• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

LETËR e hapur: Mbi poshtërimin që po na bën drejtësia dhe reforma ndaj saj…

by Pëllumb Kulla
06/03/2018 19:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Pëllumb Kulla/

Mero, mik i shtrenjtë! Jam larg, shumë larg dhe nuk rrij dot pa ndjekur me vëmendje jetën dhe zhurmërimet politike në atdhe. Dhe nganjëherë brengosem aq shumë, po ama aq shumë, sa do të desha të isha edhe tri herë më larg se kaq. Por dje duke e menduar përsënjëzaj, si të kisha një glob përpara, nisa të qeshja se forma e rruzullit tokësor bën që edhe tri herë më larg më takon të jem bash në mes të atyre viseve të dashura.

Pra nuk ka distancë që të më kursejë vuajtjen dhe fyerjen e përditshme që marr më së shumti nëpërmjet gazetës tënde dhe rrugëve të tjera të informacionit.

Mik i  vjetër, ti e di se sa i çmoj shkrimet e tua, analizat e qëlluara, rrokjen që u bën ti problemeve dhe jam i bindur që do të ma kuptosh thelbin e kësaj qarje. Dhe më shumë akoma do të më kuptosh se të konsideroj një autoritet të lartë, të cilit ke besim t’i drejtohesh. Mbetesh i tillë edhe pse nga ty i pari do të kërkoja të kthjellohesh dhe të më jepje një përgjigje shterruese për një problem që ti ditëpërditë dhe unë tek tuk, e prekim nëpër shkrimet tona.

Është fjala përsëri, për reformën në drejtësi.

More Mero djali, presim me padurim frutet e ndërmarrjes historike të kësaj reforme dhe pavarësisht dyshimeve në suksesin e saj, a nuk do të jesh në një mendje me mua se ajo nuk po ngrihet në boshllëk total, dhe ne i kemi kthyer kurrizin padrejtësisht sistemit ekzistues të drejtësisë?

Po shtjelloj vetëm një element, një plaçkë që ka shumë kohë që rri e patrazuar në syrin e kësaj drejtësie.

Qeveria shqiptare nënshkroi një marrëveshje me patrtneren greke në lidhje me kufirin detar. Gjykata Kushtetuese e konsideroi të papranueshëm akordin mes dy qeverive dhe gjithëcka po rinegociohet nga një qeveri e re. Qeveria e mëparshme është e pakënaqur me vendimin e Kushtetueses dhe kryeministri i saj, qysh prej gjashtë-shtatë vjetësh  ka deklaruar disa herë publikisht se ky vendim është blerë nga palë të interesuara. Për të arritur atë bllokim anëtarët e Gjykatës Kushtetuese janë paguar! Dhe nënkupton që janë paguar që të gjithë, derisa ata burra me toga të kuqe morën një vendim të njëzëshëm.

Kjo është akuza e rëndë plumb, ky është denoncimi i çmuar historik, ose kjo mund të jetë shpifja më e turpshmë që meriton ndëshkimin më të ashpër.

U bënë mbi gjashtë vjet që kjo akuzë qëndron e varur. Asnjë nga anëtarët e asaj gjykate madhore nuk ka lëvizur gishtin. Shtatë anëtarët e saj nuk janë dëbuar e mallkuar, prangosur dhe lidhur në shtyllën e turpit dhe, ndërkohë, ai që e bëri denoncimin dhe po e përsërit nuk u thirr ta vërtetojë që të marrë mirënjohjen e merituar, ose e gjetur si shpifje, nuk i solli shpifësit as edhe një pështymë në surrat!

Sado çalamane të ketë qenë deri tani drejtësia shqiptare kësaj kryeakuze duhet t’i dilte për zot dhe të thoshte se si qëndron e vërteta. Si mundet një shoqëri njerëzore të rrojë në të tilla mjegullnaja?! A nuk është e turpshme që në kohët moderne, në një vend europian, vetëm në një ditë, të mbijnë, të rriten dhe të lulëzojnë kaq shumë akuza dhe kundërkauza mostruoze, shpifje dhe denoncime dhe jeta vazhdon sikur nuk ka ndodhur asgjë?! Si mundet të aklimatizohet një vend me këtë trubullirë?!

