• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Leskaj në Asamblenë e KiE: Nuk mund t’i mohohet Kosovës e drejta e fjalës pse e kërkon Serbia

by A R
26/01/2017 16:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetarja e Delegacionit Shqiptar në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës, Valentina Leskaj mori pjesë në mbledhjen e Komitetit Politik të Asamblesë Parlamentare të KiE.

Në këtë mbledhje u zhvillua debati për zbatimin e Rezolutës për Kosovën 2094 të miratuar në muajin Janar të vitit 2016.

Leskaj në fjalën e saj vuri theksin tek progresi i bërë nga pala Kosovare në përmbushjen e rezolutës duke shtuar se bollkimi i bërë nga pala serbe nuk e ndihmon dialogun. 

“Kuvendi i Kosovës e ka kryer detyrën e tij në këtë aspekt, duke caktuar një delegacion, në përputhje me kërkesat e Asamblesë, të përbërë nga përfaqësues të mazhorancës, të opozitës dhe nga minoritetet, si dhe duke respektuar balancën gjinore dhe ka treguar vullnet të qartë për bashkëpunim me Këshillin dhe Institucionet e tij si Komisioni i Venecias. Natyrisht miratimi i delegacionit, pjesëmarrja në veprimtarinë e komiteteve, marrja e fjalës në to, është e rëndësishme po ndërkohë, një vit pas miratimit të rezolutës, delegacionit kosovar ende nuk i janë përcaktuar vendet sipas standardit të një delegacioni dhe e drejta e fjalës në aulën kryesore”,- ka theksuar Leskajn.

Në vijim të diskutimit të saj, Kryetarja e Delegacionit shqiptar në KiE vuri në dukje nevojën e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke nënvizuar se gjuha e ndarjes, e përjashtimit të tjetrit nuk e ndihmon avancimin e dialogut dhe bllokimi i situatës nga njëra pale siç po bën këtu pala serbe, nuk e ndihmon dialogun. “Të bllokosh situatën nga njëra pale siç po bën këtu pala serbe, nuk e ndihmon dialogun. Gjuha e ndarjes, e përjashtimit të tjetrit nuk ndihmon. Kjo nuk është gjuha e Këshillit të Europës. Nga ana tjetër, unë besoj se kjo situatë ku vetëm njëra pale mund të flasë, nuk është e mire për Kosovën, nuk është e mire për Serbinë dhe nuk është e mire për gjithë rajonin. Dhe besoj nuk është e mirë as për ne këtu në Asamblenë e Këshillit të Evropës. Përfaqësuesi i minoritetit është pjesë e delegacionit. Në se jeni të interesuar për të drejtat e minoritetit, siç pretendoni, jepuni atyre të drejtën të flasin këtu në Asamble”,- nënvizoi ndër të tjera Leskaj.

Duke e konsideruar Këshillin e Evropës si organizatën avantguard në promovimin e lirisë së fjalës, znj. Leskaj në diskutimin e saj kërkoi nga KiE që këtë liri fjale t’ia jap edhe delegacionit Kosovar. “Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës është krenare për statusin e saj si shtëpia e të zgjedhurve nga e gjithë hapësira pan-evropiane. Dhe në fakt është organizata avantguardë në promovimin e lirisë së fjalës, ndaj nuk mund t’i mohojë një delegacioni vendin në sallën plenare dhe të drejtën e fjalës pse e kërkon Serbia”,- theksoi Leskaj./a.m.

Next Post
Ndërron jetë nga ataku në zemër aktori Gjergj Trola, ngjarja në një lokal në Tiranë

Ndërron jetë nga ataku në zemër aktori Gjergj Trola, ngjarja në një lokal në Tiranë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Witkoff dhe Zelensky drejt takimit në Oslo, tensionohen marrëdhëniet SHBA-Ukrainë

Witkoff dhe Zelensky drejt takimit në Oslo, tensionohen marrëdhëniet SHBA-Ukrainë

October 20, 2026
“Berisha sot e rrëmbeu sheshin për interesat e tij“- Deputetja e PS: Protesta nisi paqësore, por degradoi në dhunë!

“Berisha sot e rrëmbeu sheshin për interesat e tij“- Deputetja e PS: Protesta nisi paqësore, por degradoi në dhunë!

October 20, 2026
“Berisha po tenton të bëhet zëri i protestës”- Deputeti Erjo Mile: Pedagogët po përdoren nga PD-ja, ata në shesh nuk janë studentë, kërkojnë destabilitet

“Berisha po tenton të bëhet zëri i protestës”- Deputeti Erjo Mile: Pedagogët po përdoren nga PD-ja, ata në shesh nuk janë studentë, kërkojnë destabilitet

October 20, 2026
Witkoff dhe Zelensky drejt takimit në Oslo, tensionohen marrëdhëniet SHBA-Ukrainë

Witkoff dhe Zelensky drejt takimit në Oslo, tensionohen marrëdhëniet SHBA-Ukrainë

October 20, 2026
Studentët e maskuar nisin përsëri sulm ndaj Policisë, uniformat i përgjigjen me gaz e ujë dhe i rrethojnë nëpër rrugë!

Studentët e maskuar nisin përsëri sulm ndaj Policisë, uniformat i përgjigjen me gaz e ujë dhe i rrethojnë nëpër rrugë!

October 20, 2026
Shtetrrethimi në Paris, Franca dhe kryeqyteti nis të gjejë pak qetësi pas dhunës nëpër rrugë!

Shtetrrethimi në Paris, Franca dhe kryeqyteti nis të gjejë pak qetësi pas dhunës nëpër rrugë!

October 20, 2026
Të maskuarit e vandalizuan, deputeti Shalsi për monumentin e ‘Lahutës së Malcis’: Si lufton për të ardhmen, kur s’njeh krenaritë e vendit?

Të maskuarit e vandalizuan, deputeti Shalsi për monumentin e ‘Lahutës së Malcis’: Si lufton për të ardhmen, kur s’njeh krenaritë e vendit?

October 20, 2026
Donald Trump dhe Michael Bloomberg rrisin shpenzimet përpara zgjedhjeve të mesit të mandatit

Donald Trump dhe Michael Bloomberg rrisin shpenzimet përpara zgjedhjeve të mesit të mandatit

October 20, 2026
Qetësohet sërish situata, një pjesë e protestuesve rikthehen para Kryeministrisë!

Qetësohet sërish situata, një pjesë e protestuesve rikthehen para Kryeministrisë!

October 20, 2026
Vandalizmi dhe anonimati në botën digjitale, a duhen kontrolluar rrjetet sociale?

Vandalizmi dhe anonimati në botën digjitale, a duhen kontrolluar rrjetet sociale?

October 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com