• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Lehtësia e padurueshme e vizatimit të hartës së re mes shqiptarëve dhe serbëve

by Veton Surroi
11/01/2019 10:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Veton Surroi

1.

Kur më pyesin, gjithnjë e më shpesh, njerëz të njohur e të panjohur, gazetarë e diplomatë, dashamirë a jo të Kosovës se ç’ka të re me negociatat mes Kosovës dhe Serbisë, përgjigjja që e jap, gjithnjë e më shpesh, është në formë të pyetjes: a është fjala për këto që po pritet të kryhen shpejt e shpejt deri në mars apo për negociata të vërteta për arritjen e paqes mes Kosovës dhe Serbisë?

Nëse është fjala për negociata të vërteta për arritjen e paqes mes Kosovës dhe Serbisë, atëherë nuk mund të jap ndonjë përgjigje, sepse ato nuk kanë filluar. Në Kosovë ende nuk ekziston konsensusi bazik politik për atë se si dhe çka do të negociohet me Serbinë. Në fakt, deri më tani pothuajse një vit u shpenzua vetëm për të diskutuar se kush (nuk) duhet të negociojë në emër të Kosovës.

Por kjo është vetëm një e treta e problemit. E treta e dytë e problemit është se Bashkimi Evropian në formën e Komisionit Evropian nuk e ka idenë se si do të duhej të dukej një marrëveshje paqeje mes dy shteteve. Nëse vlen përvoja e shtatë vjetëve të kaluar, atëherë as që duhet pritur ndonjë ide të avancuar, gjithsesi jo prej kësaj përbërjeje të Komisionit Evropian. Dhe e treta e tretë e problemit është Serbia, e cila as që mendon se duhet të arrihet një marrëveshje paqeje me Kosovën.

2.

Nëse është kështu, atëherë del se një përgjigje mund të jepet me siguri; meqë Kosova dhe Serbia nuk kanë zhvilluar proces serioz negociator dhe meqë “lehtësuesi” i këtij procesi joserioz negociator, Zyra e zonjës Mogherini, ka prodhuar rezultatet që ka prodhuar, atëherë rezultati i çfarëdo përpjekjeje të procesit “shpejt e shpejt” nuk do të jetë marrëveshje paqeje mes Kosovës dhe Serbisë, por diçka tjetër.

Tash fillon problemi me përcaktimin se çka mund të jetë, nëse bëhet, ajo marrëveshje. Nëse nuk do të jetë marrëveshje paqeje, çka do të jetë?

Përgjigjja për këtë pyetje në sferën e debatit publik zakonisht po jepet nëpërmjet motiveve të pjesëmarrësve, si për shembull nevojën e H.Thaçit që të mënjanojë hijen e akuzave të Gjykatës Speciale me dritën e vëmendjes së negociatave apo nevojën e zonjës Mogherini që të përfundojë mandatin me një sukses që do të mënjanojë përshtypjen tashmë të shpërndarë gjithandej për një proces të dështuar negociator të “normalizimit”.

Por kjo është përgjigje që mund të tregojë për motive, jo edhe për natyrën e marrëveshjes. E natyra e marrëveshjes, që nuk është e paqes, është lehtë e identifikueshme; bëhet pjesë e vazhdimit të konfliktit në formë të re e të dakorduar.

3.

Këtë e ka paralajmëruar pala që ka pasur sjelljen më serioze në procesin negociator, ajo serbe. Prijësit serbë kanë folur gjatë kësaj kohe për shumë gjëra – të shumtën me doza të theksuara populizmi – por nuk kanë pasur shkarje e zigzage në deklaratat e tyre për procesin negociator, rrjedhën e tij dhe projeksionin e caqeve. Dhe në dy ditët e fundit të vitit që lamë pas, ministri i Jashtëm, Daçiq, dhe presidenti i Serbisë, Vuçiq, dhanë në intervista të ndara pika të shkurtra kornizën e bisedimeve “shpejt e shpejt”, të cilat po zhvillohen në dy vjetët e fundit.

Shefi i diplomacisë serbe rrëfeu se tashmë është arritur dakordimi për “ndryshimin e vijës administrative” (emër zyrtar për kufirin mes Kosovës dhe Serbisë) dhe si rezultat i atij dakordimi Serbia tashmë konsideron se do të merret vetëm me statusin e komunave serbe të Kosovës në jug të lumit Ibër, për arsye të thjeshtë se ato në veri të lumit janë përfshirë në “ndryshimin e vijës administrative”. Komunat në jug të lumit janë, sipas ministrit, pjesë e pakos që po diskutohet, në të cilën janë përfshirë prona që pretendohet se është e Serbisë dhe statusi i Kishës ortodokse serbe.

Presidenti i Serbisë e formuloi me një fjali tërë konceptin negociator që po zhvillohet: “vendosjen e kufirit mes nesh dhe shqiptarëve”.

