• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Lejen e kam nga Zoti”/ Pensionistët s’mbyllen në shtëpi, dalin në rrugë pa autorizim: Qoftet s’mi sjell Rama, s’kemi konfirmim

by Java News
30/03/2020 12:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Me ose pa leje për dalje, qytetarët kanë mbushur rrugët e qyteteve ditën e sotme për të dalë për të bërë pazaret apo për të kryer shërbimet e nevojshme. Në pamjet e raportuara nga News 24, një qytetar nga Lezha, shprehet se lejen e ka marrë nga Zoti.

Pjesë nga biseda

Keni marrë leje për të dalë sot?
Posi more s’kam marrë leje.

Ku e ke marrë lejen?
Tek Zoti.

Keni aplikuar për leje?
Po ore.

Po ku?
Di gjë unë se ku.

Një tjetër qytetar shprehet se nuk ka pasur asnjë interesim nga Bashkia edhe për ata të moshuar që jetojnë vetëm.

“Kam bërë aplikimin, në mënyrë absolute nuk më përgjigjet kush. Kam bërë dhe një mesazh, akoma nuk më kanë kthyer përgjigje. Kam dy ditë që e kam bërë këtë punë. Kam dalë sepse kam shumë nevojat e mia personale. Nuk jam pensionist. Kam dalë të marr disa gjëra që më duhen. Më mbaron një raport mjekësor. Ilaçet nuk mi bie kush, se është ndërprerë rruga nga Itali. Këtu thonë nuk t’i rimbursojmë këto që merr në Itali. Një shtet tjetër mundohet për mua, shteti im nuk çan kokë fare. Bashkia e Lezhës nuk ka ardhur fare, mirë tek unë, por tek të tjerë që janë të vetmuar. Të lutem shumë Bashkia e Lezhës lëvizni nga vendi, mos flini gjumë. Jemi shumë të ngarkuar me problemet e hallet tona familjare”, thotë ai.

Për çfarë keni dalë?
Mora ilaçet dhe po iki.

Ke marrë autorizim?
S’kam marrë gjë. Nuk më kanë bërë zë. E dinë që kot nuk dal.

Ke aplikuar për autorizim?
Jo për Zotin s’di me apliku.

Je vetëm?
Jo s’kam kush të mi kryejë shërbimet.

Një tjetër qytetar në Berat ka vendosur të dalë nga shtëpia pa autorizim. Sipas tij, ai ka dërguar 3 mesazhe për leje të posaçme por nuk ka marrë asnjë përgjigje.

Edhe në Gjirokastër nuk është respektuar rregulli që pensionistët të mos dalin nga shtëpia. Shumë prej tyre thonë se do duhet të dalin për të marrë ushqime pasi nuk ua sjell njeri në shtëpi.

Ndërkohë ka edhe nga ata qytetarë që sot nuk kanë mundur të marrin dot autorizimin duke aplikuar online tek e-Albania, ashtu sikundër edhe të tjerë që kanë mundur të marrin aprovimin e lejes për të dalë nga shtëpia.

Një pensionist që kishte dalë jashtë shprehet: Do marrim ndonjë gjë për të ngrënë. Unë nuk kam pasur që në moshën 5 vjeç, nuk më zë gripi mua.  Kemi nevojë të dalim se do të hamë, nuk na sjell qofte njeri.

Ndërkohë një grua e cila nuk është pensioniste, thotë se ka aplikuar për leje për t’u kujdesur për bagëtitë, por nuk ia kanë aprovuar.

 “Kam aplikuar dhe nuk më kanë dhënë, kemi disa bagëti, i thash të paktën në mëngjes, të ndihmoj burrin dhe nuk më lanë. Unë jam e detyruar të dal, si të bëj, ta lë prodhimin të iki dëm, t’i lë pa mjelë bagëtitë. Nuk jam në moshën e pensionit, atë punë që e kemi ngritur vetë ta lëmë, nuk i biem në qafë njeriu nuk kërkojmë punë”, shprehet zonja.

g.kosovari

Next Post
Kirurgia e njohur: Na ka ndryshuar jeta! Të sëmurët me kancer imunitet të ulët përballë Covid 19

Kirurgia e njohur: Na ka ndryshuar jeta! Të sëmurët me kancer imunitet të ulët përballë Covid 19

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

I preferuari i Khameneit, kush është Mojtaba, Udhëheqësi i ri Suprem i Iranit?

Goditen ambasadat e SHBA në Dubai e Katar, mbi 1 mijë viktima në Iran, Izraeli: Do vrasim pasuesin e Khamenei

March 4, 2026
Tabaku: Paralajmërimi për rritjen e çmimit të karburanteve është spekulim tregtar, jo pasojë e tregjeve ndërkombëtare

Tabaku: Paralajmërimi për rritjen e çmimit të karburanteve është spekulim tregtar, jo pasojë e tregjeve ndërkombëtare

March 4, 2026
Bllokohen në Rinas gati 1 mijë pajisje elektronike

Bllokohen në Rinas gati 1 mijë pajisje elektronike

March 4, 2026
“Fituesi i parë i luftës me Iranin”/ The Economist: Si po imponon Netanyahu logjikën izraelite të luftës në Perëndim

“Fituesi i parë i luftës me Iranin”/ The Economist: Si po imponon Netanyahu logjikën izraelite të luftës në Perëndim

March 4, 2026
Pse Shqipëria është vendi më i dallluar i Europës kundër Iranit

Pse Shqipëria është vendi më i dallluar i Europës kundër Iranit

March 4, 2026
A është nul çështja penale e “Sterilizimit”?

A është nul çështja penale e “Sterilizimit”?

March 4, 2026
“Trump nuk e di çfarë do”, Ish-drejtori i CIA-s: Nuk ndryshohet një regjim me bomba. Rreziku i kësaj lufte…

“Trump nuk e di çfarë do”, Ish-drejtori i CIA-s: Nuk ndryshohet një regjim me bomba. Rreziku i kësaj lufte…

March 4, 2026
I preferuari i Khameneit, kush është Mojtaba, Udhëheqësi i ri Suprem i Iranit?

I preferuari i Khameneit, kush është Mojtaba, Udhëheqësi i ri Suprem i Iranit?

March 4, 2026
Trump i jep dritën jeshile Izraelit për të sulmuar Iranin nëse nuk ka marrëveshje bërthamore

“E dimë ku do të takohen Khamenei dhe këshilltarët e tij”, telefonata e fundit Trump-Netanyahu që dha dritën jeshile për sulmin ndaj Iranit

March 4, 2026
“Vallja” abuzive me Toyotën Yaris

“Gjyqi ndaj Beqajt, provë sesa i keq është ligji procedural”, Manjani: Kur gjykata bëhet edhe prokuror, drejtësia humb paanësinë

March 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In