Deputetja e Partisë Socialiste Valentina Leskaj do të zgjidhet nënkryetare e Parlamentit. Në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PS-së është propozuar nga kryeministri Edi Rama që Leskaj të jetë nënkryetare e Parlamentit. Ky propozim nuk pati asnjë kundërshtim.
Leskaj pritet që të marë vendin e lënë bosh nga Vangjel Dule, i cili u largua pas nënshkrimit të koalicionit të PDIU-së me Partinë Socialiste.