• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Lëkurë e shëndetshme apo lëkurë e errët?

by A R
03/06/2016 16:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kanceri i lëkurës është kanceri më i përhapur. Kanceri i lëkurës shfaqet në pjesën sipërfaqësore të lëkurës dhe mund të shërohet lehtë, nëse zbulohet në kohë.

Lloji më i keq i kancerit të lëkurës i quajtur melanoma malinje i cili përhapet më tepër. Rrezet ultravioletë ( rrezet UV) ose ekspozimi i tepërt në diell është një nga faktorët për shfaqjen e këtij lloj kanceri.  Prandaj, para se ti dorëzoheni plotësisht diellit, mendoni për shëndetin tuaj.

Dielli, shkaku numër një i shfaqjes së kancerit të lëkurës

Dr. Andrej Petrov, dermatovenerolog  në Spitalin klinik “Acibadem Sistina” shpjegon se rrezet ultraviolet (rrezet UV) apo ekspozimi i tepërt në diell është një nga faktorët e rrezikut për shfaqjen e këtij lloj kanceri.

“Shkaqe të tjera për shfaqjen e kësaj sëmundje janë:  përdorimi i solarit, imunosupresioni, dëmtimi i sistemit imunitar i cili e mbron trupin nga bakteret apo substanca që shkaktojnë reaksion alergjik, ekspozimi i niveleve të larta të rrezatimit, si dhe kontakti me disa kimikale siç janë arseniku, hidrokarburet në katran, vajrat apo tymi”, u shpreh Dr. Petrov.

Cilët persona janë të rrezikuar?

Sipas Dr. Petrov, grupi i personave në vijim janë më të prirur ndaj kancerit të lëkurës: personat të cilët kanë lëkurë tepër të bardhë, veçanërisht ata persona të cilët kanë problem me djegien e lëkurës  gjatë ekspozimit më të vogël ndaj rrezeve të diellit, personat me flokë biondë dhe me sy blu apo jeshile, me çrregullime gjenetike të cilët e varfërojnë pigmentin, pigmenti albinizëm apo kseroderma, personat të cilët janë trajtuar më parë nga kanceri i lëkurës, personat të cilët kanë nishane të pazakonta dhe tepër të mëdha që nga lindja, persnat të cilët kanë pasur anëtarë të families me kancer të lëkurës, ata persona të cilët kanë pasur të paktën një djegie të rëndë nga dielli gjatë fëmijërisë si dhe ata persona të cilët kanë pasur djegie të lëkurës të shkaktuar nga faktorë të tjerë jo nga rrezet e diellit, persona të cilët punojnë në ambiente të mbyllura dhe ekspozohen në diell vetëm kur duhet të merren me sport. Kanceri i qelizave basale dhe skamoze (luspa) shfaqet tek të moshuarit, ndërkohë që melanoma shfaqet më shpesh tek personat e rinj, sidomos në dekadën e tretë dhe të katërt të jetës.

Simptomat e kancerit të lëkurës

Simptomat e kancerit të lëkurës varen nga lloji i kancerit i cili është zhvilluar. Kanceri i qelizave basale, zakonisht  duket si një gungë e lëmuar, ka pamjen e perlës dhe shfaqet në ato pjesë të lëkurës  të cilat janë më të ekspozuara ndaj diellit (koka, qafa ose supet) . tek tumori janë të dukshme disa enë të vogla të gjakut, ka shpesh shfaqje të qelbit dhe gjakderdhje, zakonisht shfaqet si një plagë e pashërueshme.

Kanceri i qelizave skamoze zakonisht shfaqet si një gungë e përcaktuar mirë e trashë dhe e kuqe  e cila mund të shndërrohet në plagë dhe të rrjedhë gjak.  Nëse nuk trajtohet në kohë, mund të zmadhohet. Shumica e melanomave malinje janë lezione të pigmentuara me ngjyrë kafe ose të zezë. Shenja të tjera të melanoës janë: ndryshimet në madhësi, formë, ngjyrë, si dhe fryerja e nishanit, shfaqja e nishanit të ri, apo dhimbje e përsëritur, si dhe kruarja, plaga, gjakderdhja në ndryshimin ekzistues – shpjegon Dr. Petrov.

Si trajtohet kanceri i lëkurës?

Trajtimi i kancerit të lëkurës varet nga lloji i fazës së kancerit. Sipas Dr. Sllavica Kraleva, onkologe radioterapeute në Spitalin klinik “Acibadem Sistina” ,zbatohen trajtimet e mëposhtme:

Trajtimi kirurgjik. Mënjanohet lezioni si dhe pjesa e shëndetshme e lëkurës e cila gjendet pranë lezionit (plagës). Fillimisht kjo zënë mpihet me anë të ilaçeve, më pas me një thikë të vogël mënjanohet kanceri.

