• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Andi Bejtja dhe Sonila Meço sulmojnë ambasadorin Lu: Bën politikën e Ramës

by A R
01/10/2016 18:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Andi Bejtja dhe Sonila Meço kanë mbajtur një qëndrim mjaft të ashpër ndaj ambasadorit amerikan DOnald Lu, duke e akuzuar se po zbaton urdhra politik të kryeministrit Edi Rama.

Bejtja ka publikuar një shkrim në një portal pranë së djathtës kuk kritikon ambasadorin për qëndrimet e tij. Fokusi kryesor është deklarata e një dite më parë të ambasadës për p[rotestën kundër ligjit të mbetjeve.

Shkrimi i Bejtjas:

“Sot, pas protestës të shoqërisë civile kundra ligjit të importit të mbetjeve, prita që Ambasada amerikane në Tiranë, të kërkonte falje për deklaratën e djeshme, që qytetarët amerikanë duhet të kishin kujdes, edhe pse nuk kishin informacion, për një protestë të organizuar sipas saj nga opozita. Në deklaratë, (nuk gjej fjalë tjetër përveç një bashkimi leksikor italo-shqiptar), furbërisht ishte cilësuar – protestë kundra “mbetjeve të parrezikshme”-, refren ky i huazuar nga fjalimet e fundit të Kryeministrit. Nga kjo deklaratë, dhe me këtë ngarkesë e ngjyrë që iu dha, ashtu sikurse ndodh, më shumë u lëndua e u zemërua shoqëria civile, intelektualët, një pjesë e mirë e së cilës, mund të kishin duartrokitur dhe vetë Lu-në, kur mbante fjalime prej heroi komunist në prani të tyre për reformën në drejtësi. Kjo deklaratë irritoi më shumë, përveç shoqërisë civile dhe intelektualëve, dhe ato nëna me karrocë me fëmijë që ishin gati një e treta e protestuesve sot. Ndaj, kjo deklaratë sot më shumë se Opozitën, liderët e ndryshëm politikë, apo këdo tjetër, goditi vetë shqiptarët, shqiptarët e thjeshtë, shqiptarët e ndërgjegjshëm, ndaj me plot gojën mund të thuhet se kjo ishte një deklaratë antishqiptare, që as Ambasada Kineze kur Kina Popullore u prish me Shqipërinë komuniste nuk e ka bërë.

Kjo nuk ishte nje deklaratë vetëm kundër shqiptarëve, por dhe një deklaratë kundër vetë Amerikës, politikave të saj, filozofisë së saj, jo një, dy apo dhjetë vjeçare, po kundra një politike të ngritur e të stabilizuar prej 100 vjetësh. Të gjithë e kujtojmë vizitën e fundit të Xhon Kerrit në Shqipëri. E dinim që vinte për të zgjidhur problemin e muxhahedinëve, e pamë që nuk takoi dhe shumë liderë të tjerë që edhe mund t’i takonte edhe mund mos t’i takonte, por nuk harroi të takonte dhe dëgjonte më shumë se këdo shoqërinë civile shqiptare, atë shoqëri që, me të mirat dhe të këqijat e veta, institucionet demokratike amerikane e kanë financuar më shumë se dhe vetë Brukseli dhe në terma financiarë. Takimit të Kerrit me shoqërinë civile jo pa qëllim iu kushtua më shumë se një orë, minutash më i madh se me çdo lider politik. Mesazhi ishte i qartë: Uashingtoni me Tiranën nuk ka thjesht dhe vetëm hallin e muxhahedinëve, por dhe të demokracisë, institucioneve demokratike të saj. Më kujtohet një gazetare që doli nga takimi me Kerrin e cila tha se Kerry nuk përtoi të dëgjonte deri në fund çdo problem tonin. Dhe mesazhi nga vetë goja e Kerrit ishte kuptimplotë: Korrupsioni nuk luftohet vetëm nga politika. Ndërsa sot, ku jemi sot pas mesazhit “furbo” që dha dje Ambasada e Lu-së?. Kanë mbetur vetëm muxhahedinët, të tjerat u shumëzuan me zero madje dhe më keq. U shumëzua me zero jo vetëm kjo vizitë por edhe gjithë investimet amerikane në lekë për shoqërinë civile shqiptare. Ndaj, deklarata e djeshme e Ambasadës së Lu-së, nuk ishte vetëm një deklaratë antishqiptare, por dhe një deklaratë, antiamerikane”, shkruan Bejtja.