Po le t’i lemë thashethemet, kusaritë, tradhëtitë bashkëshortore, fyerjet banale dhe le të ndalemi tek ky shqetësim që unë po sjell tek ty:

Kur në mjedisin e njërës nga gjykatat më të rëndësishme të vendit, anëtarët e saj, në uniforma pompoze dekorative, akuzohen për korrupsion, si nuk japin masivisht dorëheqjen, apo si nuk dërgojnë prapa hekurave një njeri që po pështyn mbi atë dekor që duhet të qe i shenjtë?! Si mund të mos i vihet ngojëza një individi mostruoz, që avash-avash, po bëhen 30 vjet që kulturën e shpifjes e institucionalizoi?!

Është llahtarisht e turpshme! Ligjet janë, kodi penal është, gjykatat kanë qenë dhe janë, opinioni publik është, burgjet janë. Dikush duhet ndëshkuar, edhe pa pritur Premtimin e Madh, që gjithnjë e më shumë rrezikon të bëhet qesharak.

Dëmi më i madh është atmosfera mbytëse, kaosi logjik, por sinqerisht unë nuk rri dot pa u brengosur dhe dënoj me përbuzje situata të tilla që fyejnë inteligjencën e shqiptarëve, që duken si miliona spektatorë të ulur të shohin makroteatrin më të shëmtuar të tëra kohërave! Dhe të ve në pjatë vetëm këtë rast duke lënë mënjanë qindra e qindra të tjerë. Por ky është mjaft për të vërtetuar shprehjen e mënçur popullore që unë e marr shpesh hua:

Nuk është e mundur të ndodhë që edhe ujqërit të ngopen dhe delet të mos pësojnë gjë! Ndodh ose njëra, ose tjetra!

Do ta çmoja shumë të më jepje një përgjigje. Të përqafoj.

Next Post
Si sot, më 6  Mars, lindi Gabriel Garcia Markez dhe Mikelanxhelo

Si sot, më 6 Mars, lindi Gabriel Garcia Markez dhe Mikelanxhelo

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga Konferenca e Kryetarëve te seanca plenare, Kuvendi hap sot sesionin e ri

Prezenca e OSBE në Shqipëri: Mirëpresim miratimin e ndryshimeve në Ligjin për Median, veçanërisht..

January 29, 2026
Ish-deputeti Fatbardh Kadilli: PD është parti bolshevike! Berisha dhe Salianji janë mjeshtër të fasadës

“PD në krizë morale, protestat nuk prodhojnë gjë”, Kadilli: Opozita që lufton për karrige nuk vjen kurrë në pushtet!

January 29, 2026
Astronomët zbulojnë një planet të ri potencialisht të banueshëm, i ngjashëm me Tokën

Astronomët zbulojnë një planet të ri potencialisht të banueshëm, i ngjashëm me Tokën

January 29, 2026
“Tensione mes Ilir Metës dhe Sotir Kllapit”- Seanca në GJKKO për ish presidentin, avokati Cakrani: Prokurori relatoi gabim..

“Tensione mes Ilir Metës dhe Sotir Kllapit”- Seanca në GJKKO për ish presidentin, avokati Cakrani: Prokurori relatoi gabim..

January 29, 2026
Nga shtatori rregulla të reja për vizat amerikane, Ambasada e SHBA në Tiranë jep njoftimin

Ambasada Amerikane në Tiranë: Respektoni kushtet e vizës, qëndrimi i tejzgjatur në SHBA mund të sjellë pasoja të rënda

January 29, 2026
Opozita ‘mos më prek me dorë’

Ajo që ka ndodhur me Berishën në Strasburg është vetasgjësuese për PD-në

January 29, 2026
VIDEO/ Nis ngarkimi në kamion, baza materiale dhe dosjet në Kadastrën e Vlorës transportohen në Tiranë

VIDEO/ Nis ngarkimi në kamion, baza materiale dhe dosjet në Kadastrën e Vlorës transportohen në Tiranë

January 29, 2026
Tiranë-Korçë 1 orë e 30 minuta? Tiranë-Qukës edhe mundet…

Përse protestat e Berishës nuk zgjasin më shumë se 2 orë?

January 29, 2026
Akuzohet se krijoi kushtet për vrasjen e vëllezërve Bami, GJKKO lë në fuqi masën “arrest me burg” për 37-vjeçarin

Akuzohet se krijoi kushtet për vrasjen e vëllezërve Bami, GJKKO lë në fuqi masën “arrest me burg” për 37-vjeçarin

January 29, 2026
Vëmendje për viktimat

Ismail Kadare, në 90-vjetorin e lindjes (çka mbeti pa u thënë, ndoshta…)

January 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In