• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, December 10, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Lejet e ndërtimit, sportele të posaçme dhe procedurat

by Java News
06/03/2016 13:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Për të organizuar procesin e dhënies së lejeve të ndërtimit në njësitë e pushtetit vendor do të ngrihen zyra të posaçme të cilat do të japin informacion mbi dokumentet që duhen për marrjen e lejes si dhe afatet që do të respektohet. Deri në miratimin e planeve të reja rregulluese lejet e ndërtimit mund të jepen për banesa private deri në 250 m2 si dhe për shtesat në objektet ekzistuese.

Nga momenti i plotësimit të dosjes leja lëshohet Brenda 20 ditëve me firmën e kreut të bashkisë përkatëse. “Pranë çdo njësie bazë të qeverisjes vendore ngrihet sporteli i shërbimit me një ndalesë për veprimtaritë ndërtimore, i cili kujdeset për të gjitha marrëdhëniet ndërmjet palës së interesuar, autoritetit vendor të planifikimit dhe organeve të tjera të administratës publike që kanë detyrimin të japin mendimin e tyre në lidhje me punimet, objekt i kërkesës për leje ndërtimi apo deklaratës për punime paraprake”, saktësohet në VKM 408.

Sporteli i shërbimit përbën pikën e vetme të kontaktit të palës së interesuar me administratën publike në lidhje me kërkesën për leje ndërtimi dhe ndërhyrjen përkatëse në territor. “Autoriteti vendor i planifikimit është përgjegjës për bashkërendimin e punës me të gjitha institucionet shtetërore dhe operatorët e shërbimeve publike, që mbulojnë fushën përkatëse të veprimtarisë në territorin ku kryhet zhvillimi, për t’u siguruar se projekti, për të cilin kërkohet pajisja me leje, nuk ndërhyn apo dëmton zonat e mbrojtura, monumentet e kulturës, trashëgiminë kulturore apo rrjetet e infrastrukturës.

Për këtë qëllim, sporteli i shërbimit merr sipas rastit aktet e pëlqimit, sido që të jenë të emërtuar nga legjislacioni në fuqi, nga autoritetet që kanë përgjëgjësi për mbrojtjen e mjedisit, të trashëgimisë kulturore e historike, të shëndetit dhe të sigurisë publike”, thuhet në VKM.

Sporteli u ofron personave të interesuar të gjitha infomacionet e nevojshme për realizimin e ndërtimit, përpara dorëzimit dhe gjatë shqyrtimit të aplikimit, përfshirë “fragmente nga harta e gjendjes ekzistuese të pasurisë/ve; hartat e infrastrukturave inxhinierike ekzistuese në zonë, për identifikimin e pikave të lidhjes, përkatësisht për furnizimin me ujë, largimin e ujërave të zeza, rrjetin elektrik, rrjetin e komunikimit elektronik dhe pikat rrethuese të depozitimit të mbetjeve; hartat me hapësirat e gjelbra publike dhe fondin e drurëve rreth apo në parcelën/parcelat për zhvillim; informacione rreth kufizimeve apo kushtëzimeve të veçanta sektoria le në zonën objekt studimi, si ato të monumenteve të kulturës, mjedisit etj., sipas rastit; çdo informacion tjetër të nevojshëm për kryerjen e detyrës së projektimit”, saktësohet në VKM.

Pikërisht në këtë zyrë do të paraqiten deklaratat paraprake për punime, kërkesat për leje zhvillimi, kërkesat për leje ndërtimi, si dhe çdo akt pëlqimi, sido që të jetë i emërtuar, në fushën e veprimtarisë ndërtimore. Institucionet shtetërore dhe operatorët e shërbimeve publike kanë detyrimin që brenda 10 ditëve nga kërkesa t’i njoftojnë autoritetit përgjegjës, në rrugë elektronike, aktet e pëlqimit/ miratimit lidhur me zhvillimin e propozuar.

Në mungesë të përgjigjes brenda afatit 10-ditor, pëlqimi/miratimi konsiderohet i dhënë, sipas parimit të miratimit në heshtje, dhe autoriteti i planifikimit ka detyrimin të vijojë me shqyrtimin e kërkesës për leje.

