• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Lëngata e institucioneve kulturore zgjidhet me rekrutimin e drejtorëve të huaj

by A R
26/08/2016 14:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

 

Nga Ben Andoni

Paraqitja e platformave të pretendentëve për drejtorë të Operës Kombëtare Shqiptare ka nxjerrë paradokset por edhe kulturën e mangët menaxheriale të individit drejtues shqiptar. Jo vetëm për fajin e tyre por si mungesë e një kulture historike menaxheriale. Mbase është e tepërt të përmenden thagmat e shumicës syresh, që dallojnë hapur jo vetëm në mungesën e kulturës menaxheriale, por më shumë vetëdijes për të drejtuar një organizëm të këtij niveli.

Në fakt, për nga faji, nuk mund të bjerë më poshtë edhe vetë Ministria e Kulturës, që tashmë në procesin e rikonstruksionit të Operës, kërkon platforma! Ajo që dihet dhe mund t’ua kursente vuajtjen shumicës së kandidatëve, që orët e fundit janë reduktuar në vetëm dy syresh, është një dhe vetëm një: mbarëvajtja në këtë periudhë tranzicioni (për shkak të punimeve në opera), ku do të jetë i vështirë prodhimi, por më shumë mbijetesa kulturore e këtij institucioni elitar për kushtet e Shqipërisë.

Paçka se ligji shqiptar nuk e lejon kandidatin nëse nuk ka shtetësi shqiptare, duket se ka ardhur koha që Shqipëria të bëjë atë që kanë bërë institucione prestigjioze të kontinentit tonë të cilat kanë mbartur dhe kultivuar trashëgiminë e madhe muzikore botërore. Filarmonitë prestigjioze së shumë vendeve drejtohen nga të huaj, ashtu si edhe operat dhe baleti kombëtar. Një traditë që ka dekada që ka nisur dhe përtej kompleksit, ajo që duhet të shikohet është risia që sjellin këta përfaqësues të vendeve të zhvilluara në Shqipëri. Ndoshta kushtet e Shqipërisë nuk mund të sugjerojnë rroga marramendësve, aman nëse shteti shqiptar ka mundësi ta paguajë kripshëm për këshilltarë të huaj honorifikë që nuk bëjnë pothuaj asgjë, atëherë çfarë të kushton të marrësh dhe të ndryshosh ligjin fillimisht dhe pastaj të konkludosh me artistë drejtues ose menaxherë, që kanë ngritur operat në nivele të larta.

Shqipëria ka një histori te re institucionale sa i përket operas dhe baletit, diçka më shumë sa i përket muzikës simfonike dhe formacioneve të ndryshëm të saj, por që të mos provojë format e reja të menaxhimit, kjo mund të quhet realisht një mungesë vizioni.

Në Evropë ekziston një treg i tillë, i njerëzve që menaxhojnë në vende të ndryshme, të cilët kur mbarojnë mandatet janë të lirë për t’u rekrutuar. Ata shumë mirë mund të konkurrojnë me platformat e tyre në vendin tonë, thjesht me një modifikim të ligjit.

E përsërisim se hë-për-hë në kohën që po flasim është e tepërt dhe platformat janë të tepërta, derisa të mbarojë rikonstruksioni i operas dhe baletit, por e ardhmja i takon realisht këtij trendi historik, që bën diferencën. Shqipëria ka fatin e madh sepse ka një lidhje shumë të mirë historiko-politike-sociale dhe institucionale me Italinë dhe Austrinë, dy nga vendet që realisht kanë kontribuar në këtë gjini e që mund të jenë një garanci më shumë që Shqipëria të mos përpiqet të bëjë eksperimente që po e dëmtojnë nga dita në ditë kulturën e saj dhe po trashëgon një kulturë kaq të mangët menaxhimi.

Të paktën prezantimi i fundit i dobët i gjashtë kandidatëve për postin e drejtorit e tregoi këtë më së miri.  S’është turp, vende që i kanë dhënë aq shumë artit në këto gjini, ku ne vuajmë, ua kanë besuar të huajve të nderuar. Dhe, janë shpërblyer.

Next Post
Ligji antimafia në Kosovë nuk finalizohet para vitit 2017

Ligji antimafia në Kosovë nuk finalizohet para vitit 2017

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kadastra: Hapat si të regjistroni pronësinë e shtëpive të ndërtuara para vitit ’91

Nisin aplikimet për banesa, 300 kredi me 0% interes për punonjësit e administratës

August 28, 2026
Fluturimet komerciale në BE arrijnë në 6.9 milionë në vitin 2025

Fluturimet komerciale në BE arrijnë në 6.9 milionë në vitin 2025

August 28, 2026
Ditë e artë për Kosovën në xhudo, tri medalje të bronzta në “Taranto 2026”

Ditë e artë për Kosovën në xhudo, tri medalje të bronzta në “Taranto 2026”

August 28, 2026
Eshtrat e gjetura në Zubin Potok dërgohen në Hagë për identifikim përmes ADN-së

Eshtrat e gjetura në Zubin Potok dërgohen në Hagë për identifikim përmes ADN-së

August 28, 2026
Problemi në sistemet e trafikut ajror, reagon TIA: Pasagjerët e prekur nga vonesat po asistohen

Problemi në sistemet e trafikut ajror, reagon TIA: Pasagjerët e prekur nga vonesat po asistohen

August 28, 2026
Në nëntor Konferenca për “Shqipërinë Sociale”! Rama zbulon çfarë u diskutua me socialistët te “Vila e kuqe”

Në nëntor Konferenca për “Shqipërinë Sociale”! Rama zbulon çfarë u diskutua me socialistët te “Vila e kuqe”

August 28, 2026
Zjarret në Vranisht, banori: Më janë djegur mbi 50 koshere, kërkoj dëmshpërblim

Zjarret në Vranisht, banori: Më janë djegur mbi 50 koshere, kërkoj dëmshpërblim

August 28, 2026
RAI shkarkon gazetarin që u përplas me Ramën për investigimet mbi Shqipërinë

RAI shkarkon gazetarin që u përplas me Ramën për investigimet mbi Shqipërinë

August 28, 2026
Plas skandali i spiunazhit në Kinë, u ‘prihet koka’ dy gjeneralëve, njëri akuzohet se i dha sekrete bërthamore SHBA-ve!

Plas skandali i spiunazhit në Kinë, u ‘prihet koka’ dy gjeneralëve, njëri akuzohet se i dha sekrete bërthamore SHBA-ve!

August 28, 2026
Hajdutë pa stil dhe të paaftë, vodhën thesarin e Spanjës, por lanë pas pjesët më me vlerë!

Hajdutë pa stil dhe të paaftë, vodhën thesarin e Spanjës, por lanë pas pjesët më me vlerë!

August 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com