Sipas tij, Donald Lu merr urdhra nga Rama dhe nuk përfaqëson SHBA-në:

“Shkurt dhe shqip, fatkeqësisht dje u vërtetua se në Tiranë nuk ka më Ambasadë Amerikane po thjesht Ambasada Lu. Realisht dhe faktikisht, dy palët me te cilat Lu është për momentin në konflikt janë shoqëria civile shqiptare dhe opozita shqiptare, dy mekanizmat bazë të funksionimit të demokracisë. Jo pak herë, miku im Fatos Lubonja më ka ngritur shqetësimin se ç’duhet të bëjë shoqëria civile, opozita, intelektualët e këtij vendi kur po duket qartë se si Lu ashtu edhe ambasadorja Vllahutin e kanë selinë te salla luleve në Kryeministri!? Është një situatë delikate jo vetëm për demokracinë tonë, por edhe për vetë Amerikën, ku lehtësisht ajo për shkak të këtyre veprimeve të Ambasadës Lu, mund të humbasë padrejtësisht dashurinë e një populli që e do verbërisht. Ka vetëm një rrugë: të rilexojmë dhe një herë fije për pe’ mesazhet e Xhon Kerrit, dhe me këto mesazhe në dorë dhe në zemër të shpëtojmë demokracinë tonë dhe t’i rikthejmë Ambasadës amerikane mbiemrin dhe dinjitetin që meriton”, e mbyll shkrimin e tij Bejtja.

Ky shkrim është shpërndarë në rrjetet sociale edhe nga Sonila Meço, e cila e shoqëron me një pyetje në formë komenti në drejtim të ish-ambasadorit Arvizu:

“Ne nje nga intervistat qe kam realizuar me ambasadorin amerikan Arvizu, kryediplomati me kujtoi se nje qytetar amerikan kaplon edhe oqeanin per te luftuar ne emer te demokracise. Ndersa homologu i tij, kryediplomati aktual amerikan Lu sot toleron dhe mbeshtet forcimin e nje pushteti personal mbi demokracine.

Do doja shume te pyesja sot ambasadorin Arvizu, duke i vene perpara deklaraten per shtyp te ambasades amerikane publikuar dje nese ka ndryshuar perkufizimi i demokracise, apo ka ndryshuar sistemi per te cilin lufton e kaplon oqeanin qytetari amerikan”.

Next Post
“Në club-in e striptisteve vijnë deputetë e ministra”, menaxherja: Një prej tyre flirton me mua

"Në club-in e striptisteve vijnë deputetë e ministra", menaxherja: Një prej tyre flirton me mua

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rrjetet kriminale “pushtojnë” kufirin, Venezuela dhe Kolumbia bashkëpunim ushtarak kundër bandave

Rrjetet kriminale “pushtojnë” kufirin, Venezuela dhe Kolumbia bashkëpunim ushtarak kundër bandave

April 25, 2026
“Çlirimi” i akseve kombëtare, mbi një mijë subjekte të identifikuara në rrugët e vendit

“Çlirimi” i akseve kombëtare, mbi një mijë subjekte të identifikuara në rrugët e vendit

April 25, 2026
“Je i komanduar nga krimi”, Salianji i përgjigjet Berishës: Po shpik armiq për të fshehur frikën nga gara

“Je i komanduar nga krimi”, Salianji i përgjigjet Berishës: Po shpik armiq për të fshehur frikën nga gara

April 25, 2026
“Kapacitet për 120 nxënës”, Rama inspekton konviktin e ri në Dibër

“Kapacitet për 120 nxënës”, Rama inspekton konviktin e ri në Dibër

April 25, 2026
Berisha mbledh grupin: Kryengritja tjetër duhet të jetë më e fuqishmja që ka njohur Shqipëria

Më 8 maj protesta kombëtare, Berisha thirrje qytetarëve: Të ngrihemi fuqishëm për votën e lirë dhe kundër varfërimit!

April 25, 2026
Iu bashkua Foltores së Ervin Salianjit, Berisha përjashton Bravaldi Xhafkën nga gara për kreun e PD në Korçë

Iu bashkua Foltores së Ervin Salianjit, Berisha përjashton Bravaldi Xhafkën nga gara për kreun e PD në Korçë

April 25, 2026
Ndërprerja pothuajse totale e internetit në Iran vazhdon për ditën e 57-të radhazi

Ndërprerja pothuajse totale e internetit në Iran vazhdon për ditën e 57-të radhazi

April 25, 2026
“Paguani gjobat tani”/ Policia e Shtetit thirrje qytetarëve: Mos klikoni linqe të dyshimta!

“Paguani gjobat tani”/ Policia e Shtetit thirrje qytetarëve: Mos klikoni linqe të dyshimta!

April 25, 2026
SHBA-të akuzojnë Kinën për dominim të paligjshëm në IA

SHBA-të akuzojnë Kinën për dominim të paligjshëm në IA

April 25, 2026
Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të karburanteve, rriten nafta dhe benzina

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të karburanteve, rriten nafta dhe benzina

April 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In