• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Legjendat urbane rreth sistemit zgjedhor shqiptar

by Ervis Iljazaj
12/06/2025 09:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ervis Iljazaj

Adriatik Lapaj i Nisma Shqipëria Bëhet përmend shpesh herë faktin se Partia Socialiste në Qarkun Vlorë kishte marrë 64 mijë vota dhe kishte fituar 9 deputetë, ndërsa Shqipëria Bëhet me 64 mijë vota në të gjithë Shqipërinë kishte marrë vetëm një mandat. Me këtë rast Lapaj kërkon të tregojë se sa i padrejtë është sistemi zgjedhor proporcional rajonal shqiptar dhe prandaj ata duhet ta vazhdojnë betejën për ta ndryshuar atë, ashtu sikurse e duan ata në proporcional kombëtar.

Ky ështrë një konstatim që s’ka asnjë vlerë politike sepse votat vlejnë për zonat elektorale, të cilat mund të jenë disa, si në rastin tonë, një e vetme si në proporcionalin kombëtar ose mund të jenë aq mandate sa ka një parlament i caktuar si në rastin e sistemeve zgjedhore mazhoritare.

Në fakt, ky nuk është rasti i vetëm kur partitë e reja apo të vogla tregojnë pakënaqësi ndaj proporcionalit rajonal dhe e konsiderojnë atë të padrejtë, me argumentin se jo të gjitha votat kthehen në mandate dhe si i tillë nuk është demokratik dhe nëpërmjet tij partitë e mëdha po mbajnë peng Shqipërinë. Nëse ka një padrejtësi sistemi zgjedhor shqiptar është fakti se pjesa më e madhe e deputetëve zgjidhen nga listat e mbyllura. Nëse në do të kishim këtë sistem që kemi me lista 100 % te hapura, atëherë do të ishte në rregull.

Në radhë të parë duhet thënë se nuk ekziston një sistem zgjedhor i keq apo një sistem zgjedhor i mirë. Çdo sistem zgjedhor ka avantazhet dhe disavantazhet sa i përket funksionit dhe qëllimeve të tij. Dy janë qëllimet kryesore të sistemeve zgjedhore. E para, të garantojë përfaqësimin politik, dhe e dyta, të garantojë qeverisje dhe institucione të qëndrueshme. Sistemet proporcionale garantojnë më mirë përfaqësimin, ndërsa ato mazhoritare qëndrueshmërinë pasi favorizojnë sistemet me dy parti dhe qeverisjen e një force të vetme. Që të dyja këto elementë janë njësoj të rëndësishme për sistemet demokratike. Sepse demokracia nuk është vetëm përfaqësim, por edhe qëndrueshmëri, si pasojë vendimarrje që do të thotë llogaridhënie.

Në radhë të dytë, asnjë sistem zgjedhor nuk i përkthen të gjitha votat në mandate. Ka sisteme që shkojnë më afër këtij konvertimi si proporcionalët, ka dhe të tjerë si sistemet mazhoritare që nuk e bëjnë këtë gjë.
I vetmi sistem që i kthen të gjitha votat në mandate është ai proporcional kombëtar, pa prag fare, i cili përdoret pak ose aspak në Europë. Për një arsye shumë të thjeshtë, sepse një sistem i tillë do të fragmentizonte në mënyrë të skajshme sistemin politik dhe do të sillte një paqëndrueshmëri qeverisëse dhe institucionale. Rasti i Kosovës që partitë e reja e marrin shpesh për shembull, është rasti tipik se si një sistem i tillë sjell ngërçe politike dhe institucionale. Argumenti se ky sistem është një sistem më demokratik se të tjerët sepse bën konvertimin e drejtë të votave në mandate gjithashtu nuk qëndron. Shtete si Franca, Britania e Madhe apo Shtetet e Bashkuara konsiderohen si shtete demokratike, madje nga më demokratiket, e gjithsesi aplikojnë një sistem mazhoritar që shumë vota nuk i përkthen në mandate. Siteme të cilat sigurisht penalizojnë partitë e vogla, por askush nuk thotë për to që nuk janë vende demokratike.

Në vitin 2016 kur Donald Trump fitoi mandatin e parë si President, Hilari Klinton, rivalja e tij në rang kombëtar kishte 3 milion vota më shumë se Trump. E megjithatë, Donald Trump arriti të zgjidhej President dhe askush nuk u skandalizua duke kritikuar sistemin zgjedhor amerikan, mazhoritar pluralist. Edhe Spanja po ashtu ka një sistem proporcional rajonal si i Shqipërisë, e megjithatë konsiderohet një vend demokratik.

Thonë që sistemi zgjedhor shqiptar favorizon partinë e parë, pra, Partinë Socialiste. Por le të imagjinojmë në një moment sikur në Shqipëri të kishim një sistem mazhoritar! Partia Sociliaste me këtë rezultat që pati në zgjedhjet e 11 majit mund të shkonte edhe më shumë se sa 83 mandate.