Zonat për ndërtim do të regjistrohen në ZRPP

Procedura pas miratimit të planeve të detajuara vendore

Qeveria me anë të VKM 671 përcakton se zonat që me planet e detajuara vendore do të saktësojnë qartë pikat ku do të lejohet ndërtimi. Pas kësaj hapësirat do të regjistrohen në Hipotekë si dhe do të bëhen publike.

“Pas miratimit të planit të detajuar vendor (PDV), autoriteti përgjegjës informon dhe/ose regjistron në regjistrin e pasurive të paluajtshme, si bazë për kryerjen e transaksioneve me pronën:

  1. a) hartën e parcelave të reja që krijohen nga nënndarja dhe/ose bashkimi i parcelave ekzistuese;
  2. b) hartën e parcelave të reja që krijohen nga nënndarja dhe/ose bashkimi i parcelave ekzistuese dhe që janë objekt transaksioni vetëm pasi infrastruktura e pritshme e zonës/njësisë të jetë regjistruar në regjistrin e pasurive të paluajtshme në pronësi të autoritetit publik përkatës. Infrastruktura do të regjistrohet npronësi të autoritetit public, në përfundim të procesit të ndërtimit të saj, sipas përcaktimeve të planit të veprimeve të PDV-së”, thuhet në VKM

Lejet e ndërtimit për ndërtime brenda zonës për të cilën është hartuar PDV-ja, jepen nga kryetari I njësisë vendore mbi bazën e këtij plani, në përputhje me shkronjën “a”, të nenit 29 të ligjit dhe përcaktimeve të rregullores së zhvillimit në zbatim të ligjit.

Punime që kryhen me deklaratë paraprake punimesh

  1. i) Punime të jashtme, si:

-ndërhyrjet e mirëmbajtjes së zakonshme kur sjellin ndryshime të karakteristikave, formave dhe ngjyrave ekzistuese;

-punimet mirëmbajtëse për mbulesat vendosja e shtresave për rritjen e efiçencës energjetike të ndërtesave ekzistuese.

  1. ii) Punime të brendshme, si:

-përforcimi i strukturave mbajtëse të brendshme;

-hapja dhe mbyllja e dyerve të brendshme;

-krijimi, eliminimi ose ndryshimi i mureve ndarëse (jombajtëse) të brendshme, i mjediseve për shërbime higjienike;

-realizimi i impianteve të reja higjieno-sanitare dhe të ngrohjes/ftohjes;

-punimet për ndërtimin e rampave për përshtatjen e ndërtesave për personat me aftësi të kufizuara;

-struktura që instalohen për nevoja të çastit dhe të përkohshme, pa themele dhe që hiqen në çdo rast brenda një afati kohor maksimal 150

-ditor;

-vendosja e paneleve diellore, fotovoltaike, në shërbim të ndërtesave, jashtë zonave të trashëgimisë historike, kulturore apo zonave të

mbrojtura mjedisore, ku vendosja e tyre është e ndaluar;

-punime riparimi, zëvendësimi dhe mirëmbajtje e rrjeteve të infrastrukturës publike, që nuk prekin sistemin konstruktiv të tyre, nuk ndryshojnë

përdorimin dhe përmasat e infrastrukturës si dhe kushtet e zhvillimit në zonën përreth;

–       punime riparimi, mirëmbajtje dhe rehabilitimi të infrastrukturës së ujitjes, kullimit dhe mbrojtjes nga përmbytja;

-vendosja e tendave të diellit dhe pergolateve, në përputhje me ligjin që rregullon bashkëpronësinë në ndërtesat e banimit dhe rregulloren arkitektonike të qytetit;

– ndërhyrjet me qëllim ruajtjen apo rritjen e efiçencës energjetike dhe akustike në një strukturë ekzistuese, që nuk prekin sistemin konstruktiv të

ndërtesës (p.sh. ndërhyrj e në themele, mure mbajtëse, tra-kolonë etj.);

