• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Lejet e ndërtimit të Bashës, Prokuroria: Skemë ryshfeti dhe lidhje klienteliste

by
24/09/2015 09:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pavarësisht akuzave që bën çdo ditë ndaj qeverisë, Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka në Prokurori dosje që mbajnë emrin e tij si të akuzuar. Nuk bëhet fjalë për dosjen e Rrugës së Kombit, dhe aferën e tij prej 230 milionë euro, por për kohën kur ai ishte Kryetar i Bashkisë së Tiranës dhe lejet e dhëna të ndërtimit.

Kjo pasi gjatë 4 viteve si kryebashkiak, me firmën e tij Basha ka dhënë leje ndërtimi të pafundme, duke shkuar deri tek hapësira e vetme e gjelbër në kreqytet, Liqenin Artificial. Pikërisht për lejet e ndërtimit, në Prokurori prej disa javësh kanë nisur hetimet të cilat janë fokusuar në 2 drejtime. Siç raporton gazeta “Sot”, përpos shkeljeve me lejet e ndërtimit, organi i Akuzës po heton edhe për arsyet që e kanë detyruar Bashën të shkelë ligjin.

Sipas burimeve, prokurorët dyshojnë për një skemë të zezë ryshfeti dhe klientelizmi. Sigurisht që Lulzim Basha nuk mund të shkelte ligjin dhe të rrezikonte veten, pa një arsye të fortë, tundim të fortë dhe ofertë të madhe. Ndaj, dhe grupi i prokurorëve po punon për zbardhjen e kësaj skeme ryshfeti. Personat e përfshirë në skemë janë të identifikueshëm, pasi kanë marrë leje ndërtimi të firmosura nga Basha ose kanë përfituar nga këto leje.

Ndër të tjera, mësohet nga grupi hetimor se, përveç dyshimeve se lejet janë dhënë në mënyrë klienteliste, ka dhe shumë probleme procedurale. Shkeljet kanë të bëjnë kryesisht me mungesën e përcaktimit të sipërfaqes së truallit ku është dhënë leja e ndërtimit, apo mungesa e planit vendor. Sipas prokurorëve, mjaft leje janë dhënë në konflikt interesi.

Next Post

Skandal në doganën e Durrësit, skanohen dhe ushqimet, rrezik nga rrezet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com