• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, July 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Legjenda e Barcelonës: Pse të mos përfitojmë nga pakënaqësia e Isco

by Java News
29/11/2018 13:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Isco mund t’i interesojë Barcelonës, nëse vazhdon të neglizhohet nga Real Madridi. I këtij mendimi është legjenda Blaugrana, Sergi Barjuan. Lojtari i përfaqësueses së Spanjës ka pasur probleme shëndetësore këtë sezon, teksa iu nënshtrua edhe një operacioni në shtator, pas problemeve me apendicitin.

Klubi nga “Santiago Bernabeu” ka dashur ta menaxhojnë me kujdes situatën e tij, por 26-vjeçari është lënë jashtë skuadrës së Santiago Solarit për ndeshjen e Ligës së Kampionëve me Romën, e luajtur të martën.

Isco nuk ka luajtur ende një ndeshje si titullar nën drejtimin e trajnerit të ri të Real Madridit, me gjashtë të tilla deri më sot, ndaj frustrimi i tij është i madh. Klubet e mëdha në të gjithë Europën do ta mirëprisnin në radhët e tyre një mesfushor kaq cilësor, që te “Los Blancos” nuk po trajtohet si duhet.

Sergi Barjuan beson se një interesim të tillë duhet ta ketë edhe Barcelona. Një njeri, që kaloi nëntë vite brenda skuadrës së parë të Barcelonës, gjatë ditëve të tij si futbollist, foli mbi situatën e Isco në “Radio Marca”: “Unë nuk e di se menaxhohet puna për formacionin titullar dhe zëvendësuesit atje, por është e vërtetë se trajnerët janë për të marrë vendime.

Solari mori një vendim për Isco, e la jashtë skuadrës kundër Romës. Nga pikëpamja e filozofisë së lojës, ai është një lojtar, që mund t’i interesojë Barcelonës, sepse luan me një prekje dhe mund të lidhet mjaft mirë me lojtarët e tjerë në “Camp Nou”. Ndoshta është shpejt për të folur. Në fund të fundit, sezoni është i gjatë dhe Real Madrid do të ketë edhe shumë ndeshje, ndaj do të ketë nevojë për të gjithë”.

Isco është pjesë e Real Madridit që nga viti 2013 dhe ka bërë mbi 250 paraqitje për klubin mbretëror spanjoll. Ai i ka ndihmuar të bardhët të fitojnë një titull në La Liga, katër kurora të Ligës së Kampionëve dhe tre triumfe në Botërorin për Klube.

Megjithatë, ka konkurrencë të ashpër për një vend titullari në rolin e tij te Real Madridi, kështu që duhet t’i nënshtrohet rotacionit. Mbetet të shihet nëse Isco do të pranojë një rol të tillë, apo do të futet në bisedime me ekipe nga Premier Ligë dhe Seria A, që kanë shfaqur interes për të në të kaluarën. Ndër to, Arsenali dhe Juventusi konsiderohen si klubet që po e ndjekin yllin e “Los Blancos”. (BW)

Next Post
Inter/I ati i sulmuesit fyen Spalletin: “Do marrësh fund po vazhdove kështu”

Inter/I ati i sulmuesit fyen Spalletin: “Do marrësh fund po vazhdove kështu”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Reforma Territoriale, deputeti i PS: Do ta çojmë përpara edhe nëse nuk arrihet konsensus me opozitën

Reforma Territoriale, deputeti i PS: Do ta çojmë përpara edhe nëse nuk arrihet konsensus me opozitën

July 22, 2026
A ka më fuqi protesta të prodhojë ‘stuhi’ lajmesh perëndimore?

A ka më fuqi protesta të prodhojë ‘stuhi’ lajmesh perëndimore?

July 22, 2026
Dhunohet efektivi i policisë në Shkodër, disa persona e godasin me grushte pas një konflikti

Dhunohet efektivi i policisë në Shkodër, disa persona e godasin me grushte pas një konflikti

July 22, 2026
Nafta në Shqipëri arrin në 206 lekë për litër, transporti kërkon ndërhyrje të Qeverisë për subvencionim

Nafta në Shqipëri arrin në 206 lekë për litër, transporti kërkon ndërhyrje të Qeverisë për subvencionim

July 22, 2026
Caktohet data e gjyqit për Nicolás Maduro në SHBA, përballet me akuzat për trafik droge më 1 qershor 2027

Caktohet data e gjyqit për Nicolás Maduro në SHBA, përballet me akuzat për trafik droge më 1 qershor 2027

July 22, 2026
“Transformimi nuk ndalet”, Rama: Ushtarakët më parë, të nënvlerësuar! Sot përkujdesje e veçantë për ta.

“Transformimi nuk ndalet”, Rama: Ushtarakët më parë, të nënvlerësuar! Sot përkujdesje e veçantë për ta.

July 22, 2026
Libri, The Albanian files, u gjykua para se të lexohej

Libri, The Albanian files, u gjykua para se të lexohej

July 22, 2026
“Vallja e hajdutëve” para Kryeministrisë, qytetarët ia marrin valles në protestë të maskuar si politikanë (VIDEO)

“Vallja e hajdutëve” para Kryeministrisë, qytetarët ia marrin valles në protestë të maskuar si politikanë (VIDEO)

July 22, 2026
“Krimi” i banorëve të Thethit se zgjodhën qytetarinë e jo urrejtjen!

“Krimi” i banorëve të Thethit se zgjodhën qytetarinë e jo urrejtjen!

July 22, 2026
Pushoi nga puna dy bashkëpunëtorë, gjobitet me 300 mijë euro eurodeputetja që protestoi në Shqipëri

Pushoi nga puna dy bashkëpunëtorë, gjobitet me 300 mijë euro eurodeputetja që protestoi në Shqipëri

July 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In