Pak ditë qetësi por vendi lëkundet sërish nga tërmeti.
Sipas të dhënave nga Qendra Europiane Mesdhetare Sizmike https://www.emsc-csem.org, tërmeti ka qenë me magnitudë 3.4 të shkallës Rihter dhe epiqendra 12 km në veriperëndim të Shijakut.
Lëkundja është ndjerë në orën 14:22 me orën lokale me epiqendër Shijakun dhe 31 kilometra larg nga Tirana.
Tërmeti i fortë i 21 shtatorit me magnitudë 5.6 të shkallës Rihter shkaktoi panik të madh tek shqiptarët, dhjetëra të plagosur dhe qindra banesa e objekte të dëmtuara.

g.kosovari










