• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Lereni drejtësinë të punojë

by Artur Ajazi
24/11/2025 20:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

NGA ARTUR AJAZI

Nuk ka ngjarje apo diçka të ngjashme me ngjarjen, ku “populli ynë trim, punëtor dhe liridashës”, të mos bëhet kurioz, të mos futë hundët, të mos japë mendimin, dhe të mos bëjë analizën e tij. Gjithmonë ka ndodhur kjo, edhe me drejtësinë.

Qysh në kohën e Zogut, Enverit, dhe tash në “dhemokraci”, populli ynë, gjithmonë ndodhet “pranë” ngjarjeve dhe ndodhirave. Jep mendimin e tij për mbretin, oborrtarët, arrestimet, marrëveshjet, dënimet, gjykimet, ka dhënë dhe jep mendimin e tij, për arrestimin e ndonjë deputeti, drejtori, ministri, apo dhe ish-kryeministri. Jep mendimin e tij “analitik”, për ngjarjet e ndodhura në Ballkan, Rusi, Irak, Burundi, madje deri në planetin Mars. Por gjëja kryesore që “populli ynë heroik” nuk harron, mbetet drejtësia.

Që herët, komentohej arrestimi ndonjë hajduti xhepash, apo ndonjë vrasësi, i bëhej biografia, i diheshin bëmat, dashnoret, dhe menyja e tij, e të ushqyerit. Pastaj merreshin me prokurorin, gjyqtarin, gardianin e burgut, etj. Kjo palo epidemi, ka prekur sot edhe shumë nga “gazetarët dhe hanalistët”. Ata merren ditë e natë, me arrestimin, me ndjekjen penale, i bëjnë aktakuzën ministrit, zv.ministrit, kryeministrit, presidentit. O popull, ku po shkoni?

Në Europën që duam të vemi ne, nuk njohin komshiun, ministrin, pale kryeministrin, pasi atje merren me punët, hallet dhe problemet e tyre. Shohin cakun dhe detyrat funksionale të profesionit të tyre, dhe e kanë për fyerje, të komentojnë dhe analizojnë çdo fenomen që ndodh në qeveri, aq më keq, të paragjykojnë prokurorin dhe gjyqtarin. Mbushen faqet e portaleve dhe gazetave print, me shkrime ku i bëhet “gjyqi” prokurorit, gjyqtarit, SPAK-ut, GJKKO-së, kryeministrit, presidentit, pale ministrave e deputetëve. Të gjithë janë kthyer në “prokurorë , gjyqtarë e analistë”.

Ulen dhe shkruajnë dhjetra e qindra rreshta mbi “ngjarjet e fundit”, i drejtohen SPAK-ut dhe GJKKO-së me ultimatum dhe proregativa, a thua se , janë kompetentë të drejtësisë, hetimit dhe gjykimit penal. Ndaj, lereni drejtësinë të qetë, hiqni nga fjalori dhe mëndja juaj, idenë dhe iluzionet e kota, se “duhet të merreni patjater” edhe me drejtësinë. Drejtësia është e vetmja fushë, ku flet ligji dhe hesht individi- ka thënë Franc Hosneberg. Mjafton ti referohemi mëndjeve të ndritura që bënë Europën të Bashkuar, që seicili të bëjë dhe shohë punën ë tij, për të ecur përpara.

Next Post
Përse duhet ta marrim seriozisht ngritjen e një Komisioni Parlamentar për të Drejtat e Njeriut në Kuvendin e ri

Rruga Qukës–Qafë Plloçë, tregon krimin që bën politika kur dikton projekte

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ambasadori i BE dorëzon progres raportin për Shqipërinë: KE, gati t’ju mbështesë për mbylljen e negociatave deri në fund 2027

Platforma e dialogut të hapur, Gonzato: Parlamenti ka rol kyç në procesin e integrimit të Shqipërisë

March 25, 2026
U vra nga bashkëshorti, flet vëllai i Dashurie Rrapaj: Shefitin ta groposin në kanal!

U vra nga bashkëshorti, flet vëllai i Dashurie Rrapaj: Shefitin ta groposin në kanal!

March 25, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 26 Mars 2026

March 25, 2026
Nga Skrapari në Kavajë për të vjedhur, arrestohet hajduti serial

Nga Skrapari në Kavajë për të vjedhur, arrestohet hajduti serial

March 25, 2026
Referendumi? Kaso: I duhet Ramës për të tërhequr vëmendjen. Koçi: Kartë mjaft tërheqëse e kryeministrit

Referendumi? Kaso: I duhet Ramës për të tërhequr vëmendjen. Koçi: Kartë mjaft tërheqëse e kryeministrit

March 25, 2026
Historia që po çmend botën/ 7 qen arratisen nga kamioni i thertores në Kinë dhe ecin 17 km për t’u kthyer në shtëpi

Historia që po çmend botën/ 7 qen arratisen nga kamioni i thertores në Kinë dhe ecin 17 km për t’u kthyer në shtëpi

March 25, 2026
U vra nga burri, përcillet sot në banesën e fundit 75-vjeçarja në Roskovec, fqinja: Zonjë grua, nuk kishin konflikte

U vra nga burri, përcillet sot në banesën e fundit 75-vjeçarja në Roskovec, fqinja: Zonjë grua, nuk kishin konflikte

March 25, 2026
“Neni 210 është tradhti kombëtare”, partia e Ilir Metës: Kodi i ri Penal i hap rrugën shitjes së vendit nga Rama

Ndryshimet në rregulloren e Kuvendit, PL i përgjigjet Peleshit: Presim vendimin e Kushtetueses

March 25, 2026
Po priste dru në terren malor dhe u rrëzua, ndërron jetë 69-vjeçari

Po priste dru në terren malor dhe u rrëzua, ndërron jetë 69-vjeçari

March 25, 2026
Politika të mbledhë mendtë e kokës e të bëjë punën për të cilën votohet e paguhet!

Banesa dhe hapësirat private nuk garantohen si të paprekshme!

March 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In