• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Legjenda iu fsheh edhe postierit!”/Artan Hoxha tregon lojën e Berishës: Në fund i caktuan “patronazhisten”…

by A R
26/10/2023 22:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Artan Hoxha ka shpjegur të gjithë procesin “e ethshëm” që populli shqiptar ndoqi për disa ditë, ku Sali Berishës nuk i dorëzonin dot letrat e gjykatës edhe pse ai shfaqej me orë të tërë drejtpërdrejt në media.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Hoxha renditi edhe avokatët që shteti i caktoi Berishës kryesisht, duke përfunduar te një person që ngjante me militante të Partisë Socialiste, pasi postonte shpesh statuset e kryeministrit Rama në rrjetet sociale dhe tani duhet të mbronte Berishën në gjykatë.

“Një personazh politik që është si legjendë, Sali Berisha, iu fsheh edhe postierit. Nuk mbaj mend një rast të tillë, që komunikimi i një mase sigurie, që është vetëm me detyrim paraqitje dhe bllokim pasaporte të zgjasë kaq shumë dhe të mos gjejë derman. I vetmi rast është i Dritan Dajtit sepse nuk gjendej avokat. Në këta rast është qesharake.

Ditën e shtunë, policia ka shkuar të dorëzojë vendimin e gjykatë, në banesën e Berishës. Oficerët kanë vajtur nga selia në banesë. Në ambjentet e selsië së PS, oficerët kanë komunikuar me drejtuesit atje dhe i është thënë drejtohuni te qytetari në banesë jo në seli. Kjo histori zgjati të martën, ku u vendos të bëhej seanca në gjykatë, që është thjesht formale gjithsesi, nuk merret ndonjë vendim aty. Ditën e hënë u bë komunikimi për Malltezin dhe Bektashin, ku mbeti vendimi në fuqi.

Avokatët e Berishës, që ishin me prokurë, kërkuan përjashtimin e gjyqtares nga seanca dhe pastaj kohë për t’u njohur me dosjen. Kur panë të nesërmen që gjyqtarja nuk pranonte të hiqte dorë nga çështja dhe gjykata rrëzoi kërkesën, vendosën të largohen nga seanca. Gjykata vendosi avokat kryesisht, që u caktohen zakonisht personave që nuk kanë mundësi, pra shtresat në nevojë, apo të huaj. Gjykata hapi librin aty dhe i pari në listë qëllon Artan Simoni. Zoti Simoni sa u bë gati të merrte fashikullin, u gjet që kishte mbajtur qëndrime publike, të kundërta me klientin që duhet të mbronte.

Në momentin që u konfirmua, u caktuan dy avokate të tjera, të cilat si fillim pranuan të marrin materialin, por më pas dhanë dorëheqjen. Atëherë, seanca vijoji me Valentina Todoresku, avokate tjetër. Rezultoi se kjo kishte patur qëndrime, kishte shpërndarë statuse të kryeministrit, dukej si patronazhiste. Që te mos humbej kohë më tej, ajo thjesht mori pjesë në seancë, nuk ka patur mundësi as të shohë letrat, thjesht ka qenë aty.

Avokatët e caktuar kryesisht, u caktohen qytetarëve që do të shkojnë në burg, ai avokati duhet thjesht që ky ka patur një avokat. Avokati kryesisht nuk të mbron se nuk paguhet për të të mbrojtur.

Në vendimin e sotëm, ajo që nuk dinim nga vendimi i të premtes, është fakti që Berisha të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaji, në orën 10:00 duhet të paraqitet para OPGJ-së, Adelajda Metaj”, tha Hoxha.

/a.r

Next Post
Fatbardh Kadilli: Berisha e ka dëmtuar PD-në në tre momente të rëndësishme

Fatbardh Kadilli: Berisha e ka dëmtuar PD-në në tre momente të rëndësishme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Kush e emëron drejtorin?”, Çuçi debat me Lamallarin për agjencinë e re: Absolutisht këto që thoni ju s’janë të vërteta

“Kush e emëron drejtorin?”, Çuçi debat me Lamallarin për agjencinë e re: Absolutisht këto që thoni ju s’janë të vërteta

February 25, 2026
Edhe në Portugali çahen rrugët, ironia e Ramës: Atje opozita është në gjumë

Edhe në Portugali çahen rrugët, ironia e Ramës: Atje opozita është në gjumë

February 25, 2026
Bill Gates pranon lidhjet jashtëmartesore, por mohon përfshirjen në krimet e Jeffrey Epstein: Ishte gabim i madh, më vjen keq

Bill Gates pranon lidhjet jashtëmartesore, por mohon përfshirjen në krimet e Jeffrey Epstein: Ishte gabim i madh, më vjen keq

February 25, 2026
Filmonte vajzat e ekipit në dhomat e zhveshjes, arrestohet zyrtari i klubit të njohur austriak

Filmonte vajzat e ekipit në dhomat e zhveshjes, arrestohet zyrtari i klubit të njohur austriak

February 25, 2026
Dita e Kujtesës për viktimat e Holokaustit, Begaj: Shqiptarët mbrojtën hebrenjtë me guxim dhe solidaritet

Dekretohet ligji për konfliktin e interesit, gjoba deri në 500 mijë lekë për zyrtarët, kufizime edhe për krerët e drejtësisë

February 25, 2026
Rreziku procedurial i “informimit” të SHBA në çështjen Veliaj

Rreziku procedurial i “informimit” të SHBA në çështjen Veliaj

February 25, 2026
Investimet në Banjat e Bënjës, Rama: E çon turizmin në një tjetër nivel

Investimet në Banjat e Bënjës, Rama: E çon turizmin në një tjetër nivel

February 25, 2026
Ndryshon sistemi i migrimit i Mbretërisë së Bashkuar, ambasada britanike njofton risitë

Ndryshon sistemi i migrimit i Mbretërisë së Bashkuar, ambasada britanike njofton risitë

February 25, 2026
Ministrja Kumbaro: Drejt krijimit të Agjencisë Kombëtare për Gjuhën Shqipe në Diasporë

Ministrja Kumbaro: Drejt krijimit të Agjencisë Kombëtare për Gjuhën Shqipe në Diasporë

February 25, 2026
Ishte caktuar si rrugë alternative, 2 kamionë paralizojnë përsëri trafikun në Lozhan-Moglicë-Gramsh

Ishte caktuar si rrugë alternative, 2 kamionë paralizojnë përsëri trafikun në Lozhan-Moglicë-Gramsh

February 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In