Kimioterapia, terapia objektive dhe imunoterapia. Përdoren ilaçe të cilat e mposhtin këtë lloj kanceri. Kimioterapia mund të merret me gojë ose me anë të venës.  Kjo lloj terapia quhet trajtim sistematik, ku ilaçet nëpërmjet gjakut  përshkojnë të gjithë trupin duke i mposhtur  të gjitha qelizat kancerogjene.

Radioterapia. Me ndihmën e dozave të larta të rrezatimit jonizues, mposhten qelizat kancerogjene.

Ngrirja (krioterapia)

Strukimi dhe djegia. Në trajtimin e kancerit të lëkurës më i rëndësishëm është trajtimi kirurgjikal dhe mënjanimi i lezionit  të shkaktuar nga kanceri. Përsa i përket kimioterapisë, përvoja e deritanishme ka treguar se nuk jep rezultate të mëdha në trajtimin e këtij lloj kanceri. Në botë është duke u punuar intensivisht në gjetjen e ilaçeve të reja kimioterapeutike të cilat do të jenë më efektive për trajtimin e këtij lloj kanceri. Radioterapia mund të jetë efektive dhe zakonisht përdoret për tumore të cilat gjenden në shtresat e thella të lëkurës.

Ruajeni lëkurën të shëndetshme dhe mos kërkoni ta errësoni atë

Mënyra më e mirë për tu mbrojtur nga kjo sëmundje është shmangia e ekspozimit të tepërt ndaj rrezeve të diellit. Është provuar mjekësisht se rrezet ultravioletë (UV) e dëmtojnë lëkurën  dhe me kalimin e kohës  shkaktojnë shfaqjen e kancerit të lëkurës.

Dr. Petrov na jep disa këshilla për parandalimin e kancerit të lëkurës:

–          Shmangni ekspozimin e drejtpërdrejtë  në diell për një kohë të gjatë.

–          Përdorni kapele të cilat e mbrojnë fytyrën dhe veshët tuaj.

–          Vishni këmisha me mëngë të gjata dhe pantallona të gjata të lehta për ti mbrojtur krahët dhe këmbët tuaja. Përdorni krem me faktor mbrojtës. Kremin aplikojeni 30 minuta para se të ekspozoheni ndaj diellit.

–          Përdorni syze dielli.

–          Shmangni ekspozimin në diell gjatë orës 10-16pm.

–          Nëse vereni ndonjë ndryshim në lëkurë, menjëherë kontaktoni me doktorin tuaj.

(express / r.a)

Next Post

Zbulohet arsyeja e helmimit të 18 personave në një lokal në ish bllok

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sportisti ukrainas tregon ‘çmimin’ e luftës përmes helmetës, Komiteti Olimpik ia ndalon!

Sportisti ukrainas tregon ‘çmimin’ e luftës përmes helmetës, Komiteti Olimpik ia ndalon!

February 10, 2026
Veliaj 54-55 përqind dhe Këlliçi 45-46 përqind në pesë javët e fundit

“SPAK nuk solli tërmet elektoral”, Zaloshnja: Shumica mendon se Berisha ka ndikim me sulmet ndaj drejtësisë

February 10, 2026
Nëntë vite pas ‘Çadrës së Lirisë’: A po kthehet PD-ja ‘fituese’ e Berishës tek ‘tradhtia’ e Lulzim Bashës?

Nëntë vite pas ‘Çadrës së Lirisë’: A po kthehet PD-ja ‘fituese’ e Berishës tek ‘tradhtia’ e Lulzim Bashës?

February 10, 2026
Trump kundër Netanyahu-t? I thotë “jo” planit të ri për Bregun Perëndimor

Trump kundër Netanyahu-t? I thotë “jo” planit të ri për Bregun Perëndimor

February 10, 2026

Qerelez dhe Molotovë

February 10, 2026
Ndryshimet në buxhet| Vengu shpjegon si do ndahen 1.9 miliardët që merr Mbrojtja

Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Vengu: Kjo padrejtësi e institucionalizuar rihap plagë historike

February 10, 2026
Protesta e opozitës, reagon Berisha: “Uragani i lirisë” vërshon sot në Tiranë. Fitore!

Protesta e opozitës, reagon Berisha: “Uragani i lirisë” vërshon sot në Tiranë. Fitore!

February 10, 2026
Shqipëri-Belgjikë, aktivizohet sistemi i përbashkët elektronik për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

Shqipëri-Belgjikë, aktivizohet sistemi i përbashkët elektronik për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

February 10, 2026

“Çfarë idioti ndërkombëtar”, Rama sulmon prokurorin e ish-krerëve të UÇK (VIDEO)

February 10, 2026
“1 vit mbikëqyrje, Golf 4 për të mos rënë në sy”/ Henrik Hoxhaj rrëfen atentatin ndaj Lulzim Mashës

“1 vit mbikëqyrje, Golf 4 për të mos rënë në sy”/ Henrik Hoxhaj rrëfen atentatin ndaj Lulzim Mashës

February 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In