• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Leli: Vlonjatët nuk mund të pranojnë ndërtesa të tilla “përbindësh”

by
03/06/2015 18:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

 “Ai që e do Vlorën nuk mund të ndërtojë një përbindësh të tillë në mes të qytetit. Në rast se do ishin qytetarët ata që do të votonin, ky pallat gjigant nuk do të ishte ndërtuar në mes të Vlorës, në krah të ndërtesave historike dhe karakteristike. Historia të gjykon keq dhe me historinë nuk bëhet kompromis”.

Kështu u shpreh kandidati i Aleancës për Shqipërinë Europiane për qytetin e Vlorës, Dritan Leli, gjatë takimit me banorët e rajonit numër 1. Duke folur nga një shesh pranë Bashkisë së Vlorës, Leli iu referua pallatit që është ndërtuar në krah të godinës historike. Ky është vetëm një nga shembujt negativë që janë krijuar në Vlorë gjatë viteve të fundit.

Duke diskutuar me banorët në lidhje me shqetësimet e tyre dhe programin elektoral të koalicionit të majtë, Leli u zotua ta shndërrojë Vlorën në një qytet model jo vetëm në Shqipëri, por në të gjithë Mesdheun. Sipas tij, problemi i ujit të pijshëm është një nga shqetësimet më të mëdha të të gjithë vlonjatëve dhe si i tillë duhet të zgjidhet.

“Nuk mund të kemi turizëm nëse nuk kemi ujë të pijshëm. Kjo situatë do të marrë fund një herë e përgjithmonë. Unë do t’ia shuaj Vlorës etjen për ujë. Vota juaj për mua është prezenca juaj në bashki dhe unë do të jem zëri juaj. Ju keni një mundësi të madhe që të ushtroni pushtetin tuaj, votën. Ushtrojeni këtë pushtet më 21 qershor dhe dilni sa më shumë të votoni duke bërë zgjedhjen e duhur, duke ndjekur rrugën e duhur”, ka vijuar kandidati Leli.

Sipas Lelit, në katër vitet e ardhshme në Vlorë do të ketë më shumë sheshe, parqe për fëmijët, ndriçim e gjelbërim. Kandidati Leli ka dëgjuar kërkesat e qytetareve dhe ka premtuar që do të merret personalisht me secilën prej tyre. Interesit të tyre për programin e 100 ditëve të para në krye të bashkisë, ai i është përgjigjur se detyra e tij primare është largimi i mbetjeve duke i depozituar ato në një zonë të caktuar larg qendrës së banuar.

“Djegia e plehrave në Vlorë duhet të marrë fund. Ky tym nuk duhet të ekzistojë më. Do të angazhohem personalisht me këtë çështje. Brenda 100 ditëve të para kjo situatë do të marrë fund”, u shpreh Dritan Leli

Next Post

Shkon për trajnim, zhduket shqiptari në Belgjikë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Porositën dy vrasje e trafik droge, SPAK 8 urdhër-arreste, shpëtojnë i forti i Vlorës dhe i besuari i tij! Në pranga një shef policie, kapet ish-efektivi në Zvicër

Porositën dy vrasje e trafik droge, SPAK 8 urdhër-arreste, shpëtojnë i forti i Vlorës dhe i besuari i tij! Në pranga një shef policie, kapet ish-efektivi në Zvicër

March 7, 2026
U hap pas 11 ditëve bllokim, Rama “zbarkon” në aksin provizor Librazhd-Prrenjas

U hap pas 11 ditëve bllokim, Rama “zbarkon” në aksin provizor Librazhd-Prrenjas

March 7, 2026
Mazhoranca kërkon ndryshime në ligj, drejtori i Gardës s’do të zgjidhet me konkurs, hiqet kriteri i masterit

Mazhoranca kërkon ndryshime në ligj, drejtori i Gardës s’do të zgjidhet me konkurs, hiqet kriteri i masterit

March 7, 2026
Harta e re gjyqësore dhe drejtësia e mohuar

Karburanti i djeshëm me çmimin e nesërm

March 7, 2026
Berisha: Misioni i mësuesve, përcaktues për kombin! Sistemi arsimor në krizë

Berisha: Misioni i mësuesve, përcaktues për kombin! Sistemi arsimor në krizë

March 7, 2026
Aeroporti i Dubait rifillon pjesërisht operacionet, autoritetet thirrje qytetarëve: Kontaktoni me linjën ajrore dhe konfirmoni fluturimet

Aeroporti i Dubait rifillon pjesërisht operacionet, autoritetet thirrje qytetarëve: Kontaktoni me linjën ajrore dhe konfirmoni fluturimet

March 7, 2026
Ushtria izraelite sulm në Liban: Vramë drejtues të Hezbollahut

Ushtria izraelite sulm në Liban: Vramë drejtues të Hezbollahut

March 7, 2026
Nënkryetari i Bashkisë Tiranë, Sulaj: Javën tjetër kontrolle për derdhjen e inerteve. Mos abuzoni me hapësirat publike

Nënkryetari i Bashkisë Tiranë, Sulaj: Javën tjetër kontrolle për derdhjen e inerteve. Mos abuzoni me hapësirat publike

March 7, 2026
Gara për “fronin fetar” ndez përplasje brenda regjimit iranian, kush do të jetë udhëheqësi i ri?

Gara për “fronin fetar” ndez përplasje brenda regjimit iranian, kush do të jetë udhëheqësi i ri?

March 7, 2026
Si po e ndihmojnë “pa zhurmë” Iranin Kina dhe Rusia

Si po e ndihmojnë “pa zhurmë” Iranin Kina dhe Rusia

March 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In