• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Leksionet në universitete bëhen me detyrim/ Si do bëhet frekuentimi i mësimit për çdo lloj cikli studimi

by
08/10/2022 10:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Teksa në universitete ziejnë bisedat nëse këtë vit akademik do të mund të zhvillohet mësim normal në kushte protestash të paralajmëruara nga pedagogë e studentë, është firmosur një dokument që penalizon studentët nëse nuk marrin pjesë në seminare e leksione.

Pra, ato që më herët ishin fakultative, leksionet, nga ky vit janë bërë me detyrim.

Fakultetet do të mbajnë regjistër mungesash në orët e shpjegimit, sikundër edhe në seminare dhe në fund kërkohet një total orësh prezence me qëllim për t’u futur në provim.  Në të kundërt, studentët rrezikojnë përsëritjen e vitit akademik.

UDHËZIMI

Në përfundim të vitit akademik, Ministria e Arsimit ka firmosur një udhëzim, atë nr. 13.datë 20.06.2022 për “Frekuentimin e procesit mësimor, sipas llojit të veprimtarisë mësimore në auditor dhe ciklit të studimit”, në të cilin përcaktohet sasia e orëve që duhet të frekuentojë në seminare e leksione çdo student, në varësi të llojit të ciklit të studimit që ndjek.

Studimet e karakterit profesional përgjithësisht janë më të avantazhuar në raport me të tjerët në ndjekjen e leksioneve. Për studimet profesionale 2- vjeçare nevojitet së paku një pjesëmarrje në 50% të leksioneve, ndërsa për të kryer një Master Profesional duhet një pjesëmarrje në së paku 60% të orëve.

Pjesa tjetër, siç shikohet në udhëzimin e faksimiles përbri është 75% në të gjithë elementët e studimeve, leksione, seminare, laboratorë apo praktika profesionale/klinike. Edhe cikli i tretë i studimeve, duke qenë se kryesisht ata që ndjekin një program doktorature janë në marrëdhënie pune ka një prag të ulët pjesë marrjeje. Si në leksione dhe seminare kërkohet frekuentim në 50% të orëve. Ndërsa kur vjen puna te çështjet praktike siç janë laboratorët apo aktivitete profesionale/klinike përqindja e frekuentimit rritet.

“Programi i studimit të ciklit të tretë ‘doktoratë’ mund të përmbajë si pjesë të tij lëndë të formimit teorik deri në 30 kredite, të cilat realizohen në vitin e parë të programit. Në studimet e doktoratës ku angazhimi në kërkimin shkencor është me kohë të plotë ose të zgjatur, frekuentimi duhet të jetë jo më pak se 75%”, nënvizohet në udhëzimin e Ministrisë.

/e.d

Next Post
“Kush mendon se je”, ja çfarë ndikoi tek vendimi i Meghan Markle për tu larguar nga familja mbretërore

FOTO: Disa ditë pas zisë së Mbretëreshës, Meghan dhe Harry shfaqen duke u argëtuar në një koncert

Comments 1

  1. Drini hajdut i Monikës says:
    3 years ago

    Shumë mirë që po rikthehet ky rregull.
    Në të gjitha universitetet e botës, ky rregull është detyrim.
    Ja ka kërcyer në qafë, ligjit kjo “Salidemokraci” që është tek ne.
    Jemi në anarki të plotë.
    Kështu ka qënë në kohë të “hazret Enverit”, por në kohën e “judës Sali Berisha”, u shkatërrua shteti, ushtria, siguria, aresimi, shëndetësia, bujqësia, industria, minierat e çdo fushë tjetër e jetës, së këtijë populli.
    Është për të thënë shyqyr.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dosja Epstein/ Qeveria britanike bashkëpunon me policinë për hetimin e Lordit Mendelson

Dosja Epstein/ Qeveria britanike bashkëpunon me policinë për hetimin e Lordit Mendelson

February 3, 2026
Juristi Beci: Kryeministri s’mund të ankimojë çështje individuale në Kushtetuese, vetëm konflikte pushtetesh

Juristi Beci: Kryeministri s’mund të ankimojë çështje individuale në Kushtetuese, vetëm konflikte pushtetesh

February 3, 2026
“E ka gati draftin në sirtar”, Teliti akuza mazhorancës për “Territorialen”: Do shkohet me dy variante

“E ka gati draftin në sirtar”, Teliti akuza mazhorancës për “Territorialen”: Do shkohet me dy variante

February 3, 2026
Vakancat në Kushtetuese/ KED i çon Gjykatës së Lartë listën me tre kandidatët, përzgjidhet një prej tyre

“Nuk kam ndryshuar unë, por…”/ Ylli Manjani: Duhet reformë e re në drejtësi me gjykatë të paanshme, si dhe një Kushtetutë të re

February 3, 2026
Përplasje mes Rojes Bregdetare greke dhe gomones me emigrantë, 4 viktima e disa të zhdukur

Përplasje mes Rojes Bregdetare greke dhe gomones me emigrantë, 4 viktima e disa të zhdukur

February 3, 2026
Katër persona të armatosur i bënë atentat në banesën e tij, vritet djali i ish-diktatorit libian Gaddafi

Katër persona të armatosur i bënë atentat në banesën e tij, vritet djali i ish-diktatorit libian Gaddafi

February 3, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

February 3, 2026
Kompani shtetërore e sigurimit të detyrueshëm nga tërmeti dhe përmbytjet/ Nis diskutimi i projektligjit të ri

Kompani shtetërore e sigurimit të detyrueshëm nga tërmeti dhe përmbytjet/ Nis diskutimi i projektligjit të ri

February 3, 2026
Pushkë të gjata, granata e antiplumb ushtarak, gjendet një tjetër ‘arsenal’ armësh në Kosovë

Pushkë të gjata, granata e antiplumb ushtarak, gjendet një tjetër ‘arsenal’ armësh në Kosovë

February 3, 2026
“Kërkojnë rritje page 2-3 mijë euro”, Shoqata e Gjyqtarëve i përgjigjet Ramës: Tymnajë populiste për linçimin tonë

“Kërkojnë rritje page 2-3 mijë euro”, Shoqata e Gjyqtarëve i përgjigjet Ramës: Tymnajë populiste për linçimin tonë

February 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In