• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“Lëre të vrapojë!”, historia frymëzuese e prindërve të Kamala Harris

by A R
23/07/2024 14:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një frazë e Kamala Harris “pushtoi” rrjetin së fundmi: “Mendon se ke rënë nga një pemë kokosi?”

Këtë shprehje, e përdor nëna e saj Shyamala Gopalan, e cila i kujton përherë Harris se ‘pema e kokosit’ simbolizon të parët e tyre.

Harris ka folur ndër vite për mënyrën si e kanë rritur prindërit e saj, e veçanërisht për të ëmën e cila e ka inspiruar të ndjekë ëndrrat. “Nëna ime ishte personi i parë që më tha se mendimet dhe eksperienca ime vlejnë”, shkruan 59 vjeçarja në një postim në Facebook dy vite më parë.

“Ajo më thotë shpesh: Kamala, ti mund të jesh e para që bën shumë gjëra, sigurohu të mos jesh e fundit!”, shton ajo. Të qeshurën e saj unike thotë se e ka trashëguar nga e ëma.“Jam rrethuar gjithnjë me gra që mbajnë barkun duke qeshur. Ulen në kuzhinë, pijnë kafe dhe tregojnë histori komike.” Babai i saj, Donald Harris sot është 85 vjeç. Ndërsa e ëma e saj vdiq prej kancerit në moshën 70 vjeçare në vitin 2009. Kamala nuk ka ngurruar të ndajë me publikun foto si copëza kujtimesh me prindërit dhe motrën e saj më të vogël, Maya.

“Nëna ime, Shymala, një shkencëtare që kishte dy qëllime. Të kuronte kancerin dhe të rriste dy vajzat e saj”, shkruhet në një postim në Instragram të zëvendëspresidentes në Maj 2024.

Si u takuan dy prindërit e saj?

Donald Harris ka lindur në Xhamajka ndërsa Shyamala Gopalan në Indinë Jugore. Rrugët e tyre u kryqëzuan kur të dy u zhvendosën në Shtetet e Bashkuara për të ndjekur studimet në Universitetin e Kalifornisë. Të dy morën pjesë në organizata të ndryshme kundër diskriminimeve racore. Edhe pse jo me origjinë afrikane, Gopalan si person me ngjyrë u mirëprit në një nga grupet ku merrte pjesë Donald.

Aty nisën edhe takimet e tyre romantike. Lidhja e tyre mori jetë në vitin 1962.

Të dy përshkruhen si studentë ekselentë në atë kohë dhe shumë të aftë. Gopalan e mori diplomën e saj në Universitetin e Delhit në moshën 19 vjeçare dhe më pas shkoi në Amerikë për të vijuar me ëndrrën e madhe, endokrinologjinë. Kamala thotë se nëna e saj kishte planifikuar që të kthehej në Indi sapo të kryente studimet dhe sigurisht atje të martohej.

“Por fati kishte plane të tjera. Takoi im atë, u dashuruan! Vendimi i saj për të qëndruar në Amerikë ishte akt i vendosmërisë dhe dashurisë. ”

Një pjesë e fisit të Kamala-s jeton ende në Azi. “Jemi rritur me një respekt shumë të madh ndaj kulturës indiane.”

Prindërit e saj ishin aktivë në lëvizjet për të drejtat civile

Pasioni i tyre për të sfiduar padrejtësinë, shkeljen e të drejtave themelore e kanë frymëzuar gjithnjë Kamala-n për t’u bërë ajo që është sot, një grua e suksesshme. Madje nëna dhe gjyshja e saj kanë marshuar kundër luftës në Vietnam.

Çifti u martuan në vitin 1963 dhe në vitet 1964 e 1967 sollën në jetë dy vajzat. Kamala e kujton me endje fëmijërinë e saj. “Babai im i thoshte nënës time, lëre të vrapojë. Sa më shpejt të mundet!”

Dashuria e fortë nuk mjaftoi!

Por pavarësisht dashurisë së madhe, gjërat u ndërlikuan. “Ata nuk silleshin më mirë me njëri-tjetrin. E donin shumë njëri-tjetrin, por u bënë si uji me vajin. Kur unë isha 5 vjeç, lidhja mes tyre u shkëput.”

Ata u divorcuan kur Kamala ishte 7 vjeç. Megjithatë nuk e ndjeu kurrë mungesën e babait të saj.
“Mamaja ime na rriti, babai vinte çdo fundjavë të na takonte.”

Përveçse i rriti thuajse e vetme dy vajzat, nëna e Kamala-s ka marrë shumë vlerësime për punën e saj si studiuese në fushën e mjekësisë. “Ajo na merrte dhe kur shkonte në laborator.”

“Duke parë punën e nënës time, krijova një botëkuptim vetjak ku besoja në arritjen e gjithçkaje.”

/a.r

Next Post
Vlorë, shtohen hapësirat publike në plazh, Bashkia vë në dispozicion të pushuesve, çadra dhe infrastrukturë falas

Vlorë, shtohen hapësirat publike në plazh, Bashkia vë në dispozicion të pushuesve, çadra dhe infrastrukturë falas

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Korrupsioni si vepër penale është strikt çështje fakti, jo llafesh

Policia kap drogë, SPAK kap llafe…

October 4, 2026
Ndoshta së shpejti inteligjenca artificiale do ta zgjedhë presidentin e Kosovës

Gjuha diskriminuese e kryeministrit të Sllovenisë kundër shqiptarëve të Kosovës

October 4, 2026
Araghchi: Lufta dhe sanksionet nuk do të funksionojnë dhe ne jemi gati për një zgjidhje

Araghchi: Lufta dhe sanksionet nuk do të funksionojnë dhe ne jemi gati për një zgjidhje

October 4, 2026
Ndezi zjarr për të djegur mbeturinat, flakët u përhapën dhe dogjën ullishte, arrestohet 33-vjeçari në Mallakastër

Ndezi zjarr për të djegur mbeturinat, flakët u përhapën dhe dogjën ullishte, arrestohet 33-vjeçari në Mallakastër

October 4, 2026
Shembet harku i famshëm i Hawaiit, monumenti natyror 27 metra i lartë përfundon në Oqeanin Paqësor

Shembet harku i famshëm i Hawaiit, monumenti natyror 27 metra i lartë përfundon në Oqeanin Paqësor

October 4, 2026
Aksident fatal në Mitrovicë–Prishtinë, humbin jetën 2 të rinj

Aksident tragjik në Tiranë! Humb jetën e moshuara, në pranga 20-vjeçari

October 4, 2026
Katër ditë para skadimit të afatit kushtetues për presidentin e ri të Kosovës, Kurti: Zgjedhjet janë të panevojshme

Edhe tre ditë për marrëveshjen, ose Kosova shkon sërish në zgjedhje

October 4, 2026
Angelina Jolie i drejtohet botës me pamjet tronditëse: Çfarë ka mbetur nga Gaza?

Angelina Jolie i drejtohet botës me pamjet tronditëse: Çfarë ka mbetur nga Gaza?

October 4, 2026
“Serbët spiunojnë ushtrinë shqiptare”

“Serbët spiunojnë ushtrinë shqiptare”

October 4, 2026
FOTO/ Trafik droge me postë nga SHBA, kapen rreth 5 kilogramë e cilësisë së lartë me THC! Në pranga 20-vjeçari në Bathore, detajet e hetimit

Kapet në Tiranë një i shumëkërkuar nga Italia, i dënuar me mbi 21 vite burg, pritet ekstradimi

October 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com