• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Letër Koço Kokëdhimës

by Qemal Nisllaj
08/04/2016 11:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Qemal Nisllaj*

Për kulturë më duhet t’ju kërkoj ndjesë që po “ju shqetësoj” duke ju shkruajtur për herë të dytë, përveç mesazheve, se jam i bindur që deri sa nuk keni denjuar të më përgjigjeshit, natyrisht që as keni denjuar të lexoni letrën time.

I kam ndjekur me vëmendje të madhe punimet e Kongresit të PS, të gjitha diskutimet drejtpërsëdrejti nga TV e veçanërisht vëmendja u përqëndrua tek diskutimi i atyre që kishin më tepër interes për mua, njëri prej të cilëve je ti!

Përsëri për efekt të kulturës sime, për herë të dytë kërkoj ndjesë që më poshtë po të drejtohem me “ti”, sepse në fakt, mbase gaboj o zoti Koço se popull jam unë, por në konceptin tim të drejtuarit me “ju”, është më tepër shenjë respekti se sa edukate dhe ti e ke humbur atë që më imponon të drejtohem me ju, e ke humbur respektin tim.

Më ka mbetur në mendje, një fragment vërtet mallëngjyes nga fjalimi yt madhështor:

“Të presim qytetarët e të mirëmbajmë marrëdhëniet me publikun”… sa për të qeshur dhe për të qarë, për një deputet që po e kthen PS ne Jug të vendit në “parcelë” të vetën, për një deputet që injoron kërkesat e qytetarëve të Jugut që e kanë votuar, madje nuk denjon as të përgjigjet dhe jo më të marrë mundimin për të takuar qytetarët…

Zoti Koço!

E quan veten “deputet të popullit”, ndërsa mua votuesit lab të Jugut, përsëri duke më ardhur edhe për të qeshur, edhe për të qarë, nuk e di pse por kjo vetëquajtje, më kujtoi një farë Aleks Xinxa në një film artistik të periudhës së kaluar, si i vetëquajtur kryetar i Partisë Komuniste…

Ehhhh… more zoti Koço, prapë mbase e kam gabim që mendoj kështu unë populli, se më mire e dini “ju”, por i popullit nuk quhesh, bëhesh, dhe nga e thëna në të bërë shkon në mes një lum i tërë…

Ti mund të jesh deputet, madje edhe më lartë akoma mund të bësh karrierë politike, se sot është koha e paradokseve të mëdha, por deputet i popullit, me këtë mënyrë të vepruari e të injoruari që u bën votuesve të tu, nuk mund të bëhesh kurrë,kurrë…

Ti je deputet dhe do të ngelesh i tillë për sa kohë Partia Socialiste të të propozojë, por thjesht dhe vetëm një deputet i Partisë Socialiste, i popullit asnjëherë…

Sepse e di ç’ndodh në të vërtetë o zoti Koço?!… Ti dhe një pjesë deputetësh si ti e Dasho Kamberi, përfitoni nga idealizmi i disa njerëzve si puna ime, e që fatkeqësisht nuk jemi pak, madje jemi ende shumë, idealizëm i cili në fakt edhe Partinë Socialiste e dëmton, por po kaq e akoma më tepër na dëmton ne pjesën idealiste të së majtës…

“Arritje e madhe” e jotja ajo në Kongresin e PS për reformat në Parti, dhe flet se janë bërë duke pyetur masat e socialistëve… sa për të qeshur, aq edhe për të qarë, sepse ti në fakt takon, mbledh e pyet vetëm njerëzit e tu të afërt, ata që të vijnë nga pas e që quhen stafi yt,ca djem e vajza të reja që nuk pyesin njeri e nuk i njeh njeri, përveç atyre zyrave që u ke dhënë ti, por që fatkeqësisht i njeh dhe i dëgjon ti…

