• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Leku vijon forcimin përballë dollarit

by A R
08/09/2017 13:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Për të gjithë ata që duan të blejnë një produkt në dollarë, apo të udhëtojnë në SHBA ka një lajm të mirë dhe e kundërta është për të gjithë ata që duan të kthejnë dollarët në lekë. Monedha amerikane ka arritur gjatë ditës së sotme, jo vetëm në nivelin më të ulët të këtij viti, por edhe që nga tetori i 2014-s.

Sipas kursit zyrtar të këmbimit të publikuar nga Banka e Shqipërisë, një dollar u këmbye sot me  110.67 lekë, me një rënie prej 0.69 lekë në raport me ditën e mëparshme.

Monedha e gjelbër është shumë më e lirë në raport me fillimin e këtij viti, kur ai këmbehej me gati 130 lekë. Sot, për të blerë 100 dollarë duhen rreth 11 mijë lekë, ndërsa në janar për të blerë të njëjtën sasi dollarësh ishin në nevojshme rreth 13 mijë lekë. Pra kursimi është gati 2,000 lekë për 100 dollarë.

Rënia e dollarit i bën importet e produkteve që blihen me këtë monedhë më të lirë. Kursimi është veçanërisht i lartë për naftën, që blihet me dollarë dhe ku tregtuesit mund të amortizojnë rritjen e çmimeve në bursa përmes zhvlerësimit të monedhës së gjelbër. Sipas Bankës së Shqipërisë, rreth 20% e importeve blihen në dollarë.

Edhe për blerjet online ka më shumë leverdi të kryhen në  dollarë, apo dhe gjithë tregtarët që punojnë me Turqinë për blerjen e veshjeve e mallrave të ndryshme.

Në të kundërt, euro është forcuar gjatë ditës së sotme në tregun e brendshëm, duke u ngjitur sërish në 133.29 lekë, pas rënies që shënoi në ditët e para të javës. Arsyeja kryesore e forcimit të euros lidhet me ecurinë e saj në bursat ndërkombëtare ku euro arriti sot në 1.21 USD, në nivelet më të larta që nga janari i vitit 2015. Pavarësisht nervozizmit të tregjeve për nivelin e lartë të euros, sërish ajo ka vijuar të mbetet e fortë.  Presidenti i Bankës Qendrore Europiane, gjatë ditës së djeshme sinjalizoi se mund të kishte plane në tetor për të hequr dorë nga stimujt mujorë prej 160 miliardë euro, pavarësisht euros së fortë, çka e mbajti lart monedhën e përbashkët.

Ndonëse në bursa euro është e fortë, në tregun vendas ajo vijon të jetë e nënvlerësuar. Në Shqipëri, në janar 2015, kur euro është në të njëjtat nivele me dollarit si sot, ajo arriti për disa ditë edhe mbi 140 lekë, ndërsa sot ajo kuotohet me më pak se 134 lekë./monitor/a.m.

Next Post
Ata që ikën, ose për një PS që nuk ekziston më

Rama porosit deputetët: Mungesa në seancë nuk tolerohet!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sulmet ndaj institucioneve bankare, Banka e Shqipërisë-qytetarëve: Kursimet tuaja janë të sigurta

Sulmet ndaj institucioneve bankare, Banka e Shqipërisë-qytetarëve: Kursimet tuaja janë të sigurta

October 19, 2026
Të shtëna ndaj një polici në Britani, arrestohen katër të dyshuar

Të shtëna ndaj një polici në Britani, arrestohen katër të dyshuar

October 19, 2026
Bilanci i protestës, 36 të lënduar në Spitalin e Traumës, 14 vijojnë trajtimin në spital

Bilanci i protestës, 36 të lënduar në Spitalin e Traumës, 14 vijojnë trajtimin në spital

October 19, 2026
Protestat e dhunshme, Sekretari i Përgjithshëm i KE: Zemërimi i qytetarëve nuk duhet të bëhet mjet politik

Protestat e dhunshme, Sekretari i Përgjithshëm i KE: Zemërimi i qytetarëve nuk duhet të bëhet mjet politik

October 19, 2026
Sulmohet Gjykata e Apelit në Tiranë, protestuesit drejtohen nga “Brryli”, Policia në ndjekje

Sulmohet Gjykata e Apelit në Tiranë, protestuesit drejtohen nga “Brryli”, Policia në ndjekje

October 19, 2026
Analiza e REL: Çfarë fshihet pas forcimit rekord të lekut?

Bankat në Tiranë e Durrës me orare të reja: Ku dhe si do të ofrohet shërbimi?

October 19, 2026
A ekziston sekreti i pavdekësisë? Kjo krijesë detare po çudit shkencëtarët

A ekziston sekreti i pavdekësisë? Kjo krijesë detare po çudit shkencëtarët

October 19, 2026
Fëmijët si mburoja njerëzore: Kush po paguan për t’i nxjerrë përballë policisë?

Fëmijët si mburoja njerëzore: Kush po paguan për t’i nxjerrë përballë policisë?

October 19, 2026
Shefat e protestës/ LVV ndërhyn për trazirat në Tiranë, Haxhiu flet për pjesëmarrjen e militantëve të tyre

Shefat e protestës/ LVV ndërhyn për trazirat në Tiranë, Haxhiu flet për pjesëmarrjen e militantëve të tyre

October 19, 2026
Durrës / Plagosen tre të rinj pas një konflikti me thika, një nga autorët 15 vjeç

DETAJE/ Ushtaraku ishte fqinj me vëllezërit Islamaj, si ndodhi vrasja e dyfishtë në Zall-Herr

October 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com