• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Leo Messi përfitime milionere nga transferimi në SHBA, rriten menjëherë biletat për Inter Miami

by Java News
08/06/2023 16:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nëse do të kisha zgjedhur paratë, do të kisha pranuar 1 miliard dollarë nga Arabia”.

Kjo ishte deklarata e Lionel Messi menjëherë pasi konfirmoi firmën me Inter Miami në Shtetet e Bashkuara. Megjithatë, transferimi në Major League Soccer, përveçse më i madhi në tre dekadat e fundit përtej Atlantikut, do t’i sigurojë yllit argjentinas përfitime milionere.

Edhe pse pritet të konfirmohet, Messi do të paguhet 60milionë euro në sezon te Inter Miami. Kontrata është një vjeçare, me opsion rinovimi edhe për dy vjet. Në mbylljen e çdo sezoni, Leo do të vendosë nëse do të vazhdojë aventurën te klubi nga Florida.

Përpos pagës, 7 herë fituesi i Topit të Artë ka të garantuara përfitime nga shitja e fanellave të Inter Miami, përqindje nga shitjet e Adidas, përqindje nga e drejta e transmetimit të kampionatit amerikan, por edhe mundësia e blerjes së aksioneve të një klubi pas tërheqjes.

Pika e fundit do të bënte që kampioni i botës të ndiqte gjurmët e David Beckahm, duke u bërë pronar i një ekipi në Major League Soccer. Leo Messi largohet nga Evropa pas 704 golave të shënuar në 853 ndeshje, ku ka fituar edhe 37 trofe. Impakti i argjentinasit në Shtetet e Bashkuara ka qenë i menjëhershëm.

Nëse në qershor të vitit të kaluar, bileta minimale për ndeshjen e Inter Miami kushtonte 29 dollarë, tashmë çmimi përllogaritet në 477 dollarë. Biletat në stadium për të parë debutimin e Messi-t kushtojnë më tepër se vendet në finalen e tretë të titullit në NBA, ndërmjet Miami dhe Boston.

/s.f

Next Post

Rritet numri i dosjeve penale me autorë të mitur në Elbasan, psikologët: Ndikim i madh i rrjeteve sociale

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mbi 2 mijë gjoba në dy javë në Shkodër, arrestohen 4 shoferë

Mbi 2 mijë gjoba në dy javë në Shkodër, arrestohen 4 shoferë

November 14, 2026
Tabaku ngre alarmin për pastrimin e parave: Euro më e lirë, shtëpi më të shtrenjta!

Tabaku ngre alarmin për pastrimin e parave: Euro më e lirë, shtëpi më të shtrenjta!

November 14, 2026
Asambleja me dyer të mbyllura, mediat: Rama dublon drejtuesit në qarqe, ja kush drejton Tiranën

Asambleja me dyer të mbyllura, mediat: Rama dublon drejtuesit në qarqe, ja kush drejton Tiranën

November 14, 2026
Trump vë në lëvizje shkëmbimin historik të të burgosurve mes Rusisë dhe Ukrainës, Zelensky zbulon përparimin në negociata

Trump vë në lëvizje shkëmbimin historik të të burgosurve mes Rusisë dhe Ukrainës, Zelensky zbulon përparimin në negociata

November 14, 2026
Rikthehet furnizimi me ujë në Korçë, riparohet defekti pas katër orësh

Rikthehet furnizimi me ujë në Korçë, riparohet defekti pas katër orësh

November 14, 2026
Berisha “braktis” thirrjet për protesta, rikthehet te bashkëbisedimi live me qytetarët në rrjetet sociale

Berisha “braktis” thirrjet për protesta, rikthehet te bashkëbisedimi live me qytetarët në rrjetet sociale

November 14, 2026
20 milionë dollarë të sekuestruara në Hungari, paratë ishin groposur në pyje e fshehur në magazina, hetimet çojnë te ish-ministri i Orbanit

20 milionë dollarë të sekuestruara në Hungari, paratë ishin groposur në pyje e fshehur në magazina, hetimet çojnë te ish-ministri i Orbanit

November 14, 2026
Operacioni “Hijet e Natës” zbulon pesë vjedhje makinash në Fier! Arrestohet 51-vjeçari, dy bashkëpunëtorë në kërkim

Operacioni “Hijet e Natës” zbulon pesë vjedhje makinash në Fier! Arrestohet 51-vjeçari, dy bashkëpunëtorë në kërkim

November 14, 2026
Klosi hap punimet e Asamblesë dhe i jep fjalën Ramës, kryeministri kërkon që pjesa e parë të zhvillohet me dyer të mbyllura

Klosi hap punimet e Asamblesë dhe i jep fjalën Ramës, kryeministri kërkon që pjesa e parë të zhvillohet me dyer të mbyllura

November 14, 2026
Plagosën rëndë 38-vjeçarin me mjete të forta në Mirditë, në pranga 23-vjeçari, i vëllai ende në kërkim

Plagosën rëndë 38-vjeçarin me mjete të forta në Mirditë, në pranga 23-vjeçari, i vëllai ende në kërkim

November 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In