• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Lëreni mënjanë refrenin “na vodhën dhe na blenë votat”, keni dalë më keq se në ’97-n

by Java News
18/05/2023 20:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Endri Tafani

Është hera e 6 rresht që opozita po humb përplasjen elektorale me PS duke u tkurrur në vota e perfaqsim politik.

Në këto zgjedhje opozita nuk ka asnjë Bashki të fituar me shumicë të këshilltarëve. Asnjë. Të gjithë këshillat bashkiakë zotërohen nga PS+PSD.

Ne këto zgjedhje opozita kam marrë numrin minimal historik të votave, shumë më pak vota edhe sesa zgjedhjet skandaloze të 1997.

Lërini mënjanë refrenin shumëvjeçar  “na vodhën apo na blenë votat”. E kuptoni qe është rezultati shumë më skandaloz sesa 1997 ku nga urrejtja për ngjarjet e 1997 realisht  komisioneret e PD nuk lejoheshin të merrnin pjesë në gjysmat e komisioneve në Shqipëri apo masakroheshin nëpër qendra votimi dhe policia mbushte kutitë për PS. Nuk ka të krahasuar me atë masakër.

E pra në numra në 2023 opozita është shumë më keq se atëherë.

A do e adresojë njeri si problem apo jo? Deri tani duket sikur jo.

Në fakt në Shqipëri ka patur e do ketë gjithmonë njerëz që janë rreshtuar në opozitë, por jashtë partive politike dhe u bënë vite që këta njerëz shohin probleme tek opozita dhe e kanë shprehur hapur.

Kjo kritikë në shumicën e kohës nuk ishte personale dhe as për ambicje pushteti pasi këta njerëz nuk synonin pushtet, por ishte thjesht një shqetësim pasi po shikohej si po rreshqisnin gjërat.

Po kjo kritike nuk u ka interesuar drejtuesve të opozitës, sepse i binte që të ndryshonin gjërat brenda saj duke humbur pushtet persona, pasi ne atë mënyrë ishin mësuar të drejtonin partite e të ruanin karrigen e tyre.

Në të njëjtën kohë kjo kritike nuk u pëlqente militantëve të opozitës të mësuar më idenë totalitare që Lideri ynë ka gjithmonë të drejtë e kush flet kundër është armik, agjent, i shitur etj.

E nga ky kombinim alla shqiptarçe lider-militant doli shprehja “Mos i bëni opozitë opozitës”.

Në vend të kuptohej që ekzistonin probleme dhe dikush po ta vinte në dukje që ta përmirësoje, zgjidhej që të sulmoheshin ata që i tregonin këto probleme.

Për fat të keq jemi akoma në atë fazë. Nuk duket të ketë shpresë që drejtuesit e opozitës te adresojnë problemet. Ka më shumë mundësi që të jene militantët e lodhur tashmë ata që do hapin sytë të parët e të kuptojnë mashtrimin që u është bërë nga liderët e opozitës gjithë këto vite duke shpërdoruar e përdhunuar mirëbesimin e tyre.

Të shohim.

Next Post
“Iu shoftë fara”/ Mallkoi zgjedhësit me ‘din e iman’ kandidatja e Berishës mbetet jashtë Këshillit Bashkiak

“Ju shoftë fara”/ Mallkoi ata që s’votuan Këlliçin? Kaceli: Statusi im më i thellë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rubio: Një samit mes SHBA-së, Rusisë dhe Kinës do të ishte pozitiv për botën

Rubio: Një samit mes SHBA-së, Rusisë dhe Kinës do të ishte pozitiv për botën

October 20, 2026
Shtatë ditë protestë, Policia: 51 prej të arrestuarve me precedentë për vrasje, pengmarrje, prostitucion, narkotikë, armë…

Shtatë ditë protestë, Policia: 51 prej të arrestuarve me precedentë për vrasje, pengmarrje, prostitucion, narkotikë, armë…

October 20, 2026
Durrës / Plagosen tre të rinj pas një konflikti me thika, një nga autorët 15 vjeç

Sherr me grushte dhe thikë në Gjirokastër, plagoset 43-vjeçari, arrestohet 20-vjeçari

October 20, 2026
Amazon do të investojë 18 miliardë dollarë në Gjermani

Amazon do të investojë 18 miliardë dollarë në Gjermani

October 20, 2026
Përleshje mes Policisë dhe protestuesve në Portugali. Forcat e Rendit heqin tendat, 55 të arrestuar

Përleshje mes Policisë dhe protestuesve në Portugali. Forcat e Rendit heqin tendat, 55 të arrestuar

October 20, 2026
VIDEO / Protestuesit sulmojnë fizikisht një kameraman, kolegët i dalin në mbrojtje

VIDEO / Protestuesit sulmojnë fizikisht një kameraman, kolegët i dalin në mbrojtje

October 20, 2026
Tritoli në makinën e administratorit të Shushicës, dy të arrestuar

Tritoli në makinën e administratorit të Shushicës, dy të arrestuar

October 20, 2026
Ligji i ri për shërbimin e jashtëm, Spiropali: Synohet reformim i thellë, i përgjigjet nevojave të integrimit europian

DETAJE / Spiropali nuk shkon në mbledhjen e grupit të PS. E vetmja që mungoi

October 20, 2026
Protestuesit largohen nga Kryeministria, nisin marshim drejt bllokut të ministrive

Protestuesit largohen nga Kryeministria, nisin marshim drejt bllokut të ministrive

October 20, 2026
Britania i vjen në ndihmë Arabisë Saudite, dërgon avionë luftarakë për ta mbrojtur nga sulmet e rebelëve Huthi

Britania i vjen në ndihmë Arabisë Saudite, dërgon avionë luftarakë për ta mbrojtur nga sulmet e rebelëve Huthi

October 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com