-serra të çmontueshme, pa themele të vazhduara, në shërbim të aktiviteteve bujqësore;

Punime për të cilat kërkohet pajisja me leje ndërtimi

  1. a) rezultojnë në krijimin e ndërtimeve e reja, përfshirë ato të përkohshme, me përjashtim të rasteve të parashikuara në këtë rregullore;
  2. b) rezultojnë në rikonstruksion, riparim dhe restaurim që çojnë në krijimin e një strukture tërësisht ose pjesërisht të ndryshme nga ajo e

mëparshme dhe që kanë si pasojë shtimin e njësive dhe/ose ndryshimin e vëllimit ndërtimor, sipërfaqes së ndërtimit, pamjes së jashtme të objektit, të përdorimit ose të sistemit konstruktiv;

  1. c) realizojnë mirëmbajtje të jashtëzakonshme sipas kësaj rregulloreje, të shoqëruar me ndryshime të sistemit konstruktiv të objektit;

ç) kanë si pasojë prishjen e objekteve, në rast se prishja nuk shoqërohet me ndërtim të ri. Nëse prishja shoqërohet me ndërtim të ri, leja për

prishje është pjesë e lejes së ndërtimit dhe shënohet në kushtet e dokumentit të lejes.

Shqiptarja.com

Next Post

Gjermania, e shqetësuar për Donald Trump

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Temperaturat deri në -4 gradë në juglindje, autoritetet bëjnë thirrje për kujdes në rrugë

Temperaturat deri në -4 gradë në juglindje, autoritetet bëjnë thirrje për kujdes në rrugë

December 10, 2025
Pa vendimin e gjykatës, Lacivitën do e shihte me dylbi Ai..

Gjykata inkuizicionit nuk ka se si të jetë e paanëshme

December 10, 2025
Denni Xhepa shkëlqen në Val Cenis, Shqipëria ngjitet mes më të mirëve të botës

Denni Xhepa shkëlqen në Val Cenis, Shqipëria ngjitet mes më të mirëve të botës

December 10, 2025
Tritoli te “Rruga e Durrësit”, dyshimet e para të policisë, flet pronari i lokalit: S’kam konflikte

Tritoli ndaj biznesit, detaje nga ngjarja në Shkodër: Çfarë deklaroi pronari

December 10, 2025
Kujdes rrjetet sociale! Turistët drejt SHBA duhet të kontrollojnë postimet e 5 viteve të fundit…

Kujdes rrjetet sociale! Turistët drejt SHBA duhet të kontrollojnë postimet e 5 viteve të fundit…

December 10, 2025
Punime për rikonstruksionin e godinës, Spitali i Traumës: Funksioni vijon normalisht pa asnjë pengesë

Punime për rikonstruksionin e godinës, Spitali i Traumës: Funksioni vijon normalisht pa asnjë pengesë

December 10, 2025
“Mezi pres të shoh kufomën time të parë”| 200 arrestime në gjithë Europën, si rekrutoheshin të miturit online për të kryer vrasje

“Mezi pres të shoh kufomën time të parë”| 200 arrestime në gjithë Europën, si rekrutoheshin të miturit online për të kryer vrasje

December 10, 2025
“236 milionë euro borxh shtetit”, eksperti: Ja skema që Bankers përdori për t’i ikur detyrimeve në Shqipëri

“236 milionë euro borxh shtetit”, eksperti: Ja skema që Bankers përdori për t’i ikur detyrimeve në Shqipëri

December 10, 2025
Ish-kreu i SHISH rrëfen sesi ra ‘viktimë’ e hackerave: Si m’i vodhën 1500 dollarë nga karta

Ish-kreu i SHISH rrëfen sesi ra ‘viktimë’ e hackerave: Si m’i vodhën 1500 dollarë nga karta

December 10, 2025
Operacioni i RENEA-s me urdhër të SPAK në Shkodër, zbardhen detaje të reja

FNSH ‘kreh’ banesat e fisit Rraja, disa të ndaluar. Akuzë për trafik droge ndaj djalit të ish-deputetit

December 10, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In