderi i Shqipërisë në Arabinë Saudite dhe pjesëtarë i familjes mbretërore.

letra

Avokati, e cilëson të turpshme që për më shumë se 10 vite gjykatat dhe zyrtarë të hipotekave nuk respektuan ligjin për regjistrimin e pronës, që tentuan t’ia vjedhin individ të caktuar me mbrojtje edhe në sistemin e drejtësisë. Në letër, avokati kërkon nga prokurori përgjithshëm, që të hetohen ata personat që me anë të falsifikimit të dokumenteve dhe ndihmës së dhënë nga gjyqtar të caktuar, tentuan t’i vjedhin pronën konsullit të nderit të Shqipërisë në Arabinë Saudite. Sipas avokatit, Zamir Hasa, 3 avokatë, zyrtarë të administratës së Hipotekës dhe 6 gjyqtarë të shkallës së parë dhe apelit në Durrës si dhe një anëtareje e gjykatës së lartë, duhet të hetohen për afera korruptive me qëllim përfitimin e pronës së ish-hotel Vollgës së kompanisë arabe.

Avokat Samarxhiu, në letër ka renditur emrat e të gjithë këtyre personave, duke mos përjashtuar edhe anëtaren e Gjykatës së Lartë, por që për arsye etike nuk i përmend emrat e tyre, për të cilët i kërkon kryeprokurorit të hetohen. Sipas avokatit, me ndërhyrjet e tyre dhe vendimet e dhëna në kundërshtim me ligjin, është bere e mundur që në vitin 2006 ish-hotel Vollgës t’i ndërrohet pronësia. Më pas, shton avokati u deshën 15 procese të ndryshme gjyqësore nga viti 2006 deri në 2014, që prona të rikthehet e regjistruar në hipotekë në emër të kompanisë arabe. Por ky regjistrimin, sipas avokatit, nuk mund të bëhej nëse administrator i kompanisë arabe Ylvi Beqja nuk do të kontaktonte Emiljano Shullazin.

Sa i përket hetimit të nisur nga prokuroria e Durrësit ndaj gjyqtarëve që urdhëruan regjistrimin e pronës në emër të kompanisë arabe, avokati thekson se vendimi i tyre ishte mëse i drejtë. Sipas avokatit, nuk ka asnjë vendim të Gjykatës së Lartë që urdhëron apo pezullon regjistrimin e pronës së ish-hotel Vollgës në emër të kompanisë arabe. Por një vendim i tillë, ekziston ku urdhërohet pezullimi i regjistrimit të pronës në emër të pretenduesit Zamir Hasa, me dyshimin e falsifikimit të dokumenteve.

BW/d.i.

Next Post

Modelja Lara Stone nxjerr gjoksin në Majami (FOTO/VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

I kishte pasagjeres borxh 890 euro, gjykata austriake sekuestron avionin e Ryanair

I kishte pasagjeres borxh 890 euro, gjykata austriake sekuestron avionin e Ryanair

March 11, 2026
Provokim në Washington! Trump dhe Epstein si “dy të dashuruarit” e Titanikut

Provokim në Washington! Trump dhe Epstein si “dy të dashuruarit” e Titanikut

March 11, 2026
Xhuana Nikolli konsumoi fostoksinë prej dhunës? Shpallet në kërkim bashkëshorti i saj

Xhuana Nikolli konsumoi fostoksinë prej dhunës? Shpallet në kërkim bashkëshorti i saj

March 11, 2026
Tre javë pa Bordin e Transparencës, kompanitë e mëdha nuk ulin çmimet e karburanteve

Eksperti i ekonomisë: Nafta që po shitet në Shqipëri është blerë me çmimin e para luftës

March 11, 2026
Banorët e Rrjollit protestë para SPAK, kërkojnë hetim për dosjen e pronave

Banorët e Rrjollit protestë para SPAK, kërkojnë hetim për dosjen e pronave

March 11, 2026
Abuzimet me çmimet e naftës? Doganat dhe Tatimet nisin ‘gjuetinë’ në tregun e karburanteve

Abuzimet me çmimet e naftës? Doganat dhe Tatimet nisin ‘gjuetinë’ në tregun e karburanteve

March 11, 2026
Praktika e re e Gjykatës së Lartë, Ndreca: Si mund ta fitojnë tani lirinë Veliaj dhe Meta

Praktika e re e Gjykatës së Lartë, Ndreca: Si mund ta fitojnë tani lirinë Veliaj dhe Meta

March 11, 2026
Detaje nga sherri i dhunshëm në Bulqizë, tre të rinj përfundojnë tek Trauma

Detaje nga sherri i dhunshëm në Bulqizë, tre të rinj përfundojnë tek Trauma

March 11, 2026
SHBA-të ‘frenojnë’ Izraelin: Stop me sulmet mbi naftën iraniane!

SHBA-të ‘frenojnë’ Izraelin: Stop me sulmet mbi naftën iraniane!

March 11, 2026
Sot mblidhet qeveria, takimi i parë i kabinetit pas pushimeve

Dy ditë pas raportit për Ballukun, Rama mbledh Kryesinë e PS në selinë rozë

March 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In