• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, June 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Lek i vjetër apo i ri? Nga Vasili tak Ahmetaj, Pampuri e Spaho. Deputetët krijojnë kakofoni me dashje me vlerën e lekut për qytetarët sipas interesit politik

by Java News
27/11/2021 13:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“As i vjetër as i ri, jam thjeshtë lek”. Nën këtë slogan Banka e Shqipërisë ftoi të gjitha institucionet të bashkëpunojnë për të çrrënjosur leximin e gabuar të lekëve që është trashëguar prej më shumë se 50 vitesh.

Por si i përgjigjen kësaj thirrjeje ligjvënësit shqiptar?

Gjatë diskutimeve të dokumentit më të rëndësishëm të financave, atë të buxhetit të shtetit, zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj zgjedh të prezantoj ndryshimet pozitive të taksës progresive për pagat, me termin ‘lekë të vjetra’.

“Po e avancojmë logjikën e taksës progresive në favor të shtresave në nevojë, duke e zeruar deri në 400 mijë lekë të vjetra, dhe duke e zbutur nga 400 mijë lekë deri në 500 mijë lekë të vjetra”, tha në seancën plenare të 25 nëntorit zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj.

Të njëjtin gabim e përsërit deputetja e PS-së Ermonela Felaj.

“Paga minimale në këtë mandat do të rritet në 400 mijë lekë (40 mijë lekë), dhe zero do të jetë taksa për këtë vlerë prej vitit që vjen”, shprehet deputetja e PS Ermonela Felaj në Kuvendin e 15 nëntorit 2021.

Për të kundërshtuar politikën e rritjes së pagave në shëndetësi, deputetja e PD-së Orjola Pampuri flet me të vjetra zvogëluar impaktin e rritjes 6%.

“Rritja e pagës 6% është tepër e ulët mos e përmendni se është 3 mijë lekë të vjetra”, kështu u shpreh në Komisionin e Shëndetësisë deputetja e PD-së Orjola Pampuri në 9 nëntor 2021.

Rritjen e rimbursimit të barnave për pacientët me COVID-19, LSI e kërkon me lekë të reja.

“Propozimi im ka të bëjë pikërisht me mbështetjen financiare për barnat, materialet shëndetësore dhe shërbimet e tjera për pacientët me COVID, kjo mbështetje shkon në rendin e 2 miliardë lekëve të reja”, kështu u shpreh në  seancën plenare të 25 nëntorit 2021 deputeti i LSI Petrit Vasili.

Konfuzioni i gabuar i krijuar nga përdorimi i këtyre emërtimeve për të treguar vlerën e lekut, duket se është më i përdorshëm në bujqësi.

 “Prodhimi që kanë nisur më 10 qershor porsa i përket domates dhe kastravecit shitet 300 lekë të vjetra domatja dhe 400 lekë kastraveci”, tha në Kuvend deputeti i PD Dash Sula në 15 nëntor 2021.

“Ulja e TVSH-së 6% para dy vitesh dhe zerimi që po i bëjmë tani do të rrisë edhe çmimin në treg. Kur e ulëm në 6% e rriti nga 1300 lekë në 1500 lekë litrin e qumështin që shitet në treg”, tha deputeti i PD-së Edmond Spaho në Kuvend në 15 nëntor.

Flitet me lekë të reja kur diskutimi bëhet për lehtësirat fiskale tek biznesi, ku pre e terminologjisë jo të saktë bie ministrja për mbrojtjen e Sipërmarrjes Edona Bilali.

“Tashmë lehtësirat fiskale janë ekzistuese 98% të bizneseve në vend që paguajnë zero TVSH, për faturim deri në 10 milionë lekë të reja, dhe zero tatim fitim për faturim deri në 14 milionë lekë të reja”, pohon në Kuvendin e 15 nëntorit 2021, ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes Edona Bilali.

Politika duket se ecën në kah të kundërt me fushatën e nisur, herë për të zmadhuar apo zvogëluar vlerën e pagave dhe herë për të rritur apo ulur koston e  çmimeve, sipas interesave partiake.

Si pasojë e kakofonisë së krijuar, 54% e shqiptarëve lexojnë në mënyrë të gabuar vlerën e lekut, thotë Banka e Shqipërisë dhe janë të prirur më së shumti drejt termit “lekë të vjetra”./ Eliza Gjediku-shqiptarja.com

g.kosovari

Next Post
Trishtuese/ Vajza e nxjerr nga shtëpia, 70-vjeçarja në lot: Jam rrugëve në shi

Trishtuese/ Vajza e nxjerr nga shtëpia, 70-vjeçarja në lot: Jam rrugëve në shi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protestues të Vetëvendosjes zbarkojnë nga Kosova në Tiranë, i bashkohen protestës kundër Ramës (VIDEO)

Protestues të Vetëvendosjes zbarkojnë nga Kosova në Tiranë, i bashkohen protestës kundër Ramës (VIDEO)

June 20, 2026
Protestuesi: Berisha është fajtori kryesor! Duhet të japin të gjithë dorëheqjen

Protestuesi: Berisha është fajtori kryesor! Duhet të japin të gjithë dorëheqjen

June 20, 2026
Raporti i “The Telegraph”: Botërori 2026 nën rrezik për manipulim ndeshjesh

Raporti i “The Telegraph”: Botërori 2026 nën rrezik për manipulim ndeshjesh

June 20, 2026
Njoftoi largimin nga grupi parlamentar i PS, Marjana Koçeku i bashkohet protestës në Tiranës

Njoftoi largimin nga grupi parlamentar i PS, Marjana Koçeku i bashkohet protestës në Tiranës

June 20, 2026
SHBA reagon sërish: Irani nuk e kontrollon Ngushticën e Hormuzit

SHBA reagon sërish: Irani nuk e kontrollon Ngushticën e Hormuzit

June 20, 2026
Protestuesi afat Ramës deri nesër për dorëheqje!

Protestuesi afat Ramës deri nesër për dorëheqje!

June 20, 2026
Ekspertët zbulojnë skandalin me topin e ri në Botëror!

Ekspertët zbulojnë skandalin me topin e ri në Botëror!

June 20, 2026
Deputetja e PS: Diaspora i besoi projektit të integrimit europian, morëm 122 mijë vota!

Deputetja e PS: Diaspora i besoi projektit të integrimit europian, morëm 122 mijë vota!

June 20, 2026
Balla ironizon protestën për Zvërnecin: Bufat kanë filluar ta ndjejnë veten si flamingo

“Kush i merr shqiptarët për budallenj do marrë faturën në zgjedhje”, Balla tregon si opozita po manipulon fotot me AI

June 20, 2026
Pamjet me dron/ Ja pjesëmarrja në protestën e sotme para Kryeministrisë

Pamjet me dron/ Ja pjesëmarrja në protestën e sotme para Kryeministrisë

June 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In