• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Lek i vjetër apo Lek i ri? AMA thirrje medias që të artikulojnë saktë terminologjinë

by A R
18/05/2022 11:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Autoriteti i Medias Audiovizive (AMA) ka bërë thirrje mediave që të mos keqpërdorin termat që lidhen me vlerat monetare.

Përmes një njoftimi në faqen zyrtare, AMA shkruan se nuk duhen artikuluar më termat “Lek i ri” apo “Lek i vjetër”pasi kjo sjell paqartësi te qytetarët.

Njoftimi

Njoftim i AMA-s per respektimin e standardit në prezantimin e vlerave monetare Respektimi i standardit për vlerat monetare ndikon në informimin ekonomik e financiar të publikut

Një pjesë e përmbajtjeve audio/audiovizive që transmetohen nga OSHMA-të janë nga fusha ekonomike dhe financiare, në formën e informacionit, analizës, krahasimit dhe prezantimit të dukurive nga aktualiteti dhe prirjeve për të ardhmen.

Nga monitorimi që kryen Autoriteti i Mediave Audiovizive, AMA, evidentohet përcaktim i qartë në vlerat monetare, ku ato shprehen në monedhën kombëtare, Lek. Por ka dhe jo pak raste kur artikulohen vlera në “Lek i vjetër” ose “Lek i ri”, koncepte të tejkaluara, që lidhen me reformën monetare të vitit 1965, kur zyrtarisht Shqipëria realizoi një proces të zëvendësimit të kartmonedhave të vjetra me model të ri.

Kanë kaluar dekada nga ajo periudhë dhe ende ekziston përdorimi “Lek i vjetër” apo “Lek i ri”, si një keqpërdorim termash, që sjell dhe konfuzion dhe paqartësi për qytetarët. Media audio/audiovizive me ndikim në opinion publik duhet të luajë një rol të moderuar, duke aplikuar vetëm standardin e emërtimit të vlerave monetare.

Kjo vlen dhe për disa emisione argëtuese që aplikojnë lojra dhe lotari me akordim të çmimeve të ndryshme për fituesit, ku aplikimi i emërtimit në vlerë monetare me “Lek të vjetër” merr nuanca sugjestive për ndjekësit.

AMA nxit dhe inkurajon OSHMA-të për njehsimin e emërtimit, duke u bazuar tek standardi, si një qëndrim realist dhe profesional në informimin e analizimin e dukurive ekonomike e financiare, apo dhe në atmosferën e lojrave zbavitëse e kuiceve që shpallin fitues mes pjesëmarrësve.

/a.r

Next Post
“Koha kur bujqësia ndahej me parcela partie ka vdekur”/ Rama: 146 mln euro për zhvillimin e bujqësisë dhe zonave rurale

"Koha kur bujqësia ndahej me parcela partie ka vdekur"/ Rama: 146 mln euro për zhvillimin e bujqësisë dhe zonave rurale

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Morën peng dhe dhunuan një 28-vjeçar në Tiranë, tre të rinj në pranga

Përdhunoi punonjësen 21-vjeçare në Tiranë, arrestohet 48-vjeçar i huaj

March 16, 2026
Rishikimi i Statutit të PD, ja kush janë 10 anëtarët e grupit të punës (EMRAT)

Rishikimi i Statutit të PD, ja kush janë 10 anëtarët e grupit të punës (EMRAT)

March 16, 2026
Jemi të gjithë “politikanë”…

A jemi të mbrojtur nga lufta?

March 16, 2026
Berisha sulmon Gonzaton: Përpiqet të mjegullojë qëndrimin e PD për integrimin, sillet në Bruksel si ambasador i Ramës

Berisha sulmon Gonzaton: Përpiqet të mjegullojë qëndrimin e PD për integrimin, sillet në Bruksel si ambasador i Ramës

March 16, 2026
Mbrojtja e Veliajt depoziton në Gjykatën Kushtetuese kundërshtimet ndaj prapësimeve të prokurorisë

Mbrojtja e Veliajt depoziton në Gjykatën Kushtetuese kundërshtimet ndaj prapësimeve të prokurorisë

March 16, 2026
Protesta e PD, Berisha: Do jetë kryengritja më e madhe që ka njohur vendi!

Protesta e PD, Berisha: Do jetë kryengritja më e madhe që ka njohur vendi!

March 16, 2026
Vdekja tragjike e 20-vjeçares shqiptare në Itali, ndryshon dinamika e ngjarjes, Anxhela tentoi të futej në shtëpi nga dritarja

Vdekja tragjike e 20-vjeçares shqiptare në Itali, ndryshon dinamika e ngjarjes, Anxhela tentoi të futej në shtëpi nga dritarja

March 16, 2026
Lutje Mbesës Ani Ypi

Lutje Mbesës Ani Ypi

March 16, 2026
Bllokada në Kuvendin e Kosovës rrezikon fatin e marrëveshjeve ndërkombëtare 121-milionëshe

Bllokada në Kuvendin e Kosovës rrezikon fatin e marrëveshjeve ndërkombëtare 121-milionëshe

March 16, 2026
Rama mbërrin në Vlorë, takim me deputetë dhe përfaqësues të pushtetit vendor! Në fokus projekte për qytetin

Përfundon takimi i Ramës në Vlorë, zbardhen porositë e kryeministrit në prag të sezonit turistik

March 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In