• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, December 24, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Leja e re e qarkullimit/ “Nuk ka nevojë as për patentë ndërkombëtare, Gonxhe jep detajet

by
06/06/2022 19:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit të Transportit Rrugor, Blendi Gonxhe, në një lidhje me “Radari Informativ” në Abc të gazetares Juli Xhokaxhi, ka folur për lejen e re të qarkullimit.

Gonxhe tha se dokumenti i ri i jep mjaft dinjitet qytetarëve shqiptarë, pasi në të përfshihen 3 dokumente në një.

Kreu i DPTRR-së, theksoi se ky dokument gjithashtu ul në 40% kostot për qytetarët shqiptarë dhe merret vetëm një herë.

Ai theksoi se drejtuesit e mjeteve që kanë lejen e vjetër të qarkullimit nuk janë të detyruar të marrin të renë, vetëm në rast se ata kanë dëshirë.

Gjithashtu në lejen e re të qarkullimit është e përfshirë edhe leja ndërkombëtare.

Pjesë nga diskutimi:

Leja e re e qarkullimit, ka patur probleme?

Gonxhe: Jo nuk kemi patur probleme, mundi për të qenë gatoi për sot ka qenë i duhuri. Nuk patëm asnjë problem me qytetarët. U mësuam që të bashkonim disa dokumente në një, duke lehtësuar ndjeshëm qytetarët dhe duke ulur kostot ndjeshëm.

Cilat janë dokumentet që bëhen në një?

Gonxhe: Ajo e njohur si certifikata e pronësisë së mjetit, leja e vjetër e mjetit, dhe leja ndërkombëtare e qarkullimit. Janë tre dokumente që njehsohen, që vijnë në ndërthurje dhe me disa sisteme, në mënyrë që të kemi një dokument që të ofrojë vetëm me një faqe print dhe jo me dy. Dokumenti i ri merr vetëm një minutë kohë në prodhim. Por ky dokument i ri rrite ndjeshëm dinjitetin, si dhe ofron garanci, por njihet dhe nga ndërkombëtarët. Ne po mundohemi të ulim tarafiva dhe kosto. Aktualisht është 40% kursimi për qytetarët, janë 150 mijë përfitues në vit. Po t’i shumëzojmë na japin 1.75 milionë euro për një vit.

Ka barcod, ka chip, si veprohet?

Gonxhe: Këtu nuk jemi në nivelin e chipi-it, kjo është një letër speciale për të rritur rezistencën. Është rezistente ndaj lagështirës, vajrave, është rezistente ndaj një zhubrosjeje. Është shumë i lexueshëm. Vendosja e të dhënave është bazuar në kodet e vendeve Europiane. Ka dhe një barcod që e bën të vështirë për falsifikim, ka dhe elementë të padukshëm, që janë dhe sekretë, që bëjnë që ne të kemi siguri totale për mos falsifikimin e këtij dokumenti. Është i paskadueshëm në kohë. Ne kemi bërë që qytetarët të vijnë sa më rrallë, vetëm kur ata ndërrojnë pronësi ose e humbin atë. Askush nuk është i detyruar ta ndërrojë.

Nëse një qytetar ka lejen e vjetër, por dëshiron të marrë lejen e ren, mund të vijë ta bëjë, nëse nuk do, rri deri në sakdimin e lejes së vjetër?

Gonxhe: Ideja është që as leja e vjetër nuk do vuloset më. Nuk është një taksë e re, nuk është një detyrim i ri, është vetëm për ata që e duan nga sot e tutje. Ky dokument na barazon me vendet Europiane.

Kur flasim që është leja ndërkombëtare brenda kësaj lejeje, është e vlefshme për çdo vend të botës?

Gonxhe: Kjo është e vlefshme, dhe asnjë shtet nuk do e krahasonte atë dokument që kishim, me këtë dokument që pa përsosje të elementëve të sigurisë. Pra absolutisht që mund të ketë ndonjë polic jashtë që nuk pranon shlyerjen e afatit tonë, por ne jemi këtu dhe do sqarojmë çdo rast edhe me shtete e tjera. Është një dokument që zëvendëson lejen ndërkombëtare të qarkullimit. Nëse do të ndodhë ndonjë problem me ndonjë polic, ne jemi këtu për ta sqaruar.

Si bëhet aplikimi?

Gonxhe: Nuk kemi ndryshuar asgjë nga zakoni që kishim. Kurdo qoftë që ju do keni nevojë të bleni një makinë të re, apo ju ka humbur dokumenti, në çdo rast si kjo që përmenda, do merrni dokumentin e ri me më pak para. Aplikimi është në sportel direkt, nuk është një dokument që merret me anë të postës.

/e.d

Next Post
FOTO/ Grabitja e bankës në Koplik: Polici pa vjedhjen e bankës, por nuk reagoi. Nisin hetimet

FOTO/ Grabitja e bankës në Koplik: Polici pa vjedhjen e bankës, por nuk reagoi. Nisin hetimet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mashtronin italianët me investime në ‘Forex’, Prokuroria e Tiranës dërgon në gjyq 7 persona

Mashtronin italianët me investime në ‘Forex’, Prokuroria e Tiranës dërgon në gjyq 7 persona

December 24, 2025
“Fëmijët shqiptarë përfundojnë në shtëpi bari”, alarmi që ngre avokati shqiptar në Angli

Zbulohet “shtëpia e barit” në Velipojë, dy të arrestuar, policia jep detaje

December 24, 2025
Trump, një video e rreme dhe 10 bashkëpunëtorë të mundshëm! Çfarë zbulojnë dokumentet e reja të Epstein

Trump, një video e rreme dhe 10 bashkëpunëtorë të mundshëm! Çfarë zbulojnë dokumentet e reja të Epstein

December 24, 2025
U dënua me 8 ndeshje pa tifozë, drejtuesit e Flamurtarit bojkotojnë ndeshjen në Shkodër

U dënua me 8 ndeshje pa tifozë, drejtuesit e Flamurtarit bojkotojnë ndeshjen në Shkodër

December 24, 2025
Vjen dërgesa e parë, Shqipëria pajiset me sistemet raketore Javelin

Vjen dërgesa e parë, Shqipëria pajiset me sistemet raketore Javelin

December 24, 2025
Policia i konfiskon 140 mln lekë 66-vjeçarit nga Fieri, dyshohet se janë produkt i trafikut të drogës (Detajet)

Marrëveshja me tatimet për Paqen Fiskale, nga janari 2026 kërkesa do dorëzohet në e-Tax

December 24, 2025
Papa kërkon 24 orë paqe në Ukrainë për Krishtlindje: I trishtuar që Rusia nuk e pranoi

Papa kërkon 24 orë paqe në Ukrainë për Krishtlindje: I trishtuar që Rusia nuk e pranoi

December 24, 2025
Lorenc Vangjeli: Ardhja e LaCivita-s në krye të fushatës së PD, e bën garën të drejtë 

Vangjeli: 2025, vit ndëshkimi, ende jo drejtësie, jemi larg

December 24, 2025
Rama ndan pamje nga kantieri i Muzeut Historik: Një thesar i rëndësishëm i turizmit kulturor

Rama ndan pamje nga kantieri i Muzeut Historik: Një thesar i rëndësishëm i turizmit kulturor

December 24, 2025
Dhuna ndaj Mëngjesit, reagon Dhoma e Avokatisë: Sulmi i inkurajuar nga denigrimi i figurës së avokatit

Avokati i Ergys Agasit, Haxhia: SPAK nuk ka prova, klienti im nuk është larguar

December 24, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com