• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Lejuan ndërtimet pa leje, prokuroria çon në gjyq policin dhe tre zyrtarët e IMT-së

by A R
12/12/2025 10:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prokuroria e Shkodrës përfundoi hetimet dhe dërgoi në gjyq një punonjës të policisë të shtetit, kryeinspektorin e Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IMT) dhe dy inspektorët për veprën penale ‘Shpërdorim detyre’ dhe ‘Moskallëzim krimi’.

Hetimet për këtë ngjarje kanë nisur gjatë këtij viti bazuar edhe në materialin e referuar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore. Rezultoi se më datë 09 Prill 2025, në rrugë operative u dërguan të dhëna konkrete, se në disa raste, shtetas të ndryshëm në fshatin Pistull dhe Paçram të Njësisë Administrative Hajmel, Bashkia Vau i Dejës, bëheshin ndërtime pa leje dhe se këto shtetas favorizoheshin nga punonjësi i policisë në Komisariatin e Policisë Vau i Dejës dhe nga inspektorët e IMT-së.

Në përfundim të hetimeve, rezultuan të provuara elementët e veprës penale të dyshuar ku ata u morën të pandehur. Në gjyq u dërgua edhe një qytetar për veprime që pengojnë zbardhjen e së vërtetës.

Më konkretisht bëhet fjalë për:

• A.D., punonjës i policisë së shtetit, me detyrë ndihmës specialist i policimit në komunitet, pranë Komisariatit të Policisë Vau-Dejës; i akuzuar për kryerjen e veprës penale në rrethanat rënduese të “Moskallëzimi i krimit” sipas nenit 300 të Kodit Penal dhe për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorim i detyrës”, sipas nenit 248 i Kodit Penal, nën masën e sigurimit personal shtrënguese “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, sipas nenit 234 të K.Pr.Penale.

•M.L., me detyrë kryinspektor pranë IMT-sënë Bashkinë Vau-Dejës; i akuzuar për kryerjen e veprës penale në rrethanat rënduese të “Moskallëzimi i krimit” dhe “Shpërdorim i detyrës” parashikuar nga nenet 300-25 dhe 248 i Kodit Penal, nën masën sigurimit personal shtrënguese “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”;

• J.H., me detyrë inspektore pranë IMT-së në Bashkinë Vau-Dejës, e akuzuar për kryerjen e veprës penale në rrethanat rënduese të “Moskallëzimi i krimit” dhe ‘Shpërdorimi i detyrës’ parashikuar nga nenet 300-25 dhe 248 i Kodit Penal, nën masën sigurimit personal shtrënguese “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”;

•D.Ll., me detyrë inspektor pranë IMT-së në Bashkinë Vau-Dejës, i akuzuar për kryerjen e veprës penale në rrethanat rënduese të “Moskallëzimi i krimit” dhe ‘Shpërdorimi i detyrës’ parashikuar nga nenet 300-25 dhe 248 i Kodit Penal, nën masën sigurimit personal shtrënguese të “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”; dhe

•B.D.; i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” sipas parashikimeve të nenit 301 i Kodit Penal.

Next Post
Mashtronte qytetarët, kapet dhe me armë, në pranga 34-vjeçari në Tiranë

Mashtronte qytetarët, kapet dhe me armë, në pranga 34-vjeçari në Tiranë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama tregon projektin me Emiratet: Gjurmim i të gjitha sasive të naftës që hyjnë në vend

Rama tregon projektin me Emiratet: Gjurmim i të gjitha sasive të naftës që hyjnë në vend

March 18, 2026
“Gati pr.ligji për rezervën e hidrokarbureve”, Karakaçi: Do të mbahen nga agjencia shtetërore

“Gati pr.ligji për rezervën e hidrokarbureve”, Karakaçi: Do të mbahen nga agjencia shtetërore

March 18, 2026
Kush janë krerët islamikë që janë vrarë deri më tani nga lufta e Iranit me SHBA-në dhe Izraelin?

Kush janë krerët islamikë që janë vrarë deri më tani nga lufta e Iranit me SHBA-në dhe Izraelin?

March 18, 2026
Çmimet e naftës, Ibrahimaj: Nuk jemi në kushtet për të ngritur Bordin. Monitorim për abuzimet

Çmimet e naftës, Ibrahimaj: Nuk jemi në kushtet për të ngritur Bordin. Monitorim për abuzimet

March 18, 2026
Zelensky paralajmëron: Europa duhet të përgatitet për sulme me dron nga terroristët dhe kriminelët

Zelensky paralajmëron: Europa duhet të përgatitet për sulme me dron nga terroristët dhe kriminelët

March 18, 2026
Dosja shkon në gjykatë, SPAK sqaron të gjitha akuzat ndaj Arben Ahmetajt

Dosja shkon në gjykatë, SPAK sqaron të gjitha akuzat ndaj Arben Ahmetajt

March 18, 2026
UNICEF: Në dy javë 111 fëmijë të vrarë në Liban

UNICEF: Në dy javë 111 fëmijë të vrarë në Liban

March 18, 2026
LIVE! Rama me furnizuesit e naftës: Më mirë më pak fitim, sesa të keni bordin mbi kurriz

LIVE! Rama me furnizuesit e naftës: Më mirë më pak fitim, sesa të keni bordin mbi kurriz

March 18, 2026
Meta reagon nga qelia pas vendimit të GJKKO-së: Drejtësi me regji dhe gjykim me risi

Meta reagon nga qelia pas vendimit të GJKKO-së: Drejtësi me regji dhe gjykim me risi

March 18, 2026
“Mbyllja e Zërit të Amerikës, e paligjshme”. Gjykata: Janë tejkaluat kompetencat, të rikthehen në punë punonjësit

“Mbyllja e Zërit të Amerikës, e paligjshme”. Gjykata: Janë tejkaluat kompetencat, të rikthehen në punë punonjësit

March 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In