• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, July 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Letër e hapur për mendjet e mbyllura

by Ledi Shamku
19/05/2016 08:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

(Pas leximit të Fjalorit të Akademisë Malazeze)

Nga Ledi Shamku

Lexova reagimin e deputetit shqiptar në Parlamentin malazez, z. Nik Gjeloshaj, të cilin e falënderoj me zemër, në lidhje me fjalorin e sapobotuar nga Akademia e Shkencave Malazeze.

Profesionalizmi don që ta shihja me sy vetë atë faqe fjalori, e kështu i falem nderës gazetarit dhe mikut tim Simon Shkreli, për dokumentin dhe shqipërimin e kësaj flete fjalori. Përkthimin po e sjell këtu më poshtë:

  1. ALBANIZACIJA- (albanizimi)- imponim i gjuhës, kulturës dhe zakoneve shqiptare- duke pyetur ka dhënë disa përgjigje- në bazë të përvojës refugjatët ortodoksë sllavë nga territoret e Shqipërisë, të cilët kanë qenë para presionit sistematik të albanizimit, sidomos në periudhën pas Luftës II Botërore.
  2. Albaniziranje- ose- albanizirati
  3. Albanizirati- do thotë, se edhe pse malësoret (malisori) janë albanizuar, e folura e tyre dallohet shumë nga standardi i gjuhës shqipe.

Tani: të moçmit e mi më kanë porositë gjithnjë që, kur jam e nxehur apo e fyer, të numëroj deri në 10, për t’i çelë rrugë arsyes. Dhe unë i dëgjova e numërova. Mbetem e nxehur dhe thellësisht e fyer nga kjo faqe fjalori drejtuar etnisë sime shqiptare, por tash po më flet arsyeja. Dhe me plot arsye, si deputete e Kuvendit të Shqipërisë, si anëtare e Komisionit parlamentar të Edukimit dhe Kulturës, si studiuese e shqipes dhe historisë së saj dhe si shqiptare, i kërkoj zyrtarisht Akademisë së Shkencave të Malit të Zi, që në respekt të së vërtetës shkencore dhe të Konventave Europiane të bashkëjetesës, ta tërheqë një orë e më parë këtë Fjalor nga qarkullimi, duke u kërkuar ndjesë shqiptarëve e duke ndrequr shtrembërimet e rënda në të.

Ç’do me thënë: “Malësorët (Malisori) janë albanizuar”?! Cilët qenkan këta refugjatë sllavë ortodoksë, banorë në trojet shqipfolëse të Malit të Zi, që paskëshin qenë sllavë të ikur nga Shqipëria sipas Akademisë e që më pas na qenkan albanizuar?!

Banorët e Ulqinit, Tivarit, Krajës, Plavës e Gucisë?! Shqiptarët e Ljajrjes, Briskut e Shestanit, një pjesë e të cilëve migruan mandej në Njëmijëeshtatëqindën në Zarë, morën gjuhën shqipe me vete dhe ende e flasin aty?! Shqiptarët që mbetën jashtë kufijve pas copëtimit të Shqipërisë e që do dekada më pas, pas Luftës së Dytë Botërore, për shkak të diktaturës së Enver Hoxhës dhe mbylljes së kufijve tanë, humbën edhe komunikimin me shtetin amë e u ndanë për së gjalli për plot 50 vjet, për këta malcorë shqiptarë e ka fjalën Akademia?!

Shqiptarët e Malit të Zi që ruajtën me thonj e me shpirt gjuhën dhe traditat edhe nën Jugosllavinë e Rankoviçëve e Millosheviçëve, kur të tretej boja birucave për një libër shqip, për këta shqiptarë e ka fjalën Akademia?!

Shqiptarët e Malit të Zi, të cilët para 10 vjetësh qenë faktori kryesor etnik, politik e social që Mali i Zi të fitonte pavarësinë, e që para do ditësh e kremtuan së bashku këtë pavarësi, për këta shqiptarë e ka fjalën Akademia?!

Shqiptarët që janë në trojet e veta qysh se ka diell e hënë, e për shkak të dhunës së dikurshme e harresës së tanishme (po po, harresës nga ne për marren tonë), janë rrudhur në gjuhën dhe kulturën e tyre por po shkrijnë kamje e skamje e gjithë sa kanë, si i nderi Shtjefën Ivezaj, për të mbajtur gjallë muzè e dëshmi shqiptare për brezat që vijnë?!

Sllavë të “albanizuar” në trojet dhe komunat shqiptare të Malit të Zi?! Në ato troje të quajtura historikisht Albania Veneta?! Aty ku edhe fshati ndarës quhet Kufin?!

