• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, June 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Lërini dënglat jo Jorida, jo Gazi, jo Basha, kryetar PD-je do zgjidhem unë…!

by Agron Gjekmarkaj
10/06/2023 18:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Agron Gjekmarkaj

Grimce çuditshme e një ditë monotone!

E kush se mban mend Bernard Banushin inxhinierin e shquar që vigjilonte mbi Lulzim Bashën në ditët e lavdisë dhe në ato të kiametit, i cili si re mizore me dy pisqolla në brez ku errej nuk çilej !!!

E pra tani ai Danoç ka mbetur në hije nga furia mediatike e zonjës Dupi, nga trimëria e zotit Zupi dhe nga elokuenca e Kodupit! Duket mërzia i punon qindin ndershmërisë së njeriut !!

Një miku im biznesmen me premtoi një shishe raki safi nga ajo e mira fare që bëhet në kufi mes Italisë dhe Austrisë.

Atë do e merrte Bernardi për të ma sjelle si thesar. Nuk e njihja atë pije të bekuar  e nga kurioziteti e pranova me qejf premtimin që ajo shishe do bëhej e imja.

Dje gjatë ditës me kishte dërguar disa foto të shishes në orë të ndryshme si siguri që shishja po vinte ne drejtimin e duhur.

Paraditja iku duke u marrë me ambasadorët ku së bashku me  të vendosurën Mimi di Puccini me nobiliarin Tom, me qerratain Etjen, me të zemëruarin Tritan, me të heshturën Greta, me të qeten Klodi, me lavdëruesin Lavderim,  me të zymtin Klos, me liberalin patetik Petro, me kokulurën Etilde që do qisnin në selamet punët e vatanit.

I kruam i lyem i vajosëm siç na e lypte ndera. U ktheva në shtëpi si u murrëtyer prit e prit po hiç. Aty kah ora 23 e darkës  ra telefoni ishte vete Bernardi me një zë plot mister!

Zbrit shpejt se jam në lagje, mos dil nga rruga kryesore po bjeri nga cepi! Heu thashë me vete çka ngjarë?! Sa u afrova zbriti nga makina dhe me shenja enigmatike me tha ta ndiqja nga pas.

Ec ai ec unë mu duk vetja si Luli me Taon që rënden për tu takuar një natë të kreshpëruar dimri. Pasi e ndoqa nja gjashtë minuta u gjindëm në një hyrje të rrjepur pallati.

Ç’të shihje! Me solemnitet nga poshtë një qyrku të hollë nxori një pagure ushtrie alumini të lidhur në katër anë me rripa jeshil doku dhe një tapë nga boshti i kallamboqit mbështjell me gjethe hardhie! Sa e hoqi tapën u ndie një puf sikur hapi një shishe shampanje dy pleq qe po kalon aty pari u rrezuan për toke nga tafti, ndihej një arome fiku e sheqeri bashke!!

Po kjo? Rakia tha? Ajo e mira fare e atij mikut po e futa në pagure qe të mos dukemi si oligark dhe mos na ndiqte kush nga pas!! O Zot kij mëshirë mërmërita. He tha ke ndonjë pakënaqësi dhe dëgjo tani?

Lërini dënglat jo Jorida, jo Gazi, jo Basha, sakën se ju dëgjoj më, pije këtë, largo turbullirën qe ke në koke se Kryetar Pd-je do zgjidhem unë se boll ju mbajta në qafë. Sokëlliu dy a tri herë dhe u bë erë!

Next Post
FOTOT/ Dënohet me 18 vite burg, 21-vjeçari dogji për së gjalli të dashurën shtatzënë

FOTOT/ Dënohet me 18 vite burg, 21-vjeçari dogji për së gjalli të dashurën shtatzënë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Harmoni ngjyrash dhe formash/ 60 vepra të artistit Edmond Hysi ekspozohen në Durrës

Harmoni ngjyrash dhe formash/ 60 vepra të artistit Edmond Hysi ekspozohen në Durrës

June 21, 2026
VIDEOLAJM/ Dita e 22-të e protestës para Kryeministrisë, ja pjesëmarrja e tubuesve

VIDEOLAJM/ Dita e 22-të e protestës para Kryeministrisë, ja pjesëmarrja e tubuesve

June 21, 2026
Shqiptari i Luginës së Preshevës rri gatitu para xhandarit serb, por ja që merr turrin të shkojë në Tiranë për të protestuar kundër Edi Ramës

Shqiptari i Luginës së Preshevës rri gatitu para xhandarit serb, por ja që merr turrin të shkojë në Tiranë për të protestuar kundër Edi Ramës

June 21, 2026
VIDEO/ I bëri thirrje administratës që t’i bashkohet tubimit, protestueses ia ndërpresin fjalën

VIDEO/ I bëri thirrje administratës që t’i bashkohet tubimit, protestueses ia ndërpresin fjalën

June 21, 2026
Trump, një nuse që do te nusërojë për herë të dytë

Kali i pushtetit

June 21, 2026
Cili do ta fitojë i pari luftën, Bordi i Paqes apo Bordi i Transparencës?!

Protesta që e di cilët do të heqë nga puna, por jo cilët dëshëron të marrë në punë

June 21, 2026
I shkruan emrin mbi një kosh mbeturinash, reagon Ardit Bido: Albin Kurti, ç’punë kanë aktivistët e VV të më piketojnë?

I shkruan emrin mbi një kosh mbeturinash, reagon Ardit Bido: Albin Kurti, ç’punë kanë aktivistët e VV të më piketojnë?

June 21, 2026
“Epsteini” ynë

Mos ia hiqni Albin Kurtit meritat për protestat në Tiranë

June 21, 2026
“Pak relaks me llajkefollouve të gunës”, video gazmore e Edi Ramës me influenceret e protestës

“Pak relaks me llajkefollouve të gunës”, video gazmore e Edi Ramës me influenceret e protestës

June 21, 2026
Dita e 22-të e tubimit në Tiranë/ Protestuesit mblidhen në sheshin “Skënderbej”, pritet marshimi i përhershëm drejt Kryeministrisë

Dita e 22-të e tubimit në Tiranë/ Protestuesit mblidhen në sheshin “Skënderbej”, pritet marshimi i përhershëm drejt Kryeministrisë

June 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In