Liga e Futbollit në Angli është duke hetuar Leicester City-n për disa parregullsi financiare në sezonin 2013-14.
The Guardian shkruan se ngjitja e Leicester City-t në Premier League më 2014, është nën hetim për shkak të disa operacioneve financiare të dyshimta.
Gazeta shkruan se nëpërmjet disa transaksioneve të dyshimta në lidhje me marrëveshje tregtare dhe sponsorisime, Leicester ka arritur të krijojë një bilanc pozitiv që ndoshta ka qenë fals dhe ka shërbyer vetëm për të evituar problemet me Fair Play Financiar.
Çështja është ende nën hetim dhe nuk do të ketë ndonjë ndikim te gara e Leicesterit për titullin kampion.
Por, në rast se klubi rezulton fajtor, atëherë do të jetë me fat nëse ia hedh me një gjobë të rëndë, sepse ekziston edhe mundësia që të përjashtohet nga aktivitetet evropiane.