Dhe shefi i diplomacisë serbe konfirmoi ngritjen e shkallës së seriozitetit të kësaj përpjekjeje, duke lajmëruar se John Bolton, këshilltari i sigurisë kombëtare i SHBA-së, ka arritur marrëveshje me shefin e diplomacisë ruse, Lavrov, që marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë të transformohet në një rezolutë të re të Këshillit të Sigurimit të OKB-së me të cilën do të zëvendësohet ajo 1244.

Rrjedhimisht, në formatin e tanishëm negociator, nëse Kosova dhe Serbia arrijnë që kufiri i ri mes dy vendeve, pak a shumë, të jetë në lumin Ibër, Rusia do të jepte bekimin për një rezolutë të re të OKB-së.

4.

Ndoshta mund të ketë tri palë të lumtura me një marrëveshje “shpejt e shpejt”. Ndoshta H.Thaçi, pos përfitimeve për mirëqenien e tij personale, do të mundë të tregojë se veprimet e tij në kapje të shtetit, kriminalizimin e tij dhe dështim të plotë në procesin negociator të “normalizimit” në fakt qenë produkt i pranisë jo të natyrshme të serbëve matanë urës së Ibrit. Ndoshta presidenti i Serbisë mund të thotë se mbrojti Serbinë deri në Ibër dhe ndoshta Komisioni Evropian dhe përkrahësit amerikanë e rusë mund të thonë se çfarëdo marrëveshje mes palëve është më e mirë se asnjë marrëveshje.

Por kjo nuk është marrëveshje e paqes. Dhe është lehtë e lexueshme në fjalorin që përdorin palët. Që të tria flasin për dhimbje, si në “kompromis të dhimbshëm” dhe humbje, si në “nuk mund të humbasë vetëm njëra palë e tjetra të fitojë”.

Kjo është lehtësia e padurueshme e nonsensit. Marrëveshja e paqes nuk ka pse të jetë e dhimbshme e as të jetë humbje; dhimbja dhe humbja janë pjesë të luftës, të konfliktit. Dhe, ndoshta, në formë të pavetëdijshme, të tria palët kanë treguar se çfarë është thelbi i marrëveshjes që synojnë, një që vazhdon konfliktin, deri në marrëveshjen tjetër.

Lehtësia e padurueshme e nonsensit nuk është vetëm pretendimi që të vizatohet harta e re e ndarjes mes shqiptarëve dhe serbëve brenda tre muajve të ardhshëm. Lehtësia e padurueshme e nonsensit është se njëzet vjet pas luftës nevoja e një marrëveshjeje paqeje reduktohet në hartën e re të ndarjes mes shqiptarëve dhe serbëve.

a.c

Next Post
Zv.kryeministri Braçe nxjerr videon: Dhunë e tallava në universitete!

Zv.kryeministri Braçe nxjerr videon: Dhunë e tallava në universitete!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama takim me ministrat në ‘Vilën 30’, në fokus analiza dhe koordinimi i punës

Rama takim me ministrat në ‘Vilën 30’, në fokus analiza dhe koordinimi i punës

March 24, 2026
A do t’i rrëzojë Kushtetuesja zgjedhjet në Tiranë? Begaj: Do ta mbroj vendimin tim, konflikt për…

“Mirënjohës ndaj SHBA-ve dhe NATO-s”, Begaj: Ndërhyrja kundër regjimit të Millosheviç, i solli lirinë Kosovës dhe…

March 24, 2026
PD mes ristrukturimit dhe rrjeshtimit

Kur dhuna ushqen egon politike

March 24, 2026
Përndiqte dhe kanoste në rrjetet sociale 37-vjeçaren, arrestohet 28-vjeçari

I dënuar me 7 vite burg nga Italia, arrestohet 50-vjeçari në Tiranë

March 24, 2026
FOTO / Sulm i rëndë me raketa iraniane në Tel Aviv, civilë të plagosur dhe ndërtesa të rrafshuara

FOTO / Sulm i rëndë me raketa iraniane në Tel Aviv, civilë të plagosur dhe ndërtesa të rrafshuara

March 24, 2026
Doganat intensifikojnë kontrollet, zbulohen parregullsi në magazinat fiskale

Doganat intensifikojnë kontrollet, zbulohen parregullsi në magazinat fiskale

March 24, 2026
Lufta largon turistët nga Lindja e Mesme, Shqipëria bëhet destinacioni surprizë!

Lufta largon turistët nga Lindja e Mesme, Shqipëria bëhet destinacioni surprizë!

March 24, 2026
Përse Italia është në një udhëkryq pas referendumit për shtypin ndërkombëtar

Përse Italia është në një udhëkryq pas referendumit për shtypin ndërkombëtar

March 24, 2026
Rrëzimi i aeroplanit ushtarak në Kolumbi, të paktën 66 të vdekur! Në bord ndodheshin…

Rrëzimi i aeroplanit ushtarak në Kolumbi, të paktën 66 të vdekur! Në bord ndodheshin…

March 24, 2026

Epërsia e PS-së brenda vendit: 335 mijë sot, 50 mijë më 2021

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In