Krenohesh aty në Kongres për sasinë e madhe të anëtaresimeve në Partinë Socialiste, gjëja më e padrejtë dhe më e pandershme që bën kur e thua me atë mënyrën aq delirante…

Jo more zoti Koço jooooo… mos u gabo e mos u ekzalto, sepse askush nuk është bërë anëtar i Partisë Socialiste nga puna jote dhe e “stafit tënd” të papërgjegjshëm…

Ty të gënjen stafi, ndërsa ti  gënjen mendjen e gënjen Partinë, nqs mendon vërtetë kështu…

Edhe unë, megjithëse jam i hershëm, madje shumë i hershëm në Partinë Socialiste, që me krijimin e saj, atëhere kur ti besoj se nuk kishe ndonjë lidhje me PS se nuk ta kam dëgjuar emrin kund, nuk kam qenë anëtar i Partisë Socialiste, sepse e kisha të ndaluar me Status si Ushtarak.

Por kam punuar, kam sakrifikuar e jam persekutuar ekonomikisht e në karrierë për shkak të asaj cka kam dhënë për PS, në të cilën ti erdhe dhe e gjete gati për tu bërë deputet.

Dhe e di çfarë o zoti Koço… kam vendosur të marr edhe unë teserën e Partisë Socialiste, dhe jo vetëm kaq, por do ti jap PS nga familja ime tre anëtarë dhe këtë e bëj për një arsye shumë më madhore se interesat e mia si qytetar dhe po ashtu shumë më madhore edhe se për interesat e tua të ngushta si “deputet të popullit”:

Dua të të tregoj ty, se Partia Socialiste duhet inkurajuar në të përgjithshmen për atë çka ka bërë e bën si Parti, dua si qytetar të inkurajoj kryetarin e Partisë Socialiste që të vazhdojë më tej atë çka ai dhe Partia Socialiste ka nisur e që mendoj dhe besoj se është vetëm fillimi dhe njëkohësisht, të të tregoj përsëri ty, se në Partinë Socialiste duhet të anëtarësohen e ta marrin në dorë me të vërtet ata njerëz, që nesër të jenë në kuptimin e vërtetë të fjalës, deputetë të popullit!

Zoti Koço, së fundi dua të të bëj dy pyetje, në këtë letër që po të dërgoj e pastaj nqs përsëri nuk do të marr përgjigje, do të ti bëj ato publikisht:

Së pari: E ke të pamundur vërtet ti sot, për shkak të kohës së zënë nga punët e mëdha e hallet e popullit, të paktën vetëm sa tu përgjigjesh kërkesave e ankesave të njerëzve, madje edhe nëpërmjet “stafit” tend, pa lere për ti zgjidhur?!… sepse për të qenë I sinqertë, nuk jam vetëm unë në rrethin shoqëror të anëtarëve apo simpatizantëve të PS e madje më tej, janë shumë, shumë më shumë se ç’kujton ti ata që mendojnë si unë, dhe e di çfar o zoti Koço…na duket më tepër e qëllimshme për të  mbjellë pakënaqësi dhe për të korrur firo, firo në radhët e PS e rrjedhje drejt aleatëve të saj, pa të cilët ti mendon se PS nuk qeveris dot!

Së dyti: A do ta kesh vallë ti kurajon, personalitetin e dinjitetin pas një viti të përballesh e të më kërkosh mua votën për “deputet të popullit”?!…

Të presim e të shohim gjykimin e reflektimin tend si “deputet i popullit”, e mirëpres atë përballje publike, jo në medja, se medjat janë vetëm pronë e politikës dhe e disa analistëve e gazetarëve të paguar si prone e politikës…

E mirëpres në takimet që do bësh ti si kandidat për “deputet i popullit” me popullin.

Se që ta mësosh ti o zoti Koço, meqë në letra me siguri nuk e ke lexuar, unë jam ish ushtarak, dhe ish ushtarakët kanë qenë e janë baza e kaherëshme ku Partia Socialiste është mbështetur edhe në situatat më të vështira të jetës së saj politike dhe në vitet më të vështira për PS e mbarë vendin.

