• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, July 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Leksioni francez”, për ata që duan të komandojnë Perëndimin nga Prishtina

by Mero Baze
30/08/2024 20:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Presidenti i Francës Emanuel Macron, ka rikthyer praninë e Francës në Beograd prej vitit 1999, kur në Paris u vendos që Beogradi të bombardohet për shkak të Kosovës.

Në të vërtet normalizimi i raporteve mes Francës dhe Serbisë është kthim në një normalitet historik.
“Anormalitet” ishte ajo që Ibrahim Rugova bëri me Francën, duke e kthyer atë në anën e Kosovës, prej vitit 1990.
Ai punoi me durim dhe strategji të qartë për të hequr një bastion të Beogradit në zemër të Evropës dhe ta kthente në anën e vet. Portreti i Ibrahim Rugovës gjendet në zyrat e Ministrisë së Jashtme të Francës sikur të ishte pjesë e diplomacisë së tyre.

Franca u bë jo vetëm vendi mikpritëse për konferencën e Rambujes, e më pas të Parisit, që vulosi fatin e Kosovës, por dhe vendi që e dominoi atë marrëveshje me qëndrime te veta të qarta.

Prej vitit 2021 udhëheqësite Kosovës janë në betejë me presidentin francez Emanuel Macron, një herë duke e refuzuar atë në gjithë qëndrimet që ai ka për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, dhe madje duke e bërë atë target sulmesh duke i kërkuar llogari për Serbinë . Madje dhe duke i dhënë leksione se si duhet të sillet me Serbinë.

Në gjithë këtë histori të re të lodhshme në raportet e Kosovës me perëndimin, të gjtihë ata që në Perëndim janë në anën e Kosovës, kanë pasur vetëm një këshillë për Kosovën: “Kapeni trenin”!
Këshilla ka të bëj me faktin që Kosova nuk duhet të humbas kohë dhe nuk duhet të mendoj se do të jetë gjithë jetën në qendër të vëmendjes së botës siç ishte në vitin 1999.

Konflikti në Lindjen e mesme dhe ai në lindje me Rusinë, e kthejnë problemin e Kosovës në bezdi për perëndimin dhe zgjuarsia e udhëheqësve të Kosovës është se si të mos humbasin më asnjë mik në perëndim.

Tashmë pasi Macron dhe Shultz kanë shkuar në Beograd njëri për litium dhe tjetri për të shitur avion, duke e kthyer Serbinë në zonë interesi ekonomik për Evropën, nga Kosova apo mbështetësit e Kurtit kanë nisur sulmet ndaj Evropës në gjuhën e folklorit të vjetër të “Evropës kurvë” që po na tradhton.
Në fakt Kosova ka tradhtuar rrugën e saj properëndimore. Dhe për këtë çmimi po paguan është injorimi i saj.

Fakti që Evropa po përpiqet ta përfshij Serbinë në zonën e influencës së saj ekonomike, do të thotë se ajo po përpiqet ta mbaj atë në anën e saj jashtë interesave ekonomike të Rusisë në rajon. Por kjo për Kosovën natyrisht nuk është ndonjë lajm i mirë afatgjatë.

Përkundrazi kjo do ta pakësoj dhe më shumë durimin e liderëve evropianë për të dëgjuar delirant e mitoman nga Kosova që i japin mend Evropës si të sillet me të.
Katër vitet e fundit Kosova ka prodhuar vetëm politikë konfliktuale me Perëndimin, me SHBA dhe vendet e Bashkimit Evropian. Madje ky është i vetmi identitet politik i qeverisjes së Albin Kurtit. Tani dhe më tutje, ata thjesht duan ta dinë, se së paku Evropa ka gjithnjë e më pak nerva dhe kohë të merret me muhabetet e katundit të Kosovës.

Serbia për fatin e keq të Kosovës ka çfarë i ofron perëndimit, si zonë interesi, gjeopolitik dhe ekonomik. Kosova përveç marksistllëqeve të Albin Kurtit, dhe “plazhit” të Ujmanit, nuk ofron gjë tjetër.

