• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, December 28, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Lela: Shembja e Teatrit Kombëtar ishte e padenjë dhe e padrejtë. Nuk ka drejtësi, as transparencë

by S M
17/05/2020 21:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gazetari Alfred Lela u bë sot papritur njëri prej të ndaluarve nga policia në afërsi të Teatrit Kombëtar, ku shkoi me biçikletë nga zyra për të parë ngjarjet nga afër.

“Aty unë lashë mënjanë për një çast detyrën e gazetarit, u bëra njeri i zakonshëm dhe ju thashë policeve: “Po e arrestoni pa të drejtë, dhuna juaj nuk ka kuptim, se zonja nuk bëri asgjë. Po shkelni policimin korrekt” – shtoi zoti Lela. Aty një grup policesh femra, tregon ai, shkuan dhe e morën zonjën gjysmë zvarrë, e futën brenda rrethimit për ta arrestuar.

Ai nuk arriti të mbaronte fjalinë, sepse 3-4 policë të tjerë i shkuan nga pas shpine, e morën dhe e lidhën.

“Jam goditur disa herë me shkelma nga afër në trup dhe në kokë ndërkohë që ma vendosën fytyrën mbi asfalt. Ky qëndrim zgjati shumë, sepse nuk po gjenin dot pranga, kishin mbaruar prangat dhe po kërkonin pranga përmes radiove të njëri tjetrit” – tha zoti Lela.

Ai ka ende një një shenjë të kuqe në faqe prej asfaltit, ndërkohë që mori edhe 4-5 goditje në kokë.

Nga mbajtja e kokës mbi asfalt prej oficerëve të forcave operacionale me kapucë të zinj Lela ka edhe një dhembje të qafës dhe shembje të pjesës së pasme të kurrizit, që mbetet për t’u vizituar nga mjekët.

Ai tregon se si për shumë minuta të tjera policët e mbajtën përpara Teatrit Kombëtar, i cili po shembej, sepse nuk po vendosnin dot ku duhej ta dërgonin. Komunikonin me radio: “Ku ta çojmë? Nuk e di. Si t’ia bëjmë”, shtoi Lela, pastaj kërkuan një makinë dhe e shoqëruan me këmbë nga Teatri deri te një qendër tregtare përballë Akademisë së Shkencave.

“Unë nuk u thashë se jam gazetar, por ata e dinin shumë mirë se kishin vënë një gazetar nën vete. Nuk është e lehtë të mbash gjunjët e 7 policëve mbi shpinë. Hoqa dorë nga vetëmbrojtja si gazetar dhe mendova ta provoj deri në fund si qytetar këtë përvojë. Nuk u ankova asnjë çast dhe gjoja se nuk e dinin emrin dhe profesionin tim, vetëm kur më çuan te makina më pyetën si e ke emrin. Nuk u përgjigja asnjëherë” – tha gazetari Lela.

Por pasi e futën në makinë dhe në komisariat, policët u transformuan duke i thirrur “Zoti Lela, zoti gazetar, zoti analist”.

“Ata dinin të ishin etikë për një orë e gjysmë nëpër zyra, por në shesh nuk e bënë as me mua dhe as me të tjerët” – tha gazetari Lela.

Ai ironizoi lajmet e ditëve të pandemisë duke thënë se ishte “lajmi i mirë” që sot është dita e parë kur Shqipëria ka më shumë të arrestuar nga policia se sa të infektuar nga Covidi. “Natyrisht që është një lajm shumë i keq, sepse arrestimet u bënë për protestën në mbrojtje të një monumenti kulture, pjesë e një trashëgimie të përbashkët kombëtare. Këto arrestime janë një lloj vdekje dhe pandemie e shoqërisë demokratike” – tha zoti Lela.

Ai tha se ngjarja e vërtetë ishte shembja e Teatrit Kombëtar, jo arrestimi i tij. Arrestimet, tha ai, janë një lloj koronavirusi në trupin e demokracisë. “Janë 37 arrestime, që njoftoi policia, e ndërkohë po bëhen edhe shumë arrestime të tjera në disa rrugë e sheshe. Kjo nuk është pamja që duam të shohim te vetja jonë gjatë rrugëtimit drejt BE-së” – shtoi zoti Lelo.

Ai theksoi se Shqipëria ka një qeveri të supozuar se është zgjedhur demokratikisht dhe jo një pushtues.

