Aktori i famshëm amerikan Leonardo DiCaprio do të dëshmojë në Gjykatë për shkak të filmit “The Wolf of Wall Street” dhe akuzave të cilat Andrew Greene i ka parashtruar kundër shtëpisë së produksionit të filmit meqë në të ai siç pretendohet është “shpifur”.
Andrew Greene, ish-drejtori ekzekutiv i shtëpisë brokere Stratton Oakmont, kërkon 25 milionë dollarë dëmshpërblim.
Ai ka paditur “Paramount Pictures”, kompaninë amerikane për prodhimin dhe distribuimin e filmit për shkak të mënyrës sesi kanë shfaqur personazhin e tij, në filmin Nicky “Rugrata” Koskoffa, të cilin e ka luajtur aktori P.J. Byrne.
ma.me