• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Lëreni rehat Ambasadën e SHBA, ku ishit kur flitej për ligjin!

by A R
01/10/2016 18:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Në orët e fundit, një nga Drejtueset e Aleancës kundër Importit të Plehrave, Kozara Kati ka komentuar se: do kërkoj takim me ambasadorin Donald Lu, e do i kthej dekoratën që i dha paraardhësi i tij. Të paktën, kështu referohet në media. E nxituar.

Deklarata e bërë mbrëmjen e djeshme nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë vërtet ka qenë e tepruar, por askush nuk mund të gjykojë vendimin e një institucioni që ka kredencialet të mbrojë qytetarët e vet dhe të japë gjykim me aq tagër sa ka për vendin ku është e akredituar.

Për hir të së vërtetës ka shumë momente kur duket se ka gjëra që çalojnë nga Ambasada Amerikane, por ne përfaqësuesit e një vendi të vogël na duhet më së pari të shikojmë veten tonë dhe pastaj të gjykojmë për vendimet e një strukture diplomatike. Që do të thotë: Çdo ambasadë bën raportet e veta dhe ka konjukturat e veta. Nëse nuk na pëlqejnë, atëherë shteti ka mekanizma që i adreson në burimin diplomatik. Një gjë e tillë s’ka ndodhur, kurrë me SHBA-të.

Kurse patetizmi i drejtueses së AKIP dhe i shumë patetikëve të këtyre ditëve duhet të frenohet sepse Shqipëria gjendet para një udhëkryqi të frikshëm, atij të mbetjeve. Në këtë stad, ku kemi arritur, njerëzit dhe grupet e interesit nuk pyeten, ndërsa ligjvënësit bëjnë zhurmë thjesht pasi miratojnë ligjet.

Me pak fjalë, lëvizja e AKIP nuk duhet të binte në gjumë, por me fijet e veta, e me shumë specialistë që janë kudo, duhet të merrte masa që në Korrik kur filloi ridiskutimi i ligjit. Që në atë moment, duhej të bënte sensibilizimin, duhej të bënte sërish pasqyrimin e lajmit në media dhe të merrte masa. Por atëherë zotërinjtë pushojnë, më vonë udhëtojnë dhe tashmë prehen në Bllok. Tani është pak si vonë,  ndërsa ndihma që po bëjmë të gjithë gazetarët, duket si e pamundur të ndryshojë gjë. Pasi, ju njerëzit që merreni me organizma të tilla, vuani më shumë protagonizmin sesa realisht filtrimin në popull të problematikave reale.

Shikojeni pak më shumë Shqipërinë në terren dhe aty do të kuptoni se Shqipëria ka nevojë për një zë që të jetë i vazhdueshëm dhe jo sporadik, siç ndodh shpesh me ju. Realisht, zëri i shumë prej organizmave jo qeveritarë është me hope dhe shumë pa vend.

Jemi para një gjendje ku duhet të gjithë të mbështesim njëri-tjetrin kundër plehrave, kurse ju patetikët të mblidheni dhe t’i orientoni më mirë njerëzit.

Sa i përket Ambasadës Amerikane është më mirë të mbyllim gojën dhe ta lëmë rehat. Aty është i vetmi vend, ku shumica e shqiptarëve, duan të drejtohen dhe e kujtojnë madje ambasadorin e saj si njeriun më të fortë të vendit. Provojeni po të doni edhe këtë me një referendum! Ndaj, lëreni shoë-n për emisionet televizive, tek e fundit te ambasada amerikane faleni të gjithë! Edhe Ju. (Javanews)

Next Post
Andi Bejtja dhe Sonila Meço sulmojnë ambasadorin Lu: Bën politikën e Ramës

Andi Bejtja dhe Sonila Meço sulmojnë ambasadorin Lu: Bën politikën e Ramës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zbulohet bazë armësh në një banesë, poseduesi dyshohej se furnizoi autorët e atentatit të Rinasit

Zbulohet bazë armësh në një banesë, poseduesi dyshohej se furnizoi autorët e atentatit të Rinasit

February 20, 2026
Policia nuk mori përsipër tubimin e PD, reagon Berisha: Akt provokacioni i rëndë!

Policia nuk mori përsipër tubimin e PD, reagon Berisha: Akt provokacioni i rëndë!

February 20, 2026
Sa mund të dëmtojë arrestimi i ish-princit Andrew imazhin e Familjes Mbretërore?

Sa mund të dëmtojë arrestimi i ish-princit Andrew imazhin e Familjes Mbretërore?

February 20, 2026
Berisha: Policia i sulmon protestuesit me molotovë. Shihni pamjet, nuk i hedhim ne!

Berisha: Policia i sulmon protestuesit me molotovë. Shihni pamjet, nuk i hedhim ne!

February 20, 2026
Fëmijët tanë nuk lindin me thikë në dorë

Gjenitalistët e diplomacisë

February 20, 2026
Vrasja e gjyqtarit, reagon ministrja Koçiu: Dënoj aktin barbar, kemi angazhuar ekspertët më të mirë

“Në RENEA do të merren deri në 2300 euro”, Koçiu njofton rritje pagash për 3 kategori në Policinë e Shtetit

February 20, 2026
18-vjetori i Pavarësisë së Kosovës, Berisha: Sot jemi krenarë për arritjet e saj! Mbetet faktor kyç paqeje dhe stabiliteti

Takimi i Ramës me Trump në Bordin e Paqes, Berisha: Mori mesazhe në korridore…

February 20, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Diel 22 Shkurt 2026

February 20, 2026
Si po e bjerr Elda Hoti “narkoshtetin” e PD dhe misteri i dorëheqjes së Mark Markut

Si po e bjerr Elda Hoti “narkoshtetin” e PD dhe misteri i dorëheqjes së Mark Markut

February 20, 2026
Salianji nis foltoret anti-Berisha nga Korça? Ish-deputeti: Kur politika përpiqet të humbasë kuptimin e saj, forca vjen nga …

Partia Demokratike midis entuziazmit të bazës dhe frikës së kupolës

February 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In