Një tërmet me magnitudë 4.6 Rihter ka goditur Turqinë mbrëmjen e sotme.
Sipas Institutit të Meaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave në Turqi, thellësia e tërmetit vlerësohet se ishte 9.75 kilometra, ndërsa epiqendra ishte lagjja Doğanşehir në zonën e Malatya.
Tërmeti me epiqendër në Malatya është ndjerë edhe në zonat përreth Adiyamanit.
Disa qytetarë të panik e sipër dolën në rrugë. Nuk ka raportime për dëme materiale apo të lënduar.
/a.r