“Fakti që shembja e Teatrit Kombëtar kryhet pa ardhur agimi, në një kohë hajdutëshe dhe tinëzash, në një kohë pandemie, kur lëvizja e njerëzve është e pamundur dhe e limituar lëvizja, protesta, grumbullimi, kjo tregon se ka diçka për të cilën ata që veprojnë kështu nuk janë të sigurtë” – thotë analisti Lela.

Ai kujtoi se institucione prestigjoze ndërkombëtare janë kundër shembjes, dhe folën deri ditën e fundit.

“Teatri Kombëtar i Shqipërisë u fut në galerinë e pasurive të rrezikuara nga Europa Nostra. Janë reagimet e komisioneres për kulturën në Parlamentin Europian, po ashtu reagime edhe nga individë dhe organizata të tjera. Problemi u dërgua në Gjykatën Kushtetuese, por zyrtarët kanë edhe ngutin që të mos presin Gjykatën Kushtetuese, të paktën sa të dëgjonim fjalën e parë të një institucioni të ri të drejtësisë as reformës” – tha zoti Lela.

Ndaj sipas tij, të gjitha shenjat dhe dëshmitë të çojnë tek dyshimet e hedhura, që qarkullojnë prej kohësh.

“Ishte një gjë e padenjë, e padrejtë, që nuk duhej bërë. Nuk kemi as transparencë, as drejtësi, as dhënie kohe, as dëgjim të miqve ndërkombëtarë, as pritje të institucioneve të larta të drejtësisë si Gjykata Kushtetuese, sa për të dëgjuar të paktën a është apo jo kushtetues ky hap. Duke i përsëritur të gjitha këto shpesh, dhe megjithatë gjithçka na u shemb para syve” – theksoi zoti Lela.(VOA)

Next Post
“E lashë për një çast detyrën e gazetarit”, Lela: Shembja e Teatrit ishte e padenjë dhe e padrejtë

"E lashë për një çast detyrën e gazetarit", Lela: Shembja e Teatrit ishte e padenjë dhe e padrejtë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Europa e mbytur nga kokaina/ 440 organizata kriminale, në krye rrjetet shqiptare, belge, italiane…

Europa e mbytur nga kokaina/ 440 organizata kriminale, në krye rrjetet shqiptare, belge, italiane…

December 28, 2025
Zyrtare/ Luis Enrique shpallet trajneri më i mirë në Globe Soccer Awards 2025

Zyrtare/ Luis Enrique shpallet trajneri më i mirë në Globe Soccer Awards 2025

December 28, 2025
Festat sjellin rritje të qarkullimit, sportele shtesë në pikat kufitare. Intensifikon masat e sigurisë

Festat sjellin rritje të qarkullimit, sportele shtesë në pikat kufitare. Intensifikon masat e sigurisë

December 28, 2025
Strakosha në formë të jashtëzakonshme, AEK-u gjen stabilitet. Garanci edhe për Kombëtaren

Strakosha në formë të jashtëzakonshme, AEK-u gjen stabilitet. Garanci edhe për Kombëtaren

December 28, 2025
Bisedimet për paqen/ Zelensky mbërrin në Mar-a-Lago, shtrëngon duart me Trump!

Bisedimet për paqen/ Zelensky mbërrin në Mar-a-Lago, shtrëngon duart me Trump!

December 28, 2025
Banorët me bidonë në teatrin “Petro Marko”, ndërpresin shfaqjen dhe protestojnë: Duam ujë! Poshtë qeveria!

Banorët me bidonë në teatrin “Petro Marko”, ndërpresin shfaqjen dhe protestojnë: Duam ujë! Poshtë qeveria!

December 28, 2025
Kurti thirrje të ruhen votat: Vullneti i qytetarëve tashmë gjendet në kutitë e votimit

Kurti thirrje të ruhen votat: Vullneti i qytetarëve tashmë gjendet në kutitë e votimit

December 28, 2025
Mobilizohen studentët në Serbi, nis mbledhja e nënshkrimeve për zgjedhje të parakohshme parlamentare

Mobilizohen studentët në Serbi, nis mbledhja e nënshkrimeve për zgjedhje të parakohshme parlamentare

December 28, 2025
Dalin exit poll-et e para për zgjedhjet në Kosovë/ Kryeson Kurti me 49 deputetë, PDK e dyta me 27 deputetë, LDK e treta

Dalin exit poll-et e para për zgjedhjet në Kosovë/ Kryeson Kurti me 49 deputetë, PDK e dyta me 27 deputetë, LDK e treta

December 28, 2025
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

“Koha e gabuar” e Salianjit

December 28, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com