• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Lehtësira për jahtet e anijet turistike gjatë sezonit, ja si mund të përfitoni

by Java News
24/06/2018 12:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka njoftuar marrjen e një sërë masave për lehtësimin e procedurave të ankorimit dhe lëvizjes së mjeteve lundruese, si jahtet dhe anijet turistike, në bregdetin shqiptar gjatë sezonit turistik veror.

Këto masa lehtësuese, që MIE thekson se i ka marrë me synimin për nxitjen e turizmit gjatë verës, janë sanksionuar përmes udhëzimeve të dala nga Drejtoria e Përgjithshme Detare më 22 maj e 21 qershor.

Të gjitha jahtet turistike, sipas këtyre udhëzimeve do të bëjnë njoftim në hyrje vetëm në portin e parë që prekin dhe në portin e fundit përpara se të largohen nga ujërat e Republikës së Shqipërisë. Lëvizja e tyre brenda porteve dhe ujërave territorialë të vendit tonë për një periudhë njëmujore do të mjaftohet vetëm me njoftimin e Kapitenerisë së Portit përkatës, me përjashtim të rasteve kur nga drejtuesit e mjeteve lundruese kërkohet të kryhen shërbime të ndryshme portuale.

Leja e nisjes për anijet turistike për transport pasagjerësh do të bëhet një herë në javë nga Kapiteneria e Portit përkatës dhe inspektorët e kalatave do të kryejnë kontrolle të vazhdueshme në këto mjete lundruese para nisjes dhe mbërritjes në port.

Ministria thekson se anijet për pasagjerë që ushtrojnë veprimtarinë e tyre në ujërat e brendshme duhet të pajisjen me dokumentacionin e nevojshëm për kryerjen e këtij aktiviteti brenda datës 1 korrik. Mosplotësimi i dokumentacionit do të sjellë bllokimin e aktivitetit të tyre.

Ndërsa mjetet lundruese për pasagjerë me flamur shqiptar, nën 42 m, që kryejnë udhëtime bregdetare brenda 25 miljeve detare, me pikënisje dhe pikëmbërritje një port të Republikës së Shqipërisë dhe që lundrojnë brenda ujërave territorialë do të trajtohen me ekuipazh si mjete lundrimi portuale.

Mjetet lundruese për pasagjerë nën 42 m, me flamur shqiptar, përfshirë anijet e drurit dhe ata nën 300 GT, duhet të kenë të instaluar në bord “Automatic Identification System” (AIS). AIS-i duhet të mbahet në punë gjatë kohës që mjeti lundrues prek portet apo lundron në ujërat territorialë dhe Zonat Ekonomike Ekskluzive të Republikës së Shqipërisë.

a.ç

Next Post
VIDEO/ Pasi dolën nga ‘ferri’ gjermanët u tallen me suedezët, stafet e dy skuadrave u kacafytën

VIDEO/ Pasi dolën nga 'ferri' gjermanët u tallen me suedezët, stafet e dy skuadrave u kacafytën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tjetër skandal me prodhimet shqiptare, Kroacia gropos 14,7 tonë me speca të kuq, u importuan nga fermerët fierakë!

Tjetër skandal me prodhimet shqiptare, Kroacia gropos 14,7 tonë me speca të kuq, u importuan nga fermerët fierakë!

September 10, 2026
Ishin kthyer në tmerrin e vjedhjes së makinave në Vlorë dhe Orikum, arrestohen 2 autorët e dyshuar!

Ishin kthyer në tmerrin e vjedhjes së makinave në Vlorë dhe Orikum, arrestohen 2 autorët e dyshuar!

September 10, 2026
Luftë me flakët në Dibër, Dajt, Vlorë e Librazhd, Ministria e Mbrojtjes: Situata drejt normalizimit, vetëm 5 vatra aktive! S’ka rrezik për banesat

Luftë me zjarret në tre qarqe, mbi 400 forca në terren! Ministria e Mbrojtjes: Sot 19 vatra, 10 mbeten ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

September 10, 2026
“Historia më e padëgjuar në BE”- Rama i ashpër me ‘prerjen e kokës’ së Veliajt: Eksperimenti më i rëndë social dhe i dështuar, me dëme kolosale te rindërtimi!

“Historia më e padëgjuar në BE”- Rama i ashpër me ‘prerjen e kokës’ së Veliajt: Eksperimenti më i rëndë social dhe i dështuar, me dëme kolosale te rindërtimi!

September 10, 2026
Mehmet Gega, modeli i qëndresës, unitetit dhe përgjegjësisë kombëtare

Mehmet Gega, modeli i qëndresës, unitetit dhe përgjegjësisë kombëtare

September 10, 2026
VIDEO/ Messi vazhdon të shkëlqejë në SHBA, takimi special me Levandovskin, në fund ndahen në ‘paqe’!

VIDEO/ Messi vazhdon të shkëlqejë në SHBA, takimi special me Levandovskin, në fund ndahen në ‘paqe’!

September 10, 2026
Guvernatori Sejko takohet me drejtorin e BERZH, në fokus kreditimi, bizneset e vogla dhe integrimi në BE!

Guvernatori Sejko takohet me drejtorin e BERZH, në fokus kreditimi, bizneset e vogla dhe integrimi në BE!

September 10, 2026
“S’është vetëm problem shqiptar!”- Rama prezanton 6 pikat e Programit Kombëtar të Strehimit: Banesa sociale edhe nga konfiskimet, mbështetje familjeve të reja

“S’është vetëm problem shqiptar!”- Rama prezanton 6 pikat e Programit Kombëtar të Strehimit: Banesa sociale edhe nga konfiskimet, mbështetje familjeve të reja

September 10, 2026
Bardhi takohet me VanHorn në Kryesinë e Kuvendit: SHBA aleat i çmuar dhe strategjik i Shqipërisë!

Bardhi takohet me VanHorn në Kryesinë e Kuvendit: SHBA aleat i çmuar dhe strategjik i Shqipërisë!

September 10, 2026
“Kemi frikë nga 11 shtatori”. Përkeqësimi i luftës në Gaza rrezik për sulme terroriste në SHBA

25 vjet pas ’11 shtatorit’: A fituan në fund terroristët?

September 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com