• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Leskaj: E drejta e informimit një sfidë

by A R
29/04/2016 12:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kuvendi i Shqipërisë është i gatshëm të mbështesë Komisionerin për të Drejtën e Informimit edhe përmes përmirësimit të legjislacionit në këtë fushë, u shpreh te premten nënkryetarja e Kuvendit, Valentina Leskaj,sot  gjatë punimeve të Konferencës Kombëtare për të Drejtën e Informimit.
Ndonëse ligji për këtë qëllim ka mbi 18 muaj është miratuar nga parlamenti, sërish kjo e lë të hapur mundësinë për përmirësimin e mëtejshëm të tij.

“Ligji i ri, i mbështetur në praktikën ndërkombëtare, ka krijuar mundësi për një qasje të re dhe të hapur, por dhe për rritje të përgjegjësisë personale të zyrtarëve publikë në procesin vendimmarrës”, theksoi Leskaj.
Duke e vlerësuar ligjin në fjalë një instrument efektiv në zbatimin e të drejtave të qytetarëve, nenkryetarja e Kuvendit tha se puna e Komisionerit gjatë 18 muajve është tregues i besimit në rritje të tyre. Megjithate, nenvizoi ajo, zbatimi i ketij ligji konsiderohet një sfidë për Shqipërinë, pasi me rëndësi është ndërgjegjësimi i qytetarëve, shoqërisë civile dhe medias në ushtrimin e së drejtës për informim, që është thelbësore për një demokraci funksionale.
Rezoluta e miratuar një javë më parë për veprimtarinë e Komisionerit gjatë vitit 2015,  vlerëson punën e këtij institucioni në ngritjen e një sistemi funksional në zbatimin e ligjit në fjalë, përmes ngritjes së programeve të transparencës.
Rezoluta e Kuvendit konstaton se gjatë 2015-s Zyra e Komisionerit, ka trajtuar një numër të konsiderueshëm ankesash në të dy fushat që mbulon, të drejtën e informimit dhe mbrojtjen e të dhënave personale.
Nenkryetarja Leskaj vlerësoi punën e bërë nga Komisioneri, që sipas saj, ka operuar në një terren ku nuk ka një traditë dhe kulturë të konsoliduar për një hapje të institucioneve. Zbatimi i ligjit për të drejtën e informimit synon që çdo qytetar të ndihet i vlerësuar dhe i dobishëm për këtë të drejtë, që ia jep Kushtetuta, theksoi ajo.

Next Post

Po ish-këshilltari ç'do në delegacionin zyrtar të Nishanit?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / “Maska nuk të fsheh nga ligji!”, Demo: Forca e shtetit duhet të ndihet nga ata që shkelin ligjin

VIDEO / “Maska nuk të fsheh nga ligji!”, Demo: Forca e shtetit duhet të ndihet nga ata që shkelin ligjin

November 9, 2026
Tragjedi në brigjet e Senegalit, mbytet varka me emigrantë: Të paktën 34 të vdekur

Tragjedi në brigjet e Senegalit, mbytet varka me emigrantë: Të paktën 34 të vdekur

November 9, 2026
Arrestohet në Shqipëri “mbreti i heroinës”, trafikoi 703 kg drogë nga Irani në Europë

Kapet me dy paketime kanabisi në valixhe, arrestohet 51-vjeçari grek në Rinas

November 9, 2026
VIDEO/ Kasafortë që hapet përmes fytyrës, prokurorët zbulojnë “thesarin” në vilën e ish-presidentit të Paraguajit

VIDEO/ Kasafortë që hapet përmes fytyrës, prokurorët zbulojnë “thesarin” në vilën e ish-presidentit të Paraguajit

November 9, 2026
“Rrjetet e huaja shfrytëzojnë trazirat në Francë”

“Rrjetet e huaja shfrytëzojnë trazirat në Francë”

November 9, 2026
Politika kërkon b*le, jo britma

Çfarë duhet të dinë Rama dhe Berisha

November 9, 2026
Ish-këshilltari i Trump: Pa fundin e luftës dhe dëbimet masive, republikanët rrezikojnë humbjen edhe në 2028-n

Ish-këshilltari i Trump: Pa fundin e luftës dhe dëbimet masive, republikanët rrezikojnë humbjen edhe në 2028-n

November 9, 2026
Lidhja jashtëmartesore me “spiunen” kineze, thyen heshtjen shefi i Nvidia-s!

Lidhja jashtëmartesore me “spiunen” kineze, thyen heshtjen shefi i Nvidia-s!

November 9, 2026
Vrasja e Vajdin Lames dhe Klodian Saliut, SPAK kërkon 175 vite burg për grupin e Shullazit

Vrasja e Vajdin Lames dhe Klodian Saliut, SPAK kërkon 175 vite burg për grupin e Shullazit

November 9, 2026
pellumb karameta

Sali, me sharje dhe mallkime nuk vjen në pushtet

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In