Ky është turp akademik, dhe fyerje jo e vogël, e cila ka atë përmasë që nuk mund të quhet lajthitje, ngaqë vjen nga një Akademi dhe gjendet në një fjalor të sapobotuar.

Anakronizëm i shëmtuar shovinist, për të cilin besoja se një shtet fqinj me ne si Mali i Zi, që kërkon të integrohet në Europën e Të Drejtave dhe të Vërtetave, duhej ta kishte hedhur pas shpine si diçka të rrejshme e të dalë kohe.

Jemi një komb gjuhësor ne shqiptarët, dhe shtrembërimet mbi gjuhën janë shtrembërime mbi kombësinë. Jemi vullnetmirë e paqësorë, por jo leshko të paditur e as gjunjëthyer.

Ndaj, i kërkoj Akademisë së Shkencave, që bashkë me ndjesën e duhur, të ndreqë sa më parë këtë shëmti.

Po pres, uroj jo gjatë!

Dhe ndërkohë që pres reagimin e Akademisë Malazeze, kam mbetur pa fjalë nga mosreagimi i Akademisë Shqiptare, ndonëse e prita! Në fakt e kam pritur gjatë reagimin e Akademisë sonë të Shkencave, edhe për raste të tjera, por kësaj radhe rasti është siç thuhet, kokë për kokë, pra Akademi për Akademi. Çështja është albanologjike, për të cilën ekspertët nuk i mungojnë Akademisë. Madje çështja është kombëtare dhe shkencore njëherësh. Akademia e Shkencave të Shqipërisë mjerisht nuk ka asgjë për të thënë. Vallë të jetë e zënë me zgjidhjen e dilemës së vet ekzistenciale “të jesh a të mos jesh”? Heshtja e tashme përballë Akademisë Malazeze konfirmon sërish se, për të ekzistuar, duhet të jesh. A është vallë Akademia jonë e Shkencave? Ku është?

*Deputete dhe gjuhëtare

Next Post

Infermieria angleze shpëton shqiptarin e plagosur nga shqiptari

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Divjakë/ Përplasen kokë më kokë dy automjete, disa të lënduar

Divjakë/ Përplasen kokë më kokë dy automjete, disa të lënduar

July 5, 2026
Berisha pas votimit për anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar: Lista dinjitoze, përfaqësojnë elitën

“Kërkesat e tyre janë edhe të PD-së”, Berisha del në krah të protestuesve që kërkojnë edhe arrestimin e tij

July 5, 2026
Zyrtare, ja kur nisin aplikimet për universitet dhe si do të zhvillohet procesi

Zyrtare, ja kur nisin aplikimet për universitet dhe si do të zhvillohet procesi

July 5, 2026
Ministri serb merr pjesë në ceremoninë e Ali Khameneit, opozita kritikon Vuçiçin

Ministri serb merr pjesë në ceremoninë e Ali Khameneit, opozita kritikon Vuçiçin

July 5, 2026
Netanyahu drejt Uashingtonit, takim me Trump për Iranin dhe Lindjen e Mesme

Netanyahu drejt Uashingtonit, takim me Trump për Iranin dhe Lindjen e Mesme

July 5, 2026
Mbyllet seanca për protestuesit, dy mbeten në arrest shtëpie, të tjerët të lirë

Mbyllet seanca për protestuesit, dy mbeten në arrest shtëpie, të tjerët të lirë

July 5, 2026
Rama nda videon nga protesta: ‘Arkivoli politik’ është simbol i së shkuarës dhe nuk duhet të rikthehet

Rama nda videon nga protesta: ‘Arkivoli politik’ është simbol i së shkuarës dhe nuk duhet të rikthehet

July 5, 2026
Lëvizte me bombë të telekomanduar dhe maskë në makinë, arrestohet 38-vjeçari në Vaun e Dejës

Lëvizte me bombë të telekomanduar dhe maskë në makinë, arrestohet 38-vjeçari në Vaun e Dejës

July 5, 2026
Përkeqësohet situata nga zjarri në Fier, flakët avancojnë drejt një lokali, pritet ndërhyrje nga ajri

Përkeqësohet situata nga zjarri në Fier, flakët avancojnë drejt një lokali, pritet ndërhyrje nga ajri

July 5, 2026
Çfarë po ndodh me Euron? Banka e Shqipërisë po e blen me ritëm rekord, por kursi vijon të bjerë

Çfarë po ndodh me Euron? Banka e Shqipërisë po e blen me ritëm rekord, por kursi vijon të bjerë

July 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In