Një tërmet me magnitudë 4.5 është regjistruar pak minuta më parë në detin Adriatik.
Sipas EMCS, epiqendra e tërmetit ka qenë në det, 35 kilometra nga rajoni italian i Sannicandro Garganico, ndërsa thellësia fokale ka qenë 10 kilometra.
Lëkundjet e tërmetit janë ndier edhe në qytetin e Foggias, por nuk kanë shkaktuar asnjë dëm material, për shkak se epiqendra ishte në det dhe kishte thellësi.