• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Leksioni i hidhur i Valdrinit shkon për ata që nuk besojnë Dekriminalizimin

by Mero Baze
13/08/2019 20:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

 

Valdrin Pjetri është leksioni I fundit I hidhur I gjithë atyre që nuk e kanë kuptuar se ligji I dekriminalizimit është bërë për ti mbajtur larg politikës, të gjithë ata që përpiqen të fshehin të shkuarën e tyre. Para tij e kanë pësuar disa kryetar bashkishë dhe deputetë të parlamentit, dhe për një njeri normal, kjo do të mjaftonte që për një gjë dhe shumë më të lehtë se kjo e Vladrinit, ti qëndronte larg politikës.

 

Një njeri që është dënuar 20 vjet më parë, ka gjithë të drejtat të jetë qytetar I lire, por ligji ja ka ndaluar të jetë pjesë e politikës.

 

Dhe në këtë pikë Valdrin Pjetri, ngre dyshime serioze, jo vetëm si njeri politik, por dhe për intelektin e tij si qytetar. Poshtërimi I tij publik sot, më shumë se sa një fitore e opozitës, është një problem I tij personal, të cilin do ta kishte shmangur, sikur të shikonte punët e veta e të mos merrej me politikë. Është një ndëshkim dhe për integjencën e tij të pretenduar.

 

Por meqë guxoi kaq shumë, duhet dhe ta pësoj kaq keq.

 

Në një farë mënyre, fati I tij sot, është një leksion për të gjithë ata që ende besojnë se mund të mbijetojnë në këtë sitë të hollë që politika I ka vënë vetes me ligj.

 

Demonizimi I elementëve kriminalë në politikë, është një fitore e reformës në drejtësi , që po jep frytet e veta edhe në shoqëri.

 

Reagimi I menjëhershëm I kryeministrit, është një lajm I mirë, që tregon se ai është pari që e ndjen peshën e përgjegjësisë, për infiltirmin e elementëve të tillë, qoftë dhe ilegalisht në sistem. Por nga ana tjetër, është një leksion për të, për të kuptuar se distanca me elementë të tillë, nuk duhet të jetë vetëm nga letrat, por dhe nga mjedisi nga vijnë dhe nga nuhatja se kush I mbështet.

 

Rezultati I Vladrin Pejtrit në Shkodër, I identifikuar dhe nga vet PS, si I mbështetur nga aleatë “të fortë” të PS në atë qark, rrëzoi në mënyrë drastike rezultatin e Partisë Socialiste në atë qytet. Pjetri ka marrë rezultatin më të ulët historik të PS në qytetin e Shkodrës, duke marrë më pak se gjysmat e votave të Keti Bazhdarit katër vjet më parë, që garoi kundër vullnetit të “të fortëve” të Shkodrës. Kjo tregon se shoqëria është më e përgatitur se politikanët tanë, për të nuhatur kush është I sponsorizuar nga të fortët dhe kush është përballë tyre. Dhe pjesë e kësaj shoqërie është dhe PS e Shkodrës që duket se e ka pasur këtë nuhatje. Përveç Valdrinit .

 

Nga ana tjetër reagimi I fortë I Edi Ramës, që thotë se nuk do të falte as vëllain e tij, në raste të tilla, ka bërë entuziastë Sali Berishën, I cili e quan fundin e botës, që Rama mund të dorëzoj dhe vëllain nëse bën gjëra të tilla. Se ai me mendjen e tij e quan sukses që nuk e dorzoi djalin kur vrau në Gërdec as vajzën kur u kap si seksere e tre milionë eurove. Ai në vend të tyre vrau shtetin dhe tani çuditet se si shteti ndahet nga krimi. (Tema)

Next Post
Rrëfimi i Maks Velos: Si shoqërohesha në diktaturë me francezen që fliste shqip

Maks Velo apelon sipas mënyrës së tij për memorialin: Turqit na robëruan 500 vjet, e na mësuan të mos punojmë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Bordi i Paqes” fillon nga puna/ Shpalos planin për çarmatosjen e Hamasit dhe rindërtimin e Gazës

“Bordi i Paqes” fillon nga puna/ Shpalos planin për çarmatosjen e Hamasit dhe rindërtimin e Gazës

March 21, 2026
Sulmet iraniane ndaj bazave të përdorura nga SHBA shkaktuan rreth 800 milionë dollarë dëme

Sulmet iraniane ndaj bazave të përdorura nga SHBA shkaktuan rreth 800 milionë dollarë dëme

March 21, 2026
Teste për veshin e brendshëm, në QSUT nis funksionimi i kabinetit vestibular që përcakton diagnozën

Teste për veshin e brendshëm, në QSUT nis funksionimi i kabinetit vestibular që përcakton diagnozën

March 21, 2026
Bardhi dhe Tabaku takojnë Ministrin gjerman për Europën, Gunther Krischbaum: Shqiptarët e duan integrimin

Bardhi dhe Tabaku takojnë Ministrin gjerman për Europën, Gunther Krischbaum: Shqiptarët e duan integrimin

March 21, 2026
Baton Haxhiu: Ka vite që e them! Berisha është i vetmi njeri që i jep mandat Edi Ramës

Baton Haxhiu: Ka vite që e them! Berisha është i vetmi njeri që i jep mandat Edi Ramës

March 21, 2026
Turistja bie nga një mur në lagjen ‘Kala’ në Berat , transportohet tek Trauma

Turistja bie nga një mur në lagjen ‘Kala’ në Berat , transportohet tek Trauma

March 21, 2026
Amerikë-Izrael sulmojnë Natanz-in bërthamor të Iranit, dyshime për rrjedhje radioaktive

Amerikë-Izrael sulmojnë Natanz-in bërthamor të Iranit, dyshime për rrjedhje radioaktive

March 21, 2026
“E kam për nder të pushtoj!”, Kuba bëhet gati për luftë me Amerikën pas deklaratës së Trump

“E kam për nder të pushtoj!”, Kuba bëhet gati për luftë me Amerikën pas deklaratës së Trump

March 21, 2026
Gushti nis me fluks të lartë udhëtarësh në pikat kufitare të vendit

Fluks në Morinë, mbi 13 mijë qytetarë dhe 9 mijë mjete në 24 orët e fundit

March 21, 2026
Ministri i Jashtëm i Kinës: Situata në Lindjen e Mesme kërcënon stabilitetin global të furnizimit me energji

Ministri i Jashtëm i Kinës: Situata në Lindjen e Mesme kërcënon stabilitetin global të furnizimit me energji

March 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In