Mos na nënvlerësoni, mos na mendoni se jemi thjesht disa idealistë që mund të luani me ndjenjën tonë, duke e përdorur gjithnjë kartë rimbushëse për të fituar mandatet tuaja!

*Ish-ushtarak

Next Post

Hafizi: Referendumi, përpjekje e pashpresë për të zgjatur mandatin 7-vjeçar

Comments 3

  1. Alban says:
    10 years ago

    Jeni nje nga njerzit me te larte te kohrave ne bashkepunimin per rikembjen e ksaj partie Z Deputet dhe fale punes se palodhshme …nga ana juaj kjo parti ngriti kryet fuqishem me forcen me te madhe ..me nje prurje te jashtezakonshme ne Partine Socialiste ne zonen jugore te shqiperise …dhe kte arritje e keni sjelle ju Z Deputet

    Reply
  2. Taqi says:
    10 years ago

    E PERSE TI SOCIALIST I THEKUR ..NUK E VENDOS EMRIN TEND ATY POSHTE ..E.ZEZA NE TE BARDHE?SHKRIM I SPONSORIZUAR..CA LEGENA BURRA QE JENI.

    Reply
  3. Franceska says:
    10 years ago

    Ja ke fut pordhes.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Qyteti” nën tokë i Durrësit/ Infrastruktura sekrete, që nuk u shfrytëzua kurrë për mbrojtjen civile

“Qyteti” nën tokë i Durrësit/ Infrastruktura sekrete, që nuk u shfrytëzua kurrë për mbrojtjen civile

March 15, 2026
Heshtja e Gërdecit – 18 vite pa drejtesi!

Heshtja e Gërdecit – 18 vite pa drejtesi!

March 15, 2026
Skuadrat nuk u dakordësuan për stadiumin e ri, UEFA anulon ‘Finalissiman’ mes Spanjës dhe Argjentinës

Skuadrat nuk u dakordësuan për stadiumin e ri, UEFA anulon ‘Finalissiman’ mes Spanjës dhe Argjentinës

March 15, 2026
Sonte nata e madhe e çmimeve Oscar 2026, këta janë filmat dhe aktorët që pritet të triumfojnë në Hollywood

Sonte nata e madhe e çmimeve Oscar 2026, këta janë filmat dhe aktorët që pritet të triumfojnë në Hollywood

March 15, 2026
Reforma në Arsimin Profesional/ Strategji e re kundër braktisjes së shkollës dhe filtra të rreptë për drejtuesit

Reforma në Arsimin Profesional/ Strategji e re kundër braktisjes së shkollës dhe filtra të rreptë për drejtuesit

March 15, 2026
Kriza në Lindjen e Mesme godet aviacionin, a do të fluturojmë më shtrenjtë këtë verë?

Kriza në Lindjen e Mesme godet aviacionin, a do të fluturojmë më shtrenjtë këtë verë?

March 15, 2026
Luftë në epokën e Inteligjencës Artificiale, rrjetet sociale përmbyten me video të rreme nga Lindja e Mesme

Luftë në epokën e Inteligjencës Artificiale, rrjetet sociale përmbyten me video të rreme nga Lindja e Mesme

March 15, 2026
Transporti i mallrave në Shqipëri kalon në sistemin elektronik/ Goditje kundër informalitetit dhe ulje e kostove

Transporti i mallrave në Shqipëri kalon në sistemin elektronik/ Goditje kundër informalitetit dhe ulje e kostove

March 15, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Dy standardet e drejtësisë së re, me familjen Berisha dhe familjen Veliaj

March 15, 2026
Një kujtim intim nga Highgrove, Princi William publikon një foto të rrallë të Princeshës Diana

Një kujtim intim nga Highgrove, Princi William publikon një foto të rrallë të Princeshës Diana

March 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In