Një 32-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Vlorë ndërsa ka tentuar të korruptojë efektivin e Rrugores.
Mësohet se Gentian H. është prangosur në Radhimë pasi është ndaluar nga policia për mos-vendosjen e rripit të sigurimit.
Efektivët e Vlorës e kanë shoqëruar në ambientet e komisariatit të riun ndërkohë që mbi të rëndon akuza e korrupsionit. /b.d