Të gjitha këto shembuj janë për të thënë se kritikat ndaj sistemeve zgjedhore, apo kërkimi ndaj tij, i shkaqeve të humbjes janë të pabazuara në teoritë e sistemeve zgjedhore dhe teoritë politike në përgjithësi. Sistemet në vende të ndryshme zgjidhen në bazë të historisë, kontekstit apo dhe nevojave të një vendi të caktuar.

Dhe më e rëndësishmja, në asnjë vend të botës një parti e re nuk ka kauzë kryesore sistemin zgjedhor, por çështje të caktuara të ekonomisë dhe shoqërisë. Është absurde të mendosh që një parti e re futet në një garë ashtu sikurse ndodh me ndonjë parti të re në Shqipëri, me kauzën e ndryshimit të sistemit zgjedhor dhe më pas e konsideron atë pengesë. Nëse krijon frymë, nëse qytetarët e preferojnë, nuk ka sistem zgjedhor në botë që të ndalon. Këtë e tregon pikërisht rezultati i partive të reja në Shqipëri, ku pavarësisht presionit të madh të forcave kryesore, pavarësisht burimeve të kufizuara, për herë të parë morën pjesë në zgjedhje dhe arritën që të përfaqësoheshin në parlamentin e ardhshëm.

Dhe ky është një sukses për këto parti dhe jo një dështim, nëse e mendojmë politikën me këmbë në tokë dhe realiste. Nëse pastaj fantazojmë dhe e idealizojmë kjo është çështje tjetër. Por politika, është ndoshta shkenca më pragamtiste që ekziston.

Next Post
Avokati: Ilir Metës i janë gjetur edhe 6 telefona nga SPAK, janë me shumë rëndësi për hetimin

"Këtu mbush bidonat për t'u larë", Meta zbulon nga qelia personazhin që kontakton vazhdimisht

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Të fshehura në prozhektorët e makinës, FRONTEX sekuestro 55 mijë euro cash në kufirin malazez, mes tyre edhe kartëmonedha shqiptare!

Të fshehura në prozhektorët e makinës, FRONTEX sekuestro 55 mijë euro cash në kufirin malazez, mes tyre edhe kartëmonedha shqiptare!

September 1, 2026
Tensionet në Lindjen e Mesme rrisin çmimin e naftës, Brent ngjitet në 93 dollarë për fuçi

Rikthimi i luftës në Lindjen e Mesme, ‘arratiset’ çmimi i naftës, kalon 94 dollarë për fuçi! Rritet dhe gazi, mbi 74 USD

September 1, 2026
Tanket izraelite rrafshojnë Gazën, evakuimi i pashmangshëm, ndihma bujare për ata që shpërngulen në jug

OBSH paralajmëron: Sezoni i ardhshëm i reshjeve në Gazë kërcënon shëndetin publik!

September 1, 2026
Emri/ Plagosje me armë zjarri në Vlorë, 19 vjeçari me urgjencë në spital. Mister shkaku

Përleshje mes dy vëllezërve në Korçë, njëri plagoset me sëpatë! Autori tenton arratisjen, por policia e arreston

September 1, 2026
“S’mund t’i përsërisim zgjedhjet vazhdimisht”- Kurti reagon për 6 deputetët e LDK që s’do votojnë Sejdiun si president: Veprim negativ!

“S’mund t’i përsërisim zgjedhjet vazhdimisht”- Kurti reagon për 6 deputetët e LDK që s’do votojnë Sejdiun si president: Veprim negativ!

September 1, 2026
Sulmi me dron rus në Lajpcig, edhe Greqia shpreh solidaritet me Gjermaninë! Mitsotakis: Kërcënimi do të dështojë!

Sulmi me dron rus në Lajpcig, edhe Greqia shpreh solidaritet me Gjermaninë! Mitsotakis: Kërcënimi do të dështojë!

September 1, 2026
Ish-ambasadori në SHBA: Projektligji për Serbinë në Kongres duhet marrë seriozisht!

Ish-ambasadori në SHBA: Projektligji për Serbinë në Kongres duhet marrë seriozisht!

September 1, 2026
“Përballë luftës hibride s’ka vend për hezitim”- Sulmi me dron në Lajpcig, reagon Rama: Jemi përkrah Gjermanisë! Akt agresioni rus kundër sigurisë së Evropës

“Përballë luftës hibride s’ka vend për hezitim”- Sulmi me dron në Lajpcig, reagon Rama: Jemi përkrah Gjermanisë! Akt agresioni rus kundër sigurisë së Evropës

September 1, 2026
Protestuesit largohen nga bulevardi, Rama lë Kryeministrinë nën masa të rrepta sigurie!

Protestuesit largohen nga bulevardi, Rama lë Kryeministrinë nën masa të rrepta sigurie!

September 1, 2026
Këngëtari Harry Style dhe aktorja Zoe Kravitz bëjnë planet e dasmës! Zbulohen detajet, në fillim ceremonia private dhe më pas…

Këngëtari Harry Style dhe aktorja Zoe Kravitz bëjnë planet e dasmës! Zbulohen detajet, në fillim ceremonia private dhe më pas…

September 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com