• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Leo, 6-vjeçari që ka nevojë për ndërhyrje kirurgjikale

by
25/06/2015 21:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një nga rastet e fundit të bëra publike në nevojë për ndihmë, e që ka sensibilizuar një grup të madh njerëzish, është ai i një djalë të ri, i cili rrezikon, në rast të moskryerjes së një ndërhyrjeje kirurgjikale në vlerën e rreth 40 mijë eurove, të mbetet në karrige me rrota.

Gazetarja e emisionit “Pasdite në Top Channel”, Elona Jaçellari, ka qenë në një lidhje të drejtpërdrejtë, gjatë së cilës ka shpjeguar më në detaj rastin e Leos 6-vjeçar, i cili ka kaluar një kalvar tepër të gjatë vuajtjesh, sakrificash dhe pengesash fizike për të lëvizur. Ai është lindur me një anomali, që nuk e ka lejuar të ecë dhe përgjatë kësaj kohe atij i është dashur t’u nënshtrohet 8 operacioneve, teksa më i fundit mendohet se mund t’i ndryshojë jetën e ta bëjë atë të ngrihet në këmbë.

Por për të nuk ka parà të mjaftueshme, ndaj dhe prindërit kanë bërë apel për ndihmë.

E ëma e Leos, Anxhela, tregon se kurrë gjatë shtatzënisë nuk i kishin treguar se, foshnja që mbante në bark kishte probleme dhe do të lindte me probleme. E pasi u lind me operacion cezarian, Anxhela thotë se ditën që do të dilte nga materniteti, kishte mësuar se Leon e kishin dërguar në ish-Spitalin Ushtarak (Spitalin e Traumës), e kishin futur në gips dhe sapo ia kishin sjellë për ta marrë në shtëpi. Një moment i rëndë, gjatë të cilit mori vesh edhe të vërtetën për të birin e saj të sapolindur.

Siç shprehet ajo gjatë intervistës së drejtpërdrejtë, nga ai moment mban mend vetëm një dhomë të errët dhe thotë se ka qëndruar për 3 ditë në koma, e pasi është kontrolluar edhe nga një mjek psikolog deri kur mblodhi veten, atëherë mundi të riniste detyrën e saj si nënë e një foshnjeje të porsalindur.

Leo, gjatë gjithë fëmijërisë së tij ka kryer 4 operacione në Shqipëri; dy i ka bërë në pjesën e poshtme të thembrës së njërës këmbë, ndërsa dy te tjetra. Doktori që e ndoqi, arriti deri në pikën kur nuk u jepte më shpresa prindërve, duke u sugjeruar të gjenin mundësitë më të mira për të, e praktikisht duke hequr dorë vetë.

Djaloshi 6-vjeçar mësohet të ketë deformim kocke dhe dobësim kocke, siç rrëfen e ëma, por gjatë periudhës së operacioneve të para ai i nënshtrohej edhe fizioterapisë, gjë që i shkaktonte atij thyerje këmbësh. Në atë kohë qëndronte rreth 6 javë i vendosur në allçi, gjë që e dëshmoi edhe me foto. Operacionin e tij të parë në këmbën e djathtë e ka kryer pikërisht në moshën dymuajshe.

E kur bëhet fjalë për kostot e deritanishme të kësaj përkujdesjeje ndaj të birit, Anxhela thotë se ka shpenzuar shumë parà, qoftë për operacionet në Shqipëri, edhe për ato të kryera në Greqi, ku shpenzimet rriteshin edhe më shumë për shkak të përkthyesve, por edhe vajtjes nëpër klinika private, sepse në ato shtetërore duhej librezë shëndetësore. Nuk përmend ndonjë shifër në total, por pas këmbënguljes së gazetares, tregoi se operacioni i fundit i kryer një vit më parë kishte kapur shifrën e 32 mijë eurove. Shpenzime këto, për të cilat ka dy kredi të marra në banka, ashtu sikurse dhe ndihma nga motrat e saj. Ndërsa me publikimin e rastit, duket se kontributet janë shtuar edhe më shumë. Dhe kjo u bë për shkak se kredi të tjera nuk mund të merren, por shpresat e dhëna nga mjekët e huaj duket se janë të plota.

E pavarësisht vuajtjeve, Leoja 6-vjeçar duket se nuk i trembet asgjëje dhe jo vetëm që tregohet trim për veten e tij përpara bluzave të bardha, shqiptarë apo të huaj qofshin, ai gjen edhe forcë për t’i dhënë kurajo nënës së tij. TCH

Next Post

Trashëgimia Kulturore e Vlorës gati të mirëpresë me krenari turistët në këtë sezon

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kriza iraniane, qeveria greke ngrin fitimin e privatëve mbi ushqimet dhe karburantet

Kriza iraniane, qeveria greke ngrin fitimin e privatëve mbi ushqimet dhe karburantet

March 11, 2026
Kush do të zëvendësojë Prodën? 8 kandidatë zyrtarë, sot afati i fundit për aplikimet

Kush do të zëvendësojë Prodën? 8 kandidatë zyrtarë, sot afati i fundit për aplikimet

March 11, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 12 Mars 2026

March 11, 2026
Rama reagon për mbylljen e TikTok: U konsultuam me 65 mijë prindër dhe mësues! Jemi në dialog me kompaninë për…

Mbyllja e Tik Tok nga qeveria, Gjykata Kushtetuese: Qëllimi ishte i mirë, por u cenua liria e shprehjes

March 11, 2026
Ligji për bastet sportive, Malaj: Kërkohet ende punë, është marrë ekspertizë ndërkombëtare

Ligji për bastet sportive, Malaj: Kërkohet ende punë, është marrë ekspertizë ndërkombëtare

March 11, 2026
Kombëtarja e Iranit tërhiqet nga Botërori: Qeveria e korruptuar e SHBA na vrau Khamenein

Kombëtarja e Iranit tërhiqet nga Botërori: Qeveria e korruptuar e SHBA na vrau Khamenein

March 11, 2026
Von der Leyen bisedë telefonike me Ramën: Me mikun tim të mirë folëm për integrimin dhe investimet

Presidentja e KE: 10 ditët e para të luftës i kushtuan Evropës 3 miliardë euro

March 11, 2026
“Koha të përballemi me këtë regjim të poshtër”, Berisha: Rama vendosi të mbyllë dyert e drejtësisë në Shqipëri!

“Koha të përballemi me këtë regjim të poshtër”, Berisha: Rama vendosi të mbyllë dyert e drejtësisë në Shqipëri!

March 11, 2026
Anulimi i tenderit për Porto Romanon, Karakaçi: Do ndërtojmë skenar tjetër! Edhe kryeministri e tha që…

Anulimi i tenderit për Porto Romanon, Karakaçi: Do ndërtojmë skenar tjetër! Edhe kryeministri e tha që…

March 11, 2026
Kush i kontrollon paratë dhe sekretet? Epstein kishte dy ndihmës të afërt, rrethi i ngushtë i predatorit

Kush i kontrollon paratë dhe sekretet? Epstein kishte dy ndihmës të afërt, rrethi i ngushtë i predatorit

March 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In