Ndaj nuk është koha që Kosova të shaj Evropën, Francën apo Gjermaninë, e më pas Italinë e ndonjë vend tjetër që afrohet me Serbinë.

Është koha të ulin kokën dhe të kapin kohën që kanë humbur duke i dhënë mend perëndimit nga Prishtina, se si duhet të sillet me Serbinë e si duhet të ndihmojë Kosovën.

“Leksioni francez” tregon se askush nuk ka kohë për të humbur duke dëgjuar broçkulla populiste dhe duke bllokuar çdo proces normalizimi rekomanduar nga Perëndimi.

Nga një arsye që bashkoi SHBA dhe Evropën kundër Serbisë, Kosova po kthehet në një arsye të re që po kthen Serbinë në zonë interesi për perëndimin. Atë që e fituan me luftë, po e humbasin në paqe. Dhe pas kësaj, kanë për të harruar ofertën e perëndimit të para disa viteve. Do marrin shumë herë më pak mbështetje dhe shumë herë më pak interes.

Next Post
Negociatat Izrael – Hamas, drejt kolapsit, ja kushtet që nuk po i japin fund luftimeve në Gaza

Negociatat Izrael - Hamas, drejt kolapsit, ja kushtet që nuk po i japin fund luftimeve në Gaza

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Behlul Jashari, kronisti i qëndresës që u harrua nga Kosova e Shqipëria

Behlul Jashari, kronisti i qëndresës që u harrua nga Kosova e Shqipëria

July 21, 2026
Protesta dhe kërkesat/ Preç Zogaj: Sinjal për reflektim! Prekin probleme thelbësore të demokracisë dhe qeverisjes

Protesta dhe kërkesat/ Preç Zogaj: Sinjal për reflektim! Prekin probleme thelbësore të demokracisë dhe qeverisjes

July 21, 2026
“Do jeni bashkëfajtorë”/ Irani paralajmëron Bullgarinë që të mos i lejojë SHBA-të të përdorin bazat e tyre

“Do jeni bashkëfajtorë”/ Irani paralajmëron Bullgarinë që të mos i lejojë SHBA-të të përdorin bazat e tyre

July 21, 2026
Pas Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, stuhia e fuqishme “mbërthen” Shqipërinë! Si paraqitet situata në vend

Pas Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, stuhia e fuqishme “mbërthen” Shqipërinë! Si paraqitet situata në vend

July 21, 2026
“Vendimet për Aeroportin e Vlorës dhe Zvërnecin i firmosi Sali Berisha”, Balla publikon dokumentin (VIDEO)

Paketa e Maleve, Rama publikon mesazhet e qytetarëve: 90% janë profile fallco. Pas tyre janë sorrat e opozitës

July 21, 2026
“Vendimet për Aeroportin e Vlorës dhe Zvërnecin i firmosi Sali Berisha”, Balla publikon dokumentin (VIDEO)

“Vendimet për Aeroportin e Vlorës dhe Zvërnecin i firmosi Sali Berisha”, Balla publikon dokumentin (VIDEO)

July 21, 2026
Ndryshon moti në vend! Pas vapës përvëluese, rikthehen reshjet e shiut

Ndryshon moti në vend! Pas vapës përvëluese, rikthehen reshjet e shiut

July 21, 2026
“Xhamat e errësuar pa leje do të hiqen”, Lamallari: Nuk ju bëjnë të padukshëm, rregullat njësoj për të gjithë

“Xhamat e errësuar pa leje do të hiqen”, Lamallari: Nuk ju bëjnë të padukshëm, rregullat njësoj për të gjithë

July 21, 2026
Era e fortë përfshin Vlorën, priten reshje intensive shiu

Era e fortë përfshin Vlorën, priten reshje intensive shiu

July 21, 2026
Revolta e 52-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Revolta e